Skip to main content

Area of Cooperation: Democracy and fundamental rights

Presidentja von der Leyen në Shkup, Maqedoni e Veriut

Më 14 korrik, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin. Gjatë vizitës së saj, Presidentja von der Leyen së pari u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas këtij takimi, Presidentja u takua me Kryeministrin Dimitar Kovačevski.
 
Si ngjarje kryesore të vizitës së saj, Presidenja von der Leyen mbajti fjalën e saj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, në një seancë solemne ku morën pjesë Presidenti, Kryeministri, parlamentarët dhe zyrtarët e lartë.

Promovimi i të drejtave të njeriut në një mjedis tradicional

Një organizatë në Shqipëri po ndihmon promovimin e të drejtave të njeriut dhe vullnetarizmit rinor, me mbështetjen e një projekti të financuar nga BE-ja.

Bashkia e Dibrës ndodhet në një rajon malor, në brigjet e lumit të Drinit të Zi, në verilindje të Shqipërisë, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut. Dibra është prekur ndjeshëm nga emigracioni, veçanërisht ai i të rinjve, që thonë se nuk mund të gjejnë punë në Dibër. Sidoqoftë, një organizatë lokale joqeveritare, Local Action Group (LAG), ka vite që punon për ta bërë vendin më interesant për të rinjtë, duke u ofruar një mundësi për të dhënë kontributin e tyre për shoqërinë dhe për të qenë më aktivë.

Erblina është një 21-vjeçare nga Dibra, që aktualisht po studion për mjekësi në Tiranë. Ajo ka qenë pjesë e Local Action Group që në moshën 16 vjeç dhe akoma vazhdon të kontribuojë kur vjen në shtëpi për pushime. Ajo shpjegon se ka qenë aktiviste që në klasën e nëntë. ”Kam përfituar shumë nga vullnetarizmi: më ka ndihmuar të bëhem kjo që jam sot. Kur ofron ndihmë dhe sheh se kontributi yt jep rezultate, ndihesh shumë mirë,” thotë ajo.

“Vendosëm që duhej të bënim diçka për të mbushur zbrazëtinë, nëpërmjet mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.”

Rritja e kapacitetit për të nxitur veprimtarinë brenda zonës

Local Action Group u themelua në vitin 2016. Në atë kohë, Kimetja punonte si mësuese dhe njëkohësisht për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Ajo shpjegon se Dibra është një ndër rajonet më të varfra të Shqipërisë, ku, përveç varfërisë, ka edhe probleme me mentalitetin tradicional, që ndikon te të drejtat e njeriut. Ajo vuri re se nuk po bëheshin shumë përpjekje për ta trajtuar këtë problem. “Vendosëm që duhej të bënim diçka për të mbushur zbrazëtinë, nëpërmjet mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut,” thotë ajo.

Duke qenë se përfaqësonin një organizatë lokale në një zonë të thellë, Kimetja dhe miqtë e saj nuk kishin përvojën e duhur për të drejtuar një OJQ apo mundësi për të fituar aftësitë e nevojshme. Fatmirësisht, atyre iu dha një mundësi nga projekti ‘Technical Assistance to Civil Society Organisations’ (TACSO), i financuar nga BE-ja, misioni i të cilit është të rrisë kapacitetet dhe të fuqizojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor.

Me njohuritë e fituara nëpërmjet TACSO-s, LAG-u ka arritur të zbatojë dhe të japë kontributin e tij për komunitetin, nëpërmjet projekteve që përqendrohen te të drejtat e njeriut dhe tematika të tjera. Projekti i tyre i parë, që përqendrohej te parandalimi i dhunës në familje dhe që gjithashtu ishte financuar nga BE-ja, ishte një ndër më të rëndësishmit për Kimeten. Ajo shpjegon se, meqenëse Dibra është një rajon tepër tradicional, gratë ngurronin të flisnin hapur rreth rasteve të dhunës familjare dhe abuzimit nga burrat në familjet e tyre. “Gratë në zonat rurale e kanë shumë të vështirë të flasin hapur për dhunën apo të kërkojnë ndihmë. Fakti që përfaqësonim një organizatë lokale na ndihmoi shumë për këtë aspekt, pasi pranoheshim më lehtë në ambientet familjare, bënim vizita nga shtëpia në shtëpi, flisnim me shumë gra vulnerabël dhe i përkrahnim ato në mënyra të ndryshme.

“Projekti EU TACSO na është gjendur pranë që ditën e parë dhe ka qenë çelësi i suksesit tonë.”

Lidhur me projektin

‘Technical Assistance to Civil Society Organisations in the Western Balkans and Turkey’ (TACSO) është një projekt rajonal, i financuar nga BE-ja, që rrit kapacitetet dhe fuqizon rolin e organizatave të shoqërisë civile (OShC-ve). Projekti ndihmon OShC-të të marrin pjesë në mënyrë aktive në proceset demokratike në rajon dhe gjithashtu krijon një mjedis të sigurt për shoqërinë civile dhe zhvillimin e pluralizmit të medias.

Projekti po zhvillohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbi dhe Turqi. TACSO-ja është pjesë e ‘Civil Society Facility EU mechanism’, që ofron mbështetje për OShC-të në vendet që nuk janë bërë akoma pjesë e BE-së. OShC-të luajnë një rol të rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe shihen si pjesëmarrësit kryesorë që mbështesin procesin e aderimit të vendit të tyre.

 

Për Kimeten, suksesi më i madh i organizatës mund të jetë përfshirja e të rinjve në aktivitetet e tyre. Organizata ka aktualisht mbi 300 vullnetarë aktivë që japin kontribut rregullisht. “Dibra nuk ka organizata rinore apo përfaqësim të rinisë në nivel vendor. Duke i përfshirë në aktivitetet e organizatës sonë, u dhamë mundësinë të ndihmojnë të tjerët, por edhe të shprehen,” thotë Kimetja.

Sidoqoftë, Kimetja thekson se pa mbështetjen e TACSO-s, nuk do të ishte realizuar mbase asnjë prej këtyre projekteve. TACSO-ja e trajnoi ekipin e saj në mënyra të ndryshme, duke përfshirë këtu shkrimin e propozimeve të projekteve, menaxhimin financiar të projekteve, metodat më të mira për të përdorur vullnetarët, teknikat e komunikimit të mbulimit digjital dhe shumë aftësi të tjera. Ajo thotë:- “Projekti EU TACSO na është gjendur pranë që në ditën e parë dhe ka qenë çelësi i suksesit tonë.”

BE shpall thirrjen për propozime për të fuqizuar shoqërinë civile në Serbi

Delegacioni i BE-së në Serbi ka shpallur një thirrje të re për propozime për organizatat e shoqërisë civile. Thirrja për propozime e financuar nga BE-ja, ka vlerën prej 4.8 milion eurosh dhe synon të fuqizojë shoqërinë civile në Serbi për të marrë pjesë në mënyrë aktive në marrjen e vendimeve duke nxitur më tej një mjedis të përshtatshëm për shoqërinë civile, duke forcuar kështu procesin e integrimit të Serbisë në BE.

 

Konkretisht, kjo thirrje do të forcojë edhe më tej kapacitetin e përgjithshëm të shoqërisë civile nëpërmjet National Resource Centre të BE-së. Gjithashtu, do të rrisë kapacitetet e grupeve bazë e informale për advokimin dhe monitorimin e reformave dhe procesit të integrimit të Serbisë në BE nëpërmjet mbështetjes financiare fleksibël për zhvillimin e OSHC-ve dhe grupeve informale. Ajo do të përqendrohet në forcimin e shoqërisë civile të pa zhvilluar në sektorë të veçantë dhe në ndihmën e transformimit të grupeve informale në OSHC-ve të organizuara.

 

Emanuele Giaufret, Ambasador i BE-së në Serbi, u shpreh: “Demokracia është më e fortë kur shoqëria civile është e fortë dhe në gjendje të forcojë transparencën dhe përgjegjësinë e autoriteteve publike dhe promovon angazhim aktiv të qytetarëve brenda komuniteteve të tyre për procese gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Jam shumë krenar që BE-ja do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile serbe dhe të kontribuojë për ta bërë atë sa më efektive dhe të qëndrueshme. Një shoqëri civile e fuqizuar është një element shumë i rëndësishëm në një sistem demokratik dhe duhet të njihet e të trajtohet si e tillë nga të gjitha palët e interesit dhe institucionet shtetërore.

 

Pas një rritjeje të qëndrueshme në terma afatgjatë, kontributi vjetor i BE-së do të jetë 5.5 milion euro, kjo përbën kontributin total të BE-së për shoqërinë civile në Serbi të jetë 17 milion euro për një periudhë tre vjeçare. Kjo ndihmesë do të ofrohet përmes një kombinimi të mënyrave të financimit për t’ju përgjigjur nevojave specifike të OSHC-ve të ndryshme në aspektin e madhësisë, nivelit të kapacitetit dhe pranisë gjeografike.

 

Do të ketë kontakt të vazhdueshëm me organizata më të vogla, në veçanti përmes mbështetjes financiare për zhvillimin e OSHC-ve dhe palëve të treta dhe mekanizmave mbështetës fleksibël.

Të përforcojmë bashkëpunimin me shoqërinë civile

Qeveritë vendore në Shqipëri po rrisin kapacitetin e tyre për të menaxhuar bashkëpunimin me shoqërinë civile, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2016 tregoi se qeverisë vendore i mungonte kapaciteti i mjaftueshëm për të siguruar bashkëpunimin e duhur apo financimin e shoqërisë civile. Raporti vuri në dukje nevojën për ndryshimet e duhura strukturore administrative dhe ligjore, si dhe për kapacitete më të mëdha njerëzore për të siguruar një mjedis më të mirë për bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile dhe qeverisë vendore.

Stela Mardusha ka punuar prej tetë vitesh si specialiste në Departamentin e Integrimit Evropian, në Bashkinë e Shkodrës. Ajo përshkruan vështirësitë që kishte dikur bashkia për disbursimin e fondeve dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile. “Nuk kishim ndonjë metodologji specifike për bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile (CSO-të). Kjo na e bënte të vështirë të synonim projektet e CSO-ve, me prioritete dhe rezultate të përcaktuara qartë,” thotë Stela.

‘Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans’ (ReLOaD) është një nismë rajonale, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e vënë në zbatim nga UNDP-ja në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2017, ReLOaD-i në Shqipëri u bëri thirrje bashkive të aplikonin për t’u bërë pjesë e programit mbështetës, që synonte t’i ndihmonte të rritnin efikasitetin e kapacitetit administrativ dhe njerëzor për bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile. Bashkia e Shkodrës ishte një ndër 35 bashkitë që aplikuan dhe ndër 12 bashkitë që përfituan mbështetje.

“Ka një mal me punë për të bërë, por në fund, gjithçka ia vlen, sepse ofron një mundësi për të punuar nga afër me shoqërinë civile.”

Për Stelën, risia kryesore dhe më e rëndësishme e prezantuar nga programi ishte metodologjia LOD dhe manuali që u miratua nga Këshilli i Bashkisë, në fillim të bashkëpunimit me programin ReLOaD. “LOD” është akronimi për ‘Local Democracy’ dhe është një instrument në përputhje me rregullat e BE-së për financimin e veprimtarive të jashtme dhe garantimin e një procedure të hapur, mundësive të barabarta për të gjithë kandidatët, qartësisë dhe transparencës. Manuali fillon me caktimin e prioriteteve dhe përfshin bërjen e thirrjes, menaxhimin e projektit, vënien në zbatim dhe vëzhgimin e ecurisë. “Ka një mal me punë për të bërë, por në fund, gjithçka ia vlen, sepse ofron një mundësi për të punuar nga afër me shoqërinë civile,” thotë Stela.

Fuqizimi i burimeve njerëzore për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve

Rritja e kapacitetit të stafit të bashkive partnere dhe CSO-ve në zonën e ciklit të menaxhimit të projekteve ishte një ndër shtyllat themelore të programit ReLOaD. Krahas prezantimit të metodologjisë LOD, programi mbështeti edhe bashkitë partnere që të trajnonin stafin e tyre për zbatimin e metodologjisë. Trajnimi përfshiu njohuri teknike për hartimin e raporteve dhe buxheteve, si dhe zbatimin e monitorimin e projekteve, duke u bazuar te standardet e Bashkimit Evropian dhe aftësi të tjera të nevojshme. Stela thotë se ky trajnim, jo vetëm që e solli më pranë organizatave të shoqërisë civile, por edhe e ndihmoi të formonte praktika të mira pune.

Bashkitë e Shkodrës dhe Tiranës u përshtatën shumë shpejt, zbatuan me sukses metodologjinë LOD dhe tani luajnë rolin e mentorit për bashkitë e reja partnere.

“Pas një përvoje pesë-vjeçare, u bëj thirrje kolegëve të mi që të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga mundësia që ofron ReLOaD-i . Për administratën, është një mundësi e shkëlqyer të nxëni: është një kurs afatgjatë, përfituesit prej të cilit janë administratat lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë shoqëria.”

Lidhur me projektin

‘Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans’ (ReLOaD) është një nismë rajonale, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e vënë në zbatim nga UNDP-ja. Programi synon të konsolidojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur shoqërinë civile të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe duke ndërtuar një mjedis të sigurt ligjor dhe financiar për shoqërinë civile dhe pluralizmin e medias. Gjithashtu, punon për të përforcuar partneritetet ndërmjet qeverive vendore dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke përmirësuar një model të suksesshëm financimi të organizatës së shoqërisë civile, që është transparent, bazohet te projekti dhe buron nga buxhetet e qeverisë vendore drejt një përfshirjeje më të madhe të qytetarëve në vendimmarrje dhe në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve lokale.

Gjatë tre viteve të para, programi ReLOaD siguroi fonde edhe për organizatat lokale joqeveritare. Më shumë se 5,000 qytetarë shkodranë përfituan nga nismat që promovojnë gjithëpërfshirjen sociale, fuqizimin e grave, turizmin, kulturën dhe rininë. Kjo skemë grantesh u dha mundësinë edhe zyrtarëve të bashkisë të vinin në zbatim metodologjinë LOD dhe njohuritë e fituara gjatë trajnimit.

Stela thotë se ka mësuar shumë gjëra nga ky rrugëtim i suksesshëm dhe se është gati t’i ndajë ato me kolegët e saj në bashkitë e tjera partnere ReLOaD, që janë bërë pjesë e tij në vitin 2021. “Pas një përvoje pesë-vjeçare, u bëj thirrje kolegëve të mi që të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga mundësia që ofron ReLOaD-i.  Për administratën, është një mundësi e shkëlqyer të nxëni: është një kurs afatgjatë, përfituesit prej të cilit janë administratat lokale, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë shoqëria,” thotë Stela.

Konferenca në Beograd për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë

Më 27 dhe 28 qershor, Belgrade Centre for Security Policy (BCSP) organizoi konferencën me titull “Moving the Western Balkans towards European foreign and security policy”, të mbështetur nga projekti Technical Assistance to Civil Society Organisations i BE-së, TACSO 3. Eventi shënoi 25 vjetorin e punës së BCSP-së dhe ofroi mundësinë për të konsoliduar partneritetet afatgjata ndërmjet BCSP-së dhe forumeve të tjera të Ballkanit Perëndimor të specializuara në politikën e sigurisë në kuadër të Balkan Security Platform.

 

Konferenca mblodhi anëtarë të shoqërisë civile nga rajoni së bashku me ekspertë evropianë dhe botërorë për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Ajo u ndoq fizikisht nga 76 pjesëmarrës dhe në Zoom nga 17 të tjerë.

 

Pas eventit publik, anëtarët e Balkan Security Platform vazhduan me seancat dedikuar zhvillimit të planit të përbashkët të advokimit për angazhimin e audiencave të BE-së mbi çështjet e jashtme dhe të sigurisë lidhur me planin e përbashkët strategjik të Ballkanit Perëndimor dhe Balkan Security Platform për bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e sigurisë rajonale. U ngrit një International Advisory Committee, i përbërë nga 16 studiues të njohur në nivel ndërkombëtar, profesorë, përfaqësues të komunitetit të forumeve, ish-zyrtarë dhe ekspertë në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtje, siguri dhe shtetin e së drejtës.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit, BE-Mal i Zi

Mali i Zi dhe Bashkimi Evropian zhvilluan një takim në nivel ministror për Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit. Takimi u zhvillua në Podgoricë, Mal i Zi.

 

Kjo ishte hera e parë që takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit u mbajt në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Mbledhja theksoi angazhimin e qartë të Bashkimit Evropian për integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe për procesin e antarësimit të Malit të Zi.

 

Pjesëmarrësit diskutuan strategjinë e anëtarësimit – kryesisht duke u mbështetur te Commission’s Montenegro 2021 Report. Pjesëmarrësit mirëpritën përparimin e shënuar në negociatat e anëtarësimit deri më tani, me të 33 kapituj të negociatave të hapur dhe tre kapituj përkohësisht të mbyllur.

 

Gjithashtu, Këshilli i Stabilizim-Asociimit shqyrtoi marrëdhëniet dypalëshe në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe shkëmbeu pikëpamje mbi zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

 

BE-ja përgëzoi harmonizimin e plotë të Malit të Zi me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë masat kufizuese të BE-së pas agresionit të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, dhe e vlerësoi këtë si një sinjal të fortë të orientimit strategjik të vendit dhe angazhimit për arritjen e synimit të anëtarësimit në BE. Pjesëmarrësit mirëpritën edhe përpjekjet e bëra tashmë për të zbatuar sanksionet dhe inkurajuan që të vazhdojnë me hapat e nevojshëm për të zbatuar plotësisht masat kufizuese të miratuara.

 

Bashkimi Evropian u përfaqësua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Olivér Várhelyi. Mali i Zi u përfaqësua nga kryeministri Dritan Abazović. Takimi u kryesua nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell.

Programi “Support to Media Freedom and Pluralism in the Western Balkans”

Organizatat mediatike të pavarura të themeluara dhe që operojnë në Ballkanin Perëndimor janë të ftuara të aplikojnë dhe të marrin pjesë në programin Support to Media Freedom and Pluralism in the Western Balkans i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria gjermane, zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Internews dhe DW Akademie.
 
 Objektivi specifik i programit është të rrisë kapacitetet e organizatave profesionale mediatike të pavarura për t’iu përshtatur më mirë ndryshimeve të mjedisit mediatik. Duke pasur parasysh burimet e pakta financiare dhe njerëzore të sektorit të medias së pavarur, programi do të ofrojë një kombinim të investimeve të konsiderueshme kapitale, mbështetje teknike e përshtatur dhe një sërë aktivitetesh për ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e biznesit dhe zhvillimin e gazetarisë me cilësi të lartë.
 
Programi do të kontribuojë në objektivin e përgjithshëm të forcimit të demokracisë pjesëmarrëse dhe procesit të përafrimit me BE-në në Ballkanin Perëndimor duke ndërtuar kapacitete në media dhe duke stimuluar një mjedis të favorshëm për mediat pluraliste.  
20 grante me shumën mbi 150 000euro do të jepen si pjesë e këtij programi. Projektet priten që të zgjasin më shumë se 3 vite.

Përfituesve të Regional Housing Programme në Bosnjë dhe Hercegovinë u dhurohen çelësat e 20 apartamenteve

Këtë javë, 20 familje refugjatësh në Vllasenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë festuan marrjen e çelësave të apartamenteve të tyre të reja të cilat u ndërtuan nga Regional Housing Programme (RHP). Përveç përfituesve, në event ishin pjesëmarrës dhe përfaqësues të BE-së nga qeveria e Republikës Serbe dhe UNHCR.
 
Duke uruar përfituesit, Stefano Ellero, Head of Cooperation at the Delegation i Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë vuri në dukje se Bashkimi Evropian është donatori më i madh i RHP-së dhe se pa mbështetjen e BE, nuk do të ishte e mundur ndërtimi i ndërtesave në Vllasenicë. Të njëjtat fjalë u përsëritën edhe nga kryeministri Višković i Republikës Serbe, i cili njohu  kontributin ebashkisë së Vllasenicës e cila siguroi vendin për ndërtimin e apartamenteve dhe infrastrukturën e nevojshme.  
Përfituesit kishin shumë dëshirë të ndanin kënaqësinë e tyre. Goran and Daliborka Zoranović, personat që u zhvendosën nga Kladanj, BiH, përshkruan apartamentin e tyre si  “të bukur” , ndërkohë që Radenko Belmiš u shpreh se ishte i lehtësuar që kishte marrë një shtëpi për familjen e tij me 5 anëtarë. Në emër të gjithë përfituesve, Mr Belmiš falënderoi të gjithë donatorët e RHP-së të cilët kanë ofruar burime financiare për ndërtimin e ndërtesave. Bashkëshortja e tij u shpreh se asnjëherë nuk ishte ndjerë kaq e lumtur.

BE dhuron 150 zbulues metali Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës

Së bashku me zyrtarë të lartë ushtarakë nga Military Committee i BE-së, 27 ambasadorë të Political and Security Committee të Bashkimit Evropian dhuruan 150 zbulues metali për Demining Battalion e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës në fund të vizitës së tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë. Zbuluesit e metalit ju dhuruan Ministrit të Mbrojtjes të Bosnjë dhe Herzegovinës dhe janë sendet e para të dorëzuara si pjesë e një mase ndihmëse në kuadrin e European Peace Facility e cila ka një vlerë prej10 milion eurosh ku përfshihen dhe 34 automjete transporti e 34 automjete mjekësore.

 

The EU Peace Facility është një mekanizëm i ri i BE-së për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse të BE-së dhe partnerëve më të ngushtë të Bashkimit Evropian. Përveç masës së ndihmës për përmirësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Demining Battalion të Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, BE-ja ka miratuar së fundmi edhe një masë ndihmëse prej 6 milionë eurosh për të rritur kapacitetin e Task Forcës Mjekësore të Ballkanit.

 

Ambasadorët mirëpritën bashkëpunimin e Bosnjës dhe Hercegovinës me BE-në në çështjet e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë dhe përballë agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Vizita e nivelit të lartë përfshinte një takim me trupat dhe komandantin e EUFOR Althea.

BE-ja lançon udhëzime të reja për të mbështetur shoqërinë civile në Enlargement Region

Rreth 200 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, Komisioni Evropian, Delegacionet e BE-së, autoritetet e Ballkanit Perëndimor dhe organizata ndërkombëtare morën pjesë në Civil Society Forum në Shkup më 8 dhe 9 qershor. Qëllimi kryesor i takimit ishte lançimi i “Guidelines for EU Support to Civil Society in the Enlargement Region 2021-2027”.

 

Forumi ritheksoi rolin e rëndësishëm që organizatat e shoqërisë civile luajnë në shoqëritë e tyre dhe në procesin e integrimit në BE. Këto organizata mund të kontribuojnë në reformat e nevojshme, të ndihmojnë në përfshirjen e qytetarëve dhe të mbështesin transformimin ekonomik, social dhe politik të rajonit. Në kohë krize, organizatat e shoqërisë civile janë thelbësore për të ndihmuar në monitorimin e ndikimit, reduktimin e dezinformimit dhe mbrojtjen e interesave të komuniteteve të margjinalizuara.

 

BE-ja do të përdorë udhëzimet për monitorim në intervale të rregullta. Kjo do të ndihmojë BE-në, si dhe palët e tjera të interesuara, që të identifikojne dhe veprojnë në fushat ku ka hapësirë për përmirësim.