Ambasadorët e Rinj Evropianë festuan Ditën e Evropës në të gjithë Ballkanin Perëndimor News | WeBalkans

Ambasadorët e Rinj Evropianë festuan Ditën e Evropës në të gjithë Ballkanin Perëndimor

19 Jun 2024
19/06/2024

Ambasadorët e Rinj Evropianë festuan Ditën e Evropës në të gjithë Ballkanin Perëndimor

Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor janë përfshirë në mënyrë aktive në aktivitete të ndryshme për promovim të vlerave evropiane dhe inkurajim të  shkëmbimit kulturor. Përpjekjet e tyre janë thelbësore për angazhimin e të rinjve dhe komuniteteve në festimin e Ditës së Evropës dhe ngjarjeve të tjera të ngjashme. Ky raport mbulon aktivitetet nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

 

Shqipëria

Gjatë Javës së Evropës 2024, Ambasadorët e Rinj Evropianë në Shqipëri morën pjesë në disa aktivitete në mbarë vendin. Më 4 maj në Shirokë Shkodër, Ambasadorët e Rinj Evropianë ngritën një stendë në Panairin e BE-së për të ndarë informacione rreth projekteve dhe mundësive të ofruara nga Rrjeti i Ambasadorëve të Rinj Evropianë. Aktiviteti përmbante intervista të transmetuara drejtpërdrejt dhe diskutime mbi projekte të ndryshme. Serona Kolaveri përfaqësoi ARE-të në panel diskutimin mbi angazhimin qytetar, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në avokimin e të drejtave të njeriut.

Më 6 maj në Gjirokastër, Ambasadorët e Rinj Evropianë u angazhuan në një tjetër Panair të BE-së, duke shfaqur nismat e tyre. Serona Kolaveri theksoi përvojat e saja dhe ndikimin e Rrjetit ARE.

Në Tiranë, më 9 maj Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë në Panairin e BE-së, ku dhanë një pasqyrë të misionit dhe arritjeve të tyre. Maria Zharanjaku përfaqësoi ARE-të duke diskutuar për fuqizimin e të rinjve dhe duke njoftuar mbi mundësitë e ardhshme. Veprimtaria përfshinte panel diskutimi të moderuar nga Xhuliana Mucaj nga ky rrjet, për nder të 20 vjetorit të zgjerimit të BE-së në 2004.

Më 10 maj, u mbajt një panel diskutimi mbi fuqizimin e grave në Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga Kolegji i Evropës në Tiranë. Folësit theksuan rëndësinë e arsimit, politikave gjithëpërfshirëse dhe shfrytëzimit të potencialit të grave për zhvillim të qëndrueshëm.

 

Bosnjë dhe Hercegovinë

Në Bosnje dhe Hercegovinë, Ambasadorët e Rinj Evropianëangazhuan në disa aktivitete gjatë festimeve të Ditës së Evropës. Morën pjesë në një ekspozitë digjitale në Mostar, e cila ofroi përvoja me Realitetin Virtual, si një kërcim virtual nga Ura e Vjetër dhe vizitë në Muzeun e Artizanatit të Vjetër.

Ambasadorët e Rinj Evropianë gjithashtu morën pjesë në kuizet e BE-së të organizuara në shtatë qytete, duke ndihmuar të rinjtë të mësojnë për BE-në. Dragana Vuçkoviq dhe Haxhera Selimoviq prezantuan rrjetin Ambasadorët e Rinj Evropianë gjatë programit GEN Change, duke shpallur një thirrje të re për MEA për vjeshtën 2024. Festimet përfunduan me koncerte në katër qytete, duke bashkuar komunitetet nëpërmjet muzikës.

 

Kosovë

Më 9 maj Ambasadorët e Rinj Evropianë në Kosovë morën pjesë në aktivitete të ndryshme në Prishtinë. Ata mbështetën hapjen e ekspozitës së fëmijëve “Explore Europe” në Europe House, duke përfshirë fëmijët në përvoja interaktive rreth kulturave evropiane. Gjatë manifestimit “Explore Europe”, i cili u zhvillua në sheshin Zahir Pajaziti, Ambasadorët e Rinj Evropianë lehtësuan shkëmbimin kulturor duke ndihmuar përfaqësuesit e ambasadave të ndryshme të BE-së. Gjithashtu morën pjesë edhe në festën e përurimit të “Chopin Piano Fest” dhe shijuan performancën e pianistes nga Ukraina.

Mali i Zi

Ambasadorët e Rinj Evropianë në Mal të Zi festuan Ditën e Evropës me disa aktivitete. Iu bashkuan festimeve të Ditës së BE-së në Podgoricë, duke marrë pjesë në aktivitete me ambasadorë dhe aktorë të tjerë, dhe duke shijuar muzikë dhe rrjetëzim. Më 11 maj Ambasadorët e Rinj Evropianë ndihmuan ambasadorët në Pazarin e Saksive, duke i prezantuar publikut ushqime dhe produkte nga vendet e tyre. Më 12 maj Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë edhe në Festivalin e Dritës duke kontribuar në festimet.

 

Maqedonia e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë në një pritje në “Laboratorium”, hapësirë lokale për kreativitetin dhe rininë, e cila së fundmi fitoi vendin e dytë në konkursin “New European Bauhaus” organizuar nga Komisioni Evropian. Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e hapësirave krijuese dhe kulturore për të inkurajuar angazhimin e të rinjve dhe vlerat evropiane. Gjatë pritjes, Ambasadorët e Rinj Evropianë morën pjesë në diskutime interaktive, duke theksuar rolin e të rinjve në formësimin e së ardhmes së Evropës.

 

Serbi

Në Serbi, Ambasadorët e Rinj Evropianë festuan Ditën e Evropës nën sloganin “Evropa është shtëpia jonë”. Festimi u mbajt në Kopshtin Botanik në Beograd dhe morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, diplomatë, anëtarë të organizatave të shoqërisë civile dhe të komunitetit akademik. Ambasadori i BE-së në Serbi, Emmanuel Giuffret, theksoi angazhimet e përkushtuara të BE-së për të mbështetur integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadorët e Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor janë në mënyrë të konsiderueshme të angazhuar dhe të përkushtuar në promovimin e vlerave evropiane dhe inkurajimin e shkëmbimeve kulturore. Pjesëmarrja e tyre në ngjarje të ndryshme jo vetëm që pasuroi njohuritë e tyre për BE-në, por gjithashtu lehtësoi ndërveprimet kuptimplotë në komunitetet e tyre. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre, Ambasadorët e Rinj Evropianë vazhdojnë të luajnë një rol kyç në fuqizimin e të rinjve dhe forcimin e angazhimit qytetar në rajon.

 

Rreth WeBalkans.eu

Portali WeBalkans.eu është një sistem unik informacioni për lajme, histori, mundësi financimi dhe informacione të lidhura me bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Është pjesë e Programit Rajonal të Komunikimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga agjencia e jashtme WEGlobal SRL.

Programi synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të avancojë njohuritë dhe të kuptuarit e marrëdhënieve BE-Ballkani Perëndimor dhe politikës së zgjerimit të BE-së.

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.