Skip to main content

Area of Cooperation: Democracy and fundamental rights

Young European Ambassadors pjesë e Pride Week 2023 në Mal të zi

Pride week në Mal të zi ishte një event plot ngjarje, me shumë veprimtari të organizuara çdo ditë të javës nga organizata të shumëllojshme si Queer Montenegro, Spektra, Juventas etj. Slogani i (Pride Week) këtë vit është (Vetvendosje). Vetëvendosje për personat trans do të thotë që Mali i Zi garanton vetëvendosje për të gjithë Shtetasit e vetë pavarësisht përkatësive të tyre.

  Agjenda përfshin veprimtari si: Shfaqe mode për të Drejtat e Njeriut, Panele diskutimi me tema si: E drejta për Vetëvendosje, Kush e ka në dorë Shtetin tonë: Cilësi e kujdesit për shëndetin e personat Trans, stresi që hasin grupet e stigmatizuar, pabarazia etj. Veprimtari  rrjetëzimi si: (Pride Quiz, Drag Shows, Performanca bandash, Parti me Dj etj dhe veprimtaria kryesor: Montenegro Pride  

Ambasadorët tanë të Rinj Evropian luajnë role jetësor në shumë prej tyre për të mos thënë të gjitha.

 

Young European Ambassador Enes Pucurica ishte organizatori kryesor i Montenegro Pride 2023 “(Pride week) këtij viti kishte të bënte me vetëvendosjen, pasi nënkupton të drejtën e çdo personi për të përcaktuar identitetin e vet gjë që nuk duhet të jetë privilegj i në numri të vogël personash. Të qenit në Queer Montenegro si organizatori kryesor i Montenegro Pride në partneritet me organizata vendore ishte një eksperiencë e mrekullueshme. U desh shumë punë por duke parë se si njerëzit po gëzonin dhe festonin ditë e tyre na jep ndjesinë e një arritjeje të madhe dhe besimi në Komunitetin tone.“ thotë Enes.

 

Nëntë Young European Ambassadors morën pjesë në Montenegro Pride week duke përfshirë Vojin Cetkovic, Enes Pucurica, Valentina Ostojic, Dado Dervanovic, Bojana Maras, Ivana Sreckovic, Matia Prenkocevic, Stefan Vukmanovic dhe Andjela Radulovic.

Fjala përshëndetëse e Presidentes von der Leyen në Samitin e Procesit të Berlinit

Faleminderit shumë kryeministër, i dashur Edi,
Z. Kancelar,
Të dashur miq,  
Çfarë historie sapo pamë në ekran, eh çfarë historie. Dhe çfarë mesazhi të fuqishëm përcjell fakti që nuk është vetëm Procesi i dhjetë i Berlinit, por është hera e parë që zhvillohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Një mesazh i fuqishëm në një botë që ju, Edi, e përshkruat, në të cilën jemi dëshmitarë të një lufte të egër të ndërmarrë nga Rusia ndaj Ukrainës. Ukraina po lufton për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe për vlerat tona. Po ashtu, kemi parë edhe një sulm terrorist të egër të Hamasit që vrau mbi 1,400 persona, përfshirë burra, gra, fëmijë, foshnja, vetëm sepse janë hebrenj. Po jetojmë në një planet që po digjet. Po sfidohemi nga GenAI. Në kohë të tilla, ju nevojiten miq të mirë. Dhe siç e thatë, ju jeni ndër miqtë më të mirë që mund të kishim kërkuar. Na lini të punojmë që t’i bashkoheni Bashkimit Evropian, i cili ka dëshmuar se është e mundur që të kemi, bashkërisht, paqe afatgjatë dhe prosperitet të qëndrueshëm.  
Dhe në fakt, çfarë mesazhi i fuqishëm ai i djeshmi, kur nisëm regjistrimin në Kolegjin e Evropës në Tiranë. Dhe këta studentë të rinj tashmë do të studiojnë çështjet evropiane. Ata vijnë nga Shqipëria, i gjithë Ballkani Perëndimor, dhe nga Bashkimi Evropian. Çfarë mesazhi i fuqishëm për brezin e ardhshëm që do të çojë përpara idenë e Bashkimit Evropian.  
Sikurse e thatë, Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014. Dhe ia vlen që të shfletojmë dokumentet e asaj kohe. “Qëllimi është të bëjmë progres real në procesin e reformës dhe në bashkëpunimin ekonomik rajonal.” Ja përse jemi këtu. Dhe falë Planit tonë Ekonomik dhe të Investimeve prej 30 miliardë eurosh kemi hedhur tashmë themele të forta. Ky plan po jep rezultat. Gjysma e planit, 16 miliardë euro, po zbatohet aktualisht. Por, duhet bërë akoma edhe më shumë. Dëshiroj të ndalem pak minuta te kjo pikë.  
Ekonomitë tona, Ballkani Perëndimor dhe Tregu i Vetëm Evropian, janë ende shumë të ndara. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor zënë 35% të mesatares së BE-së. Pra, duhet që të shfrytëzojmë potencialin që ekziston këtu në Ballkanin Perëndimor dhe ta bëjmë pjesë të Tregut të Vetëm Evropian. Dhe ky është thelbi i Planit të Rritjes Ekonomike. Nga përvoja e zgjerimit, dimë se fuqia e zgjerimit të kursit qëndron te vlerat që na bashkojnë me vendet që iu bashkuan Bashkimit Evropian hap pas hapi. Por, fuqia e dytë është zhvillimi ekonomik. Sa herë që ka pasur zgjerim, jo vetëm vendet që iu bashkuan Bashkimit Evropian patën një shtysë të madhe në zhvillimin e tyre ekonomik, pasi u bënë pjesë e Tregut të Vetëm, por u përmirësua edhe Bashkimi Evropian sepse u zgjerua edhe Tregu i Vetëm.  
Dhe tashmë ky është parimi i Planit të Rritjes Ekonomike. Në thelb, duam që në fusha të caktuara të hapim dyert e Tregut të Vetëm, Tregut të Vetëm Evropian, për shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Dhe këtë duhet ta planifikojmë tani. Po e zgjerojmë atë në fusha si: lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, transporti rrugor, energjia, elektriciteti, Tregu i Vetëm Digjital i BE-së dhe, më e rëndësishmja, lehtësimi i kryerjes së pagesave jo me para fizike me një zonë të vetme evropiane pagesash.  
Por, sigurisht, hapja e dyerve nuk mjafton. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të plotësojnë Tregun e tyre të Përbashkët Rajonal. Dhe kjo do të thotë se është kusht që vendet e Ballkanit Perëndimor t’u japin akses fqinjëve të tyre në tregun e tyre [t’u japin akses fqinjëve të tyre në tregun e tyre]. Me fjalë të tjera, nëse do e shtroja ndryshe, pra nëse ka pengesa, vetëm vetveten mund të bllokoni. Të tjerët do të ecin përpara.  
Dhe për të ecur përpara nevojiten reforma, reforma të thella, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për ta bërë mjedisin më tërheqës. Këto reforma do të mbështeten me financim për investime nga Bashkimi Evropian, nëse do të ndërmerren. Ky Plan i Rritjes Ekonomike është një incentivë shumë e fuqishme. Është një incentivë për të hapur dyert në aspektin ekonomik, por edhe për të kërkuar hapjen e kufijve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të zbatuar reformat e nevojshme. Dhe kjo shoqërohet me financim të investimeve.  
Vetëm duke punuar së bashku do ta sjellim Ballkanin Perëndimor pikërisht aty ku i takon, në zemër të Bashkimit Evropian. Në fakt, historia është në lëvizje. Mesazhi im është: Tashmë, ky është një moment vendimtar. Mos e humbni mundësinë, kapeni mundësinë, shfrytëzojeni momentin dhe ne do punojmë me ju për këtë.  
Shumë faleminderit, Edi.

“United in diversity” – BE në Belgrade Pride

Anëtarët e EU Delegation në Serbi dhe të ambasadave të shteteve anëtare morën pjesë në Pride Parade në Beograd nën sloganet #EUForAll dhe “United in diversity”. “Jemi të lumtur që po marrim pjesë në Pride dhe duam të themi që ne jemi pro barazisë dhe kundër çdo forme diskriminimi. Ne duam që të gjithë të gëzojnë të njëjta të drejta të njeriut, të zgjedhin vetë se kë do të duan dhe misioni i Pride është që personat në komunitetin LGBT+ të gëzojnë të njëjtat të drejta si çdokush tjetër”, u shpreh Emanuele Giaufret, ambasadori i BE-së në Serbi.  
Së bashku me ambasadat e shteteve anëtare, Giaufret dërgoi një mesazh tolerance, dashurie dhe mosdiskriminimi.  
Pride Walk nisi në rrugët qendrore të Beogradit nga Manjež Park. Midis pjesëmarrësve në Pride ishte edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Tanja Mišćević, e cila theksoi se mesazhi i paradës së këtij viti është “mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari” për anëtarët e çdo minoriteti. “Këtë javë po flasim për të drejtat e komunitetit LGBT+ që vazhdojnë të mbeten specifike dhe kërkojnë mbrojtje shtesë, sepse ajo çfarë po themi është keqkuptuar,” u tha gazetarëve Miščević gjatë Pride.  
Ajo u shpreh se shteti po punon për të gjitha çështjet që janë të rëndësishme për mbrojtjen e komunitetit LGBTQI, që sipas saj, lidhen kryesisht me të kuptuarit më të mirë të respektit për të drejtat e tyre, por edhe me mbrojtjen specifike.  
Drejtori i Belgrade Pride, Goran Miletić, rikujtoi se kjo është Pride e 15-të, por që pesë të tilla janë ndaluar. “Jemi shumë larg përmbushjes së kërkesave, sepse nga viti 2014 e deri vitin e shkuar kemi menduar se diçka po ndodhte, kishte gjithnjë e më pak policë, Ligji për Martesat e të Njëjtit Seks u hartua, por u pezullua, si dhe Europride u ndalua”, u shpreh Miletić.  
Kërkesat që komuniteti LGBT+ në Serbi po i bën për të dhjetën herë janë ligjet për martesat e të njëjtit seks dhe identitetin gjinor, shqyrtimin më të shpejtë të rasteve të dhunës kundër personave të komunitetit LGBT dhe të tjerë.  
Gjatë Pride Week, ambasadori i BE-së, Emanuele Giaufret dhe zëvendës ambasadorja Plamena Halacheva morën pjesë në disa evente të organizuara nga organizatorët e Pride. Së bashku ata morën pjesë në hapjen e Pride Week në Kalemegdan dhe zëvendësja Halacheva mori pjesë në hapjen e konferencës për të drejtat e njeriut.

Hapja e Pride Week në Serbi

Më 4 shtator u hap në Kalemegdan Pride Week me praninë e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi Emanuel Giaufret, zëvendës drejtorit të Delegation Plamena Halacheva, si dhe përfaqësues të misioneve diplomatike. Aktivistët mbanin banderola që lexonin “Law on same-sex unions (Ligji për martesat e të njëjtit seks)”, “Law on gender identity (Ligji për identitetin gjinor)”, “We are not even close (Jemi ende shumë larg)”.

 

Gjatë Pride Week në Serbi janë planifikuar një sërë eventesh për të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT+. Më 9 shtator, ditën e shtunë, është njoftuar mbajtja e një parade që planifikohet të zhvillohet në qendër të Beogradit.

 

“Periudha aktuale nuk është fare optimiste për komunitetin LGBT+ dhe situata është shumë më keq se kohë më parë,” u shpreh drejtori i Belgrade Pride Goran Miletić në ceremoninë e saj të hapjes.

 

Ai rikujtoi se vitin e shkuar qeveria e ndaloi itinerarin e planifikuar për Europride dhe braktisi miratimin e Ligjit për martesat e të njëjtit seks. Disa nga vlerat bazë të Bashkimit Evropian përfshijnë barazinë dhe të drejtat e njeriut. Nëpërmjet motos “united in diversity”, BE-ja dëshiron të shprehë solidaritetin, të mbrojë barazinë dhe dashurinë në të gjitha format.

 

Pride Week do të zhvillohet nga data 4 deri më datë 10 shtator

Bashkimi Evropian dhuron pajisje të specializuara për Drejtorinë e Koordinimit të Organeve Policore në Bosnje dhe Hercegovinë

Si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e kapaciteteve për menaxhimin e fluksit të migracionit në Bosnje dhe Hercegovinë, Bashkimi Evropian i ka dhuruar sot në Sarajevë Drejtorisë së Koordinimit të Organeve Policore të Bosnje dhe Hercegovinës pajisje me vlerë 170,900 KM.

 

Karel Lizerot, kryetari i Seksionit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Migrimin dhe Reformën e Administratës Publike në Delegacionin e Bashkimit Evropian ia dorëzoi pajisjet Enes Karić, drejtorit të Drejtorisë së Koordinimit të Organeve Policore në Bosnje dhe Hercegovinë. “Bashkimi Evropian investon në ngritjen e kapaciteteve të agjencive që janë përfshirë në përgjigjen e fluksit të migracionit të Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë edhe Drejtorinë e Koordinimit të Organeve Policore në Bosnje dhe Hercegovinë. Mbështetja jonë do të vazhdojë në periudhën në vazhdim,” u shpreh Lizerot.

 

Këto pajisje përfshijnë veshje dhe këpucë mbrojtëse të specializuara dhe janë pjesë e mbështetjes gjithëpërfshirëse për punën e Drejtorisë së Koordinimit të Organeve Policore, që do të lehtësojnë në mënyrë të konsiderueshme punën e oficerëve të policisë në terren. Saktësisht, Bashkimi Evropian i dhuroi drejtorisë 10 automjete të specializuara për të gjitha terrenet me vlerë 725,000 KM në mars të këtij viti, që do t’i ndihmojnë oficerët e policisë të shtojnë lëvizshmërinë dhe eficiencën operacionale.

 

Bashkimi Evropian vijon angazhimin për të mbështetur Bosnjën dhe Hercegovinën në menaxhimin e fluksit të migracionit në vend. Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta dhe mbështetjes së vazhduar, BE-ja synon të garantojë mirëqenien dhe mbrojtjen e emigrantëve, ndërsa mbështet rolin udhëheqës të shtetit në përgjigjen ndaj fluksit të migracionit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme. Projekti zbatohet nga IOM në partneritet me UNHCR, UNICEF dhe UNFPA.

Thirrja për Çmimin e Gazetarisë Investigative të BE-së 2023 është mbyllur tashmë

Gazetarë nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia dorëzuan më shumë se 260 aplikime për Thirrjen për Çmimin e Gazetarisë Investigative të BE-së 2023. Një total prej 267 aplikime janë dorëzuar për Çmimin e Gazetarisë Investigative të BE-së 2023, duke përfshirë kategoritë kombëtare dhe rajonale. Këto aplikime erdhën nga shtatë vende të ndryshme. Ky çmim prestigjioz vlerëson histori të jashtëzakonshme investigative të botuara në vitin kalendarik pararendës.

 

Nga grupi i aplikimeve të pranuara, juria vlerësuese do të zgjedhë tre histori kryesore nga secili prej shtatë vendet, duke rezultuar në 21 histori të përzgjedhura. Ky proces përzgjedhjeje siguron që historitë më të jashtëzakonshme nga çdo vend të njihen dhe të vlerësohen. Këtë vit, Çmimi i BE-së ka prezantuar një shtesë emocionues në formën e një çmimi rajonal. Kjo kategori ka për qëllim të njohë historitë më të bukura që tejkalojnë kufijtë kombëtar dhe trajtojnë çështje të rëndësishme të të gjithë rajonit. Duke krijuar këtë kategori të re, çmimi ka për qëllim të frymëzojë gazetarët të zgjerojnë perspektivat e tyre dhe të përballojnë çështjet që kanë një ndikim më të lartë.

 

Një juri vlerësimi e veçantë do të vendoset për të vlerësuar dorëzimet e çmimit rajonal. Ky panel i dedikuar do të rishqyrtojë dhe do të përzgjedhë tre historitë që kanë ndikim më thelbësor rajonal. Kjo iniciativë do të nxisë një ndjenjë bashkëpunimi midis gazetarëve dhe do t’i inkurajojë ata të shqyrtojnë çështje rajonale që prekin një audiencë më të madhe. Në katër vitet e fundit, janë shpërblyer 84 histori investigative nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia të krijuara nga 124 gazetarë. Këto histori kontribuuan në zgjidhjen e çështjeve të keqpërdorimit të pushtetit, korrupsionit, krimit të organizuar, ndotjes së ekosistemit dhe shkelje të tjera.

 

Çmimi i BE-së për Gazetarinë Investigative 2023 është pjesë e projektit “Strengthening Quality Journalism in Western Balkans and Türkiye II”. Kjo synon të njoh dhe promovojë arritjet e jashtëzakonshme në gazetarinë investigative si dhe të përmirësojë dukshmërinë e gazetarisë cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Raporti Hije për Kapitullin 27 “Progress on Hold” prezantuar në Europe House Podgorica

Në prag të European Green Week, Coalition 27 prezantoi Raportin Hije për Kapitullin 27: “Progress on Hold “, me synimin për të ofruar një pamje të përgjithshme të progresit të Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në BE nga Janari i vitit 2022 deri në Maj të vitit 2023, për sa i përket përmirësimit të situatës së mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

 

Vlerësimi i aktiviteteve të kryera në këtë fushë është shprehur tashmë në titullin e raportit, “Progress on Hold” “ (drafti). Krahas analizës së çështjeve të rëndësishme, raporti përfshin gjithashtu një sërë rekomandimesh për forcimin e procesit të transpozimit dhe zbatimit të legjislacionit të BE-së të mbuluar nga Kapitulli 27.

 

Raporti është përgatitur si pjesë e projektit “Empowering Civil Society Participation in the Environmental Sector in the EU Accession Process (4E),” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Civil Society Facility 2021 and the Thematic Programme on Human Rights and Democracy 2021.

“YOU HAVE THE RIGHT!” – PROMOVIMI I FUSHATËS SË NDIHMËS JURIDIKE FALAS

Promovimi i fushatës së ndihmës juridike falas në Serbi, e titulluar “You have the right!” iu shpalos mediave vendore dhe publikut në Niš. Fushata është pjesë e aktiviteteve të projektit “Facility Supporting Rule of Law in Serbia,” e bashkëfinancuar nga BE-ja dhe German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) dhe e zbatuar nga GIZ. Ajo është lançuar dhe zhvilluar në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Vendore të Republikës së Serbisë. Fushata synon të ndërgjegjësojë për mekanizmin e ndihmës juridike falas.

 

Ligji për Ndihmën Juridike Falas u miratua në vitin 2019 me objektivin për të garantuar aksesin në drejtësi dhe mbrojtje ligjore për çdo individ; edhe për individët më të cenueshëm. Pavarësisht ngritjes së sistemit të ndihmës juridike falas në fund të vitit 2019, mungon ende ndërgjegjësimi mes qytetarëve për të drejtën e tyre për ndihmë juridike falas, si dhe ka mangësi të tjera në zbatimin e ligjit.

 

Fushata “You have the right!” do të zbatohet në disa faza për një periudhë të zgjatur. Fillimisht do të përqendrohet në njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku e drejta për ndihmë juridike falas ushtrohet sipas ligjit. Më pas do të bëhen përpjekje për të përmirësuar kapacitetet nëpërmjet seancave të trajnimit për fushën për nëpunësit përgjegjës për buxhetimin dhe miratimin e zbatimit.

MADE OF US: Përfundimi i suksesshëm i një aventure të jashtëzakonshme!

“Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans përfundoi me sukses. Fushata synonte të nxiste perceptimin pozitiv të BE-së mes popullsisë së Ballkanit Perëndimor, dhe anasjelltas. Fushata paraqiti dymbëdhjetë vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor; individë dinamikë të cilët u nisën në një udhëtim rreth Ballkanit Perëndimor. Çiftet e vlogerëve dokumentuan përvojat e tyre dhe gjatë rrugës ndanë online përmbajtje ditore shumë interesante.

 

Javën e kaluar, më 12 qershor 2023, vlogerët patën mundësinë të vizitojnë Berlaymont, zyrat qendrore të Komisionit Evropian dhe të takoheshin me anëtarët e kabinetit të Komisionerit Varhelyi, si pjesë e eventit përmbyllës të fushatës “Made of Us”. Eventi ishte mundësia që vlogerët të shfaqnin përmbajtjen e tyre më të mirë dhe të flisinin për momentet e paharrueshme gjatë udhëtimit, si dhe që ekipi i “Made of Us” të prezantonte rezultatet paraprake të fushatës. Pas prezantimeve të para, vlogerët lëvizën drejt zyrave qendrore të DG NEAR, ku u pritën ngrohtë nga Sigrid Brettel, Ushtruesja e detyrës së Shefit të Njësisë së Marrëdhënieve Ndërinstitucionale dhe Komunikimit në DG NEAR. Gjatë këtij ndërveprimi, vlogerët patën mundësinë të ndajnë përvojat e tyre personale të udhëtimit dhe vlogimit, si dhe të japin feedback dhe mësime të vlefshme të nxëna nga udhëtimet e kryera. Eventi u mbyll me një tur për të vizituar Brukselin, që ishte organizuar posaçërisht që vlogerët të përshëndeteshin me njëri-tjetrin dhe të festonin përfundimin e projektit.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe vazhdoi deri më 30 maj, dhe çdo javë iu kushtua një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët vizituan gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, përshkruan 6000 km me autovetura dhe takuan personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që shfaqën gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët regjistruan përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që u shpërndanë nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Për më shumë informacion rreth këtij udhëtimi emocionues ju lutem ndiqni faqen e fushatës Made of Us

Fuqizimi vendor për Integrimin e Shqipërisë në Evropë

Një nismë e financuar nga BE-ja po fuqizon bashkitë e Shqipërisë që të luajnë një rol më ndikues në procesin e integrimit në Evropë.

Në vitin 2014, Shqipëria ndërmori një nismë të rëndësishme për të reformuar sistemin e saj të qeverisjes vendore, duke u përpjekur për një decentralizim të vërtetë dhe thelbësor, duke u mbështetur në përpjekjet e mëparshme, por të pamjaftueshme. Kjo nismë synon të fuqizojë vetëqeverisjen vendore me financime të konsiderueshme dhe autoritet ekonomik, të drejta dhe detyra. Ajo synonte të rriste aftësitë administrative, investuese, rregullatore dhe të shërbimit në funksione thelbësore, duke përfshirë gjithashtu transferimin e përgjegjësive të tepërta. Në të njëjtën kohë reforma territoriale administrative synon të përmirësojë kufijtë e administrimit të shtetit duke riorganizuar njësitë e fragmentuara të qeveritare vendore. Ky ristrukturim synon të trajtojë problemin e shërbimit publik të pakënaqshëm që u ofrohen komuniteteve vendase dhe mungesës së ekonomive të shkallës, gjë që rezultoi në kosto të tepërta administrative. Qëllimi ka qenë krijimi i një sistemi territorial më koheziv dhe efikas që mund t’i përgjigjet më mirë nevojave të popullit.

„Megjithatë kjo pikëpamje është jo e saktë, pasi një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit është zbatuar në nivelin vendor. Së fundmi dihet që integrimi në BE është një praktikë gjithëpërfshirëse, dhe bashkitë luajnë një rol thelbësor në këtë proces.”

Një aspekt tjetër thelbësor i trajtuar nga reforma e qeverisjes vendore në Shqipëri lidhet me rolin e bashkive në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE). Jolanda Trebicka, Drejtore Ekzekutive e Civil Society Organisation Europartners Development në Shqipëri (EPD) në atë kohë ishte ndër ekspertët e përfshirë aktivisht në procesin e reformës. Ajo thekson se midis autoriteteve mbizotëronte një mendim se integrimi në BE ishte fokusuar kryesisht në përafrimin e legjislacionit në nivel qendror, duke neglizhuar rëndësinë e qeverisjes vendore. „Megjithatë kjo pikëpamje është jo e saktë, pasi një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit është zbatuar në nivelin vendor. Shqipëria ka nisur procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së. Ashtu si në vendet e BE-së, vlerësimi në Shqipëri konfirmoi se 70% e legjislacionit të harmonizuar/përafruar me legjislacionin e BE-së zbatohet në nivel vendor. Së fundi, u pranua se integrimi në BE është një praktikë gjithëpërfshirëse dhe bashkitë luajnë një rol vendimtar në këtë proces”, thekson Trebicka. Rrjedhimisht, strategjia fillestare e decentralizimit synonte krijimin e këndeve të BE-së në 30 bashki të Shqipërisë deri në vitin 2020.

Në vitin 2017, BE-ja në Shqipëri nisi projektin “Bashkitë për Evropën”. Ky projekt kishte për qëllim ngritjen e rolit të bashkive në procesin e integrimit në BE në një nivel më të lartë. Duke filluar pothuajse nga e para, projekti ofroi mbështetje gjithëpërfshirëse në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndihmën e të 61 bashkive në krijimin e njësive të BE-së dhe duke u mundësuar atyre të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë efektive dhe efikase. Projekti organizoi disa seanca trajnimi për të rritur kapacitetin e bashkive për të hyrë në fondet e BE-së dhe mbështeti njësitë e BE-së në organizimin e eventeve të komunitetit vendor për të shpërndarë informacion në lidhje me BE-në.

“Ka fusha që kërkojnë përmirësime të mëtejshme. Megjithatë, mund të pohoj me besim se ne kemi hedhur bazat që bashkitë të marrin një rol shumë më domethënës në procesin e integrimit në BE në të ardhmen”.

Rreth projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit Bashkitë për Evropën (Municipalities for Europe) ishte të forcojë kapacitetet e qeverisjes bashkiake dhe ti jepte qytetarëve shqiptarë dhe administratave vendore shqiptare informacion mbi BE-në, politikat, programet dhe fondet e saj. Të gjitha aktivitetet e projektit u organizuan rreth komponentëve të mëposhtëm: Integrimi në BE dhe Koordinimi i Donatorëve, ndërtimi dhe trajnimi institucional, rrjetëzimi dhe komunikimi online, dukshmëria dhe ngjarjet dhe çështjet ndërsektoriale. Projekti i Asistencës Teknike ofroi mbështetje për krijimin dhe funksionimin efektiv të Njësive për Çështjet e BE-së në secilën bashki. Organet e BE-së luajnë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e proceseve të brendshme të koordinimit (brenda bashkive) në lidhje me çështjet e BE-së, si dhe përbëjnë strukturën kryesore në drejtim të koordinimit dhe zbatimit të aktiviteteve për ndërgjegjësimin e komunitetit. Vlera e përgjithshme financiare e projektit (të dyja fazat) është 3.6 milionë euro.

Për më tepër, projekti ka ofruar mbështetjen e tij për Delegacionin e BE-së në zbatimin e aktiviteteve të informimit dhe komunikimit në nivel bashkiak. Kjo përfshin ndihmën në fushatat kundër migrimit të paligjshëm, promovimin e programit ERASMUS+ për të rinjtë në bashki dhe ngritjen e ndërgjegjësimit për programet e BE-së për mbështetjen e rurale në nivel lokal. Një fushatë e rëndësishme ishte “Europe is Here” që konsistonte në informimin e popullsisë vendase mbi kontributin e BE-së në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve vendore.

Në përgjithësi, projekti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe thelbësor në rritjen e kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me BE-në, duke dhënë rezultate pozitive. Projekti konsiderohet si një praktikë më e mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë veprimtarisë së organizuar nga Komiteti i Rajonit në kuadër të Ditës së Zgjerimit (Enlargement Day), më 6 korrik 2022.  Megjithatë, zonja Trebicka pranon se ka ende vend për përmirësim. “Ka fusha që kërkojnë përmirësime të mëtejshme. Duhet bërë më shumë për të informuar dhe ngritur kapacitetet e të gjithë administratës vendore dhe për të mbështetur këshillat e qytetit për të luajtur një rol më aktiv në proceset e rëndësishme të integrimit në BE në terren. Megjithatë, mund të pohoj me besim se ne kemi hedhur bazat që bashkitë të marrin një rol shumë më domethënës në procesin e integrimit në BE në të ardhmen”, pohon Trebicka.