Skip to main content

Area of Cooperation: Democracy and fundamental rights

Presidentja von der Leyen në Ballkanin Perëndimor për të diskutuar mbështetjen e EU-së për trajtimin e krizës energjetike

Shantazhi energjetik i Rusisë dhe manipulimi i tregjeve nuk po e kursen as Ballkanin Perëndimor. EU-ja është e vendosur të mbështesë partnerët tanë për t’u përballur me çmimet e larta të energjisë dhe për të përmirësuar sigurinë e tyre energjetike në planin afatgjatë. Ky është konteksti i vizitës së Presidentes von der Leyen në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj jave. Fillimisht, Presidentja vizitoi Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku  zhvilloi takime me Presidentin Stavo Pendarovski dhe Kryeministrin Dimitar Kovačevski. Mëngjesin e së enjtes, Presidentja von der Leyen  udhëtoi drejt Prishtinës, në Kosovë, ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe Kryeministrin Albin Kurti. Pasdite, Presidentja udhëtoi drejt Tiranës, në Shqipëri, ku u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

 

Mëngjesin e së premtes, ajo do të udhëtojë drejt Sarajevës, në Bosnjë-Hercegovinë. Atje, ajo do të takohet me anëtarët e sapozgjedhur të Presidencës së vendit, si dhe me anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Parlamentare dhe me përfaqësuesit e përzgjedhur të shoqërisë. Pasdite, Presidentja von der Leyen do të udhëtojë drejt Beogradit, në Serbi, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vučić dhe Kryeministren Ana Brnabić. Ajo do të vizitojë edhe Interkonjeksionin e Gazit Serbi-Bullgari në fshatin Jelašnica, së bashku me Presidentin Vučić. Së fundi, të shtunën, Presidentja do të jetë në Podgoricë, në Mal të Zi, ku do të takohet me Presidentin Milo Đukanović dhe Kryeministrin Dritan Abazović. Ajo do të vizitojë projektin ‘‘Trans-Balkan Electricity Corridor: Grid Section ne Mal te Zi.

Menaxhimi i kufirit: EU-ja nënshkruan marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut

Më 26 tetor, European Union dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin operacional në menaxhimin kufitar me European Border and Coast Guard Agency (Frontex). Presidentja e European Commission, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes nga Commissioner for Home Affairs, Ylva Johansson, dhe Ambasadori i Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jaroslav Ludva, që përfaqëson Presidencën Çeke të Këshillit, në emër të EU-së, dhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në emër të Maqedonisë së Veriut.

 

Zëvendëspresidenti për Promovimin e Mënyrës Sonë Evropiane të Jetesës, Margaritis Schinas, u shpreh: “Bashkëpunimi i ngushtë i Maqedonisë së Veriut për migracionin është pjesë e rrugëtimit të saj në EU. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje status me Frontex është një dëshmi e fortë e këtij bashkëpunimi. Migracioni është diçka që ne mund ta menaxhojmë vetëm duke punuar së bashku.”

 

Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, deklaroi: “Jam shumë e kënaqur që sot nënshkruajmë këtë marrëveshje status, pasi do të forcojë bashkëpunimin tonë në lidhje me migracionin dhe menaxhimin kufitar. Frontex do të ketë mundësinë të angazhojë ekipet e trupave të përhershme për të punuar krah për krah me rojën kufitare të Maqedonisë së Veriut, duke parandaluar në këtë mënyrë krimin ndërkufitar, në veçanti kontrabandën dhe trafikimin e qenieve njerëzore, dhe duke garantuar sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe të European Union.”

 

Bashkëpunimi i forcuar operacional ndërmjet partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe Frontex do të kontribuojë për adresimin e migracionit të paligjshëm dhe do të forcojë më tej sigurinë e kufijve të jashtëm të EU-së. Frontex ka angazhuar tashmë rreth 300 oficerë në rajon, nëpërmjet operacioneve të përbashkëta në kufijtë e jashtëm të EU-së me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, në kuadër të marrëveshjeve aktuale status. Për të siguruar zbatimin e marrëveshjes status, do të bihet dakord për një Plan Operacional ndërmjet Frontex dhe autoriteteve kombëtare të Maqedonisë së Veriut. Ky plan do t’i lejojë Frontex që të asistojë Maqedoninë e Veriut për menaxhimin kufitar, të kryejë operacione të përbashkëta dhe të angazhojë personel si në kufirin me EU-në, ashtu edhe në kufijtë me partnerët fqinj të Ballkanit Perëndimor. Në këtë mënyrë do të adresohet rritja e migracionit të paligjshëm dhe krimi ndërkufitar.

Komunikim më i mirë i projekteve për artin, kulturën dhe hapësirat publike

Projekti i financuar nga BE-ja mbështetet nga një OJQ në Kosovë për të përditësuar kapacitetet e rrjeteve sociale.

Fondacioni 17 është një organizatë joqeveritare nga Kosova e themeluar nga aktivistet Nita Zeqiri dhe Ajete Kerqeli. Bashkëpunimi i tyre filloi si një bashkëpunim për të krijuar punime artiste vizuale dhe intelektuale që eksplorojnë perspektivën psikologjike dhe sociale nëpërmjet artit video-eksperimental. Ato kishin ide dhe motivim, por ndonëse këto dy elementë janë të rëndësishëm, nuk janë të mjaftueshëm: aktivistëve ju nevojitej mbështetje për sa i përket bashkëpunëtorëve, fondeve dhe – më e rëndësishmja – hapësirës së punës dhe shfaqjes. Ato ishin të vetëdijshme se pjesa më e madhe e artistëve përballen me këto probleme, kështu që vendosën të marrin një nismë që nuk do t’i ndihmonte vetëm ato, por edhe kulturën kosovare në përgjithësi.

Duke qenë se ishin fillestare në këtë fushë dhe ishte e vështirë të gjenin fonde nga donatorët, ato vendosën të merrnin me qira dhe mobilonin një hapësirë me fonde nga kursimet e tyre, dhe lançuan një hapësirë për projektin që është e hapur dhe për artistët dhe organizatat e tjera.

“Fondacioni 17 synon të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri duke fuqizuar komunitetet nëpërmjet aktivizmit kulturor.”

Liri Hashani iu bashkua Fondacionit 17 tre muaj pas lançimit të projektit Space 17, fillimisht si asistente për hapësirën e projektit dhe më pas u promovua si koordinatore e rrjeteve sociale dhe komunikimit. Ajo shpjegon se organizata u ndërtua mbi përvojën personale të themeluesve dhe nevojën për të rikthyer funksionin e hapësirave publike alternative. Për më tepër, ato besonin se arti dhe kultura janë mjete që mund të përdoren për të filluar një ndryshim social të rëndësishëm. Siç e përmbledh Liria, “Fondacioni 17 synon të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri duke fuqizuar komunitet nëpërmjet aktivizmit kulturor.”

Që prej lançimit në vitin 2018, organizata ka zbatuar një sërë projektesh duke bërë së bashku ide të reja nga persona me sfonde dhe profesione të ndryshme, duke bashkuar arti, prekur probleme sociale të ndryshme dhe duke u përpjekur të angazhojnë të rinjtë në mënyra të ndryshme.

Një nga programet është Metamorphosis, që synon të sjellë në diskutime artin dhe kulturën për të folur për rëndësinë e hapësirës publike. Duke rigjallëruar ndërtesat e braktisura qoftë edhe për një ditë të vetme, qëllimi është dokumentimi i kujtimit të përbashkët të një të shkuare që nuk diskutohet shpesh dhe për të trajtuar përdorimin e hapësirës publike për përfitimin e komunitetit. Deri tani, ato kanë ndërhyrë në katër hapësira të braktisura ku iu është dashur të drejtojnë ndërhyrje artistike, por edhe kanë prodhuar publikime që përfaqësojnë dhe analizojnë lidhjen mes ndërtesave, monumenteve dhe ndërgjegjësimit publik.

Një tjetër projekt është Galeria 17, ku ato kanë marrë me qira dhe rigjallëruar një servis të vjetër makinash duke e kthyer në një hapësirë të përhershme të hapësirës së artit nëpërmjet një fushate për financimin me mbështetjen e komunitetit të artistëve. Duke u përqendruar në problematikat sociale, artistët dhe kuratorët e Galeria 17, eksperimentuan me konceptet, idetë dhe hapësirën.

“Mbështetja e BE-së ka qenë shumë e dobishme, sepse më ka mundësuar të përmirësoj aftësitë e mia, por edhe më ka mundësuar të shoh një tjetër prespektivë të mënyrës se si duhet të koordinohen rrjetet sociale. “

Lidhur me projektin 

EU TACSO është një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian, që përmirëson kapacitetin dhe rolin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC-të). Projekti ndihmon OSHC-të që të bëhen pjesë aktive në proceset demokratike në rajon dhe stimulon një mjedis të favorshëm për shoqërinë civile dhe zhvillimin pluralist të medias.

Projekti po zhvillohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi. Projekti EU TACSO është pjesë e mekanizmit të BE-së për Lehtësimin e Shoqërisë Civile që ofron mbështetje për OSHC-të në ato vende që nuk janë ende pjesë e BE-së. OShC-të luajnë rol të rëndësishëm për BE-në, si aktorë kryesorë për mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të tyre.

Megjithatë, organizata ka pasur mbështetje dhe nga donatorë ndërkombëtare në zbatimin e programit të tyre dhe përditësimit të kapaciteteve të tyre të menaxhimit dhe administrimit. Një nga projektet që i mbështeti ata ishteAsistenca Teknike për Organizatat e Shoqërisë Civile nga BE (EU TACSO). Liri shpjegon se ata kishin zhvilluar veprimtari të rregullta komunikimi, megjithatë, po punojnë ende për të përmirësuar strategjinë e tyre të rrjeteve sociale dhe kjo ishte puna e saj e parë si koordinatore e rrjeteve sociale. EU TACSO mbështeti Lirinë me trajnimin që u ndoq nga këshillimi ballë-për-ballë. “Mbështetja e BE-së ka qenë shumë e dobishme, sepse më ka mundësuar të përmirësoj aftësitë e mia, por edhe më ka mundësuar të shoh një tjetër prespektivë të mënyrës se si duhet të koordinohen rrjetet sociale, “ shprehet Liria.

Në vizitën e tij në Bosnjë-Hercegovinë, Zëvendëspresidenti i European Commission Schinas, theksoi mbështetjen e plotë të EU-së për menaxhimin e migracionit

Zëvendëspresidenti i European Commission , Margaritis Schinas, vizitoi Bosnjë-Hercegovinën si pjesë të një vizite në katër vende të Ballkanit Perëndimor me qëllim angazhimin me partnerët në rajon, njohjen më të mirë të situatës në terren dhe eksplorimin e mundësive për adresimin e numrit në rritje të kalimeve të paligjshme në kufi përgjatë itinerarit të Ballkanit Perëndimor, në frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit.

 

Gjatë vizitës së tij në Bosnjë-Hercegovinë, Zëvendëspresidenti Schinas njoftoi projektin e ri, me vlerë 39.5 milionë euro, i përqendruar te mbështetja e Bosnjë-Hercegovinës lidhur me flukset e përziera të migracionit dhe menaxhimin kufitar. Si pjesë e turit në Bosnjë-Hercegovinë, ai vizitoi edhe një qendër pritjeje që strehon migrantët e paligjshëm në Ušivak, pranë Sarajevës. Krahas takimit me migrantët atje, Zëvendëspresidenti Schinas pati mundësinë të vëzhgonte kushtet e përmirësuara në qendër, falë mbështetjes së EU-së, duke përfshirë një dhomë rrobaqepësie në këtë qendër, e cila ishte pikënisja e një marke të re të suksesshme mode të drejtuar nga migrantët, ‘No Nation Fashion’.

Enlargement Package 2022: Komisioni European vlerëson reformat në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, dhe rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjë-Hercegovinën

Më 12 tetor 2022, European Commission miratoi Enlargement Package 2022, që ofron një vlerësim të detajuar të situatës dhe të progresit të shënuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia në rrugët e tyre përkatëse drejt European Union, me fokus të veçantë te zbatimi i reformave themelore, si dhe udhëzime të qarta për prioritetet e reformës në të ardhmen.

 

Çdo vit, Komisioni miraton “Enlargement Package”, e cila është një grup dokumentesh që shpjegojnë politikën e tij për zgjerim në EU. Baza e kësaj pakete është një Komunikatë për zgjerimin, e cila vlerëson zhvillimet gjatë vitit të fundit. Ajo shqyrton progresin e shënuar nga vendet kandidate dhe vendet kandidate potenciale, sfidat e hasura dhe reformat që duhen adresuar, dhe paraqet propozime për rrugën përpara. Krahas Komunikatës kryesore, paketa përfshin Raporte në të cilat shërbimet e Komisionit paraqesin vlerësimin e tyre vjetor të detajuar për situatën lidhur me progresin e reformës në secilin vend kandidat dhe vend kandidat potencial gjatë vitit të fundit. Këto vlerësime shoqërohen me rekomandime dhe udhëzime për prioritetet e reformës.

BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III

Më 13 shtator, Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan marrëveshjen e parë financiare vjetore, në kuadër të ‘Instrument for Pre-accession Assistance III’ (IPA III), me vlerë 63.96 milion euro. Pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të ‘Financial Framework Partnership Agreement’ ndërmjet BE-së dhe Kosovës, ky ishte një ndër hapat e fundit zyrtarë që do të sigurojnë disbursimin gradual të ndihmës financiare të BE-së për Kosovën, në kuadër të marrëveshjes kornizë të partneritetit IPA III për periudhën 2021-2027. Kuvendi i Kosovës gjithashtu duhet të ratifikojë marrëveshjen.

 

Nëpërmjet 14 programeve të njëpasnjëshme financiare vjetore nga viti 2007 deri në vitin 2020, në kuadër të IPA I dhe IPA II, BE-ja deri më tani ka siguruar ndihmë financiare prej 1.21 miliardë eurosh për Kosovën.

 

“63.96 milionë eurot e para nga IPA III do të përdoren për të nxitur konkurrencën në sektorin agro-ushqimor të Kosovës dhe për të ndihmuar përmbushjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE. Më pas, financimi do të orientohet drejt përmirësimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përparimit të barazisë gjinore, si dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve komunale dhe sigurisë publike në Kosovë,” tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

 

Financimi vjetor IPA III do të kombinohet me 16 milionë eurot shtesë nga qeveria e Kosovës dhe me financimin nga partnerët e tjerë me një shumë prej 3.8 milionë eurosh. BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi kryesor i ndihmës financiare.

Bashkimi Evropian i dhuron një minibus Kantonit Bosnjë-Podrinje Gorazhda

BE-ja ka vijuar mbështetjen e saj për operacionet e përditshme në terren të agjencive policore të Bosnjës dhe Hercegovinës. Si pjesë e kësaj mbështetje, ata i dhuruan një minibus me vlerë 79,900 BAM Ministrisë së Brendshme të Kantonit Bosnje-Podrinje Gorazhda. Minibusi do të rrisë kapacitetin për transportin e njerëzve dhe do të sigurojë gatishmëri më të madhe në terren të oficerëve të policisë – në kanton, dhe në qoftë se është e nevojshme, edhe në të gjithë BH-në.

 

Që në vitin 2018, Bashkimi Evropian ka vijuar të mbështesë Bosnjën dhe Hercegovinën për sistemet e menaxhimit të emigracionit dhe kufijve, në kontekstin e rritjes së numrit të refugjatëve dhe emigrantëve në vend, që nga fundi i vitit 2017. Deri më tani, Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 8 milion euro për mbështetjen e agjencive policore në BH nëpërmjet sigurimit të pajisjeve dhe rritjes së kapacitetit. Që nga viti 2017, Bashkimi Evropian ka caktuar më shumë se 100 milion euro për mbështetjen e sistemeve të menaxhimit të emigracionit dhe kufijve në BH.

 

Projekti “EU Support to Migration and Border Management in Bosnia and Herzegovina” financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet ‘Instrument for Pre-Accession Assistance’ dhe vihet në zbatim nga ‘International Organisation for Migration’, në partneritet me ‘Danish Refugee Council’, UNFPA-në, ‘United Nations High Commissioner for Refugees’ dhe Unicef-in.

Fjalimi për situatën e Unionit për vitin 2022 nga Presidentja Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbajë fjalimin e saj të tretë të ‘Situatës të Unionit’ para Parlamentit Evropian, më 14 shtator 2022. Si çdo vit, gjatë fjalimit do të rishikohen arritjet e deritanishme dhe do të shpaloset vizioni i saj për të ardhmen.  Fjalimi do të ndiqet nga një debat plenar.

 

Pas dy viteve të pandemisë dhe me luftën që vazhdon të zhvillohet në kontinentin evropian pas agresionit rus në Ukrainë, Presidentja e Komisionit Evropian do të bëjë njoftime të rëndësishme për t’i trajtuar këto sfida dhe do të shpalosë vizionin e saj për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh kontekstin e veçantë gjeopolitik, këtë vit, fjalimi i ‘Gjendjes së Bashkimit Evropian’ pritet të tërheqë vëmendje jashtë BE-së edhe më shumë se në të kaluarën.

 

SOTEU 2022 do të transmetohet Live edhe në Ebs, në platformat e mediave sociale të Komisionit: FacebookTwitterLinkedInYoutube dhe Telegram – si dhe në llogaritë personale të presidentes von der Leyen në TwitterInstagram dhe LinkedIn.

BE-ja nis fushatën për të inkurajuar pjesëmarrje më të lartë të votuesve në zgjedhjet e ardhshme të BH-së

Bashkimi Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë nisi një fushatë të titulluar “Everything starts with a choice”, e cila synon të inkurajojë dhe motivojë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike duke votuar në zgjedhjet e ardhshme në tetor.

 

Fushata u hap me aktivitete në rrugë, me sloganin “Choosing is Easy”, në qendrën BBI në Sarajevë, në parkun Petar Kočić në Banja Luka dhe në qendrën tregtare Mepas në Mostar. Në të tria qytetet, kalimtarët u ftuan të bëheshin pjesë e një shorteu çmimesh, duke u futur në një kabinë votimi dhe duke bërë një zgjedhje të thjeshtë, për shembull ndërmjet aksesorëve të modës, destinacioneve të udhëtimit në BH apo muzikantëve premtues. Duke theksuar sa e lehtë është të votosh për një çmim të vogël, nisma synoi të nxirrte në pah vlerën e të votuarit për diçka shumë më të çmueshme – për një përpjekje për të ardhmen e vendit.

 

Fushata gjithashtu do të paraqesë dëshmi për rëndësinë e të votuarit. Këto të fundit do të jepen nga qytetarë të shquar, si ylli i basketbollit Jusuf Nurkić, dhe do të shoqërohen nga nisma të tjera që janë projektuar për të rritur pjesëmarrjen e publikut dhe ndërgjegjësimin për vlerën e ushtrimit të të drejtave demokratike.

 

Fushata (campaign) do të vazhdojë deri në përfundimin e zgjedhjeve në tetor.

Bosnja dhe Hercegovina i bashkohet EU Civil Protection Mechanism

Më 6 shtator, Bosnja dhe Hercegovina u bë anëtare me të drejta të plota e EU Civil Protection Mechanism – kuadrit të solidaritetit evropian që ndihmon shtetet në rastet kur tronditen nga katastrofat. Komisioneri për Menaxhimin e Krizës, Janez Lenarčič, erdhi në Sarajevë si përfaqësues i Bashkimit Evropian për të firmosur marrëveshjen e anëtarësisë.

 

Si shtet pritës, Bosnja dhe Hercegovina kishte kohë që përfitonte nga EU Civil Protection Mechanism, por duke qenë një anëtare me të drejta të plota, tani do të jetë në gjendje të ofrojë edhe asistencë në mënyrë aktive, nëpërmjet Mekanizmit, kudo ku të jetë e nevojshme.

 

EU Civil Protection Mechanism synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet 27 shteteve anëtare të BE-së dhe shtatë shteteve pjesëmarrëse (Islanda, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Turqia dhe tashmë Bosnja dhe Hercegovina) për mbrojtjen civile, që të përmirësohet parandalimi, gatishmëria dhe reagimi ndaj katastrofave. Anëtarësia e Bosnjës dhe Hercegovinës te Mekanizmi do të rrisë kapacitetet e Evropës të gatishmërisë rajonale për emergjenca dhe shpëtim .