Një marrëdhënie tridhjetë vjeçare, dhe bredhi më i vjetër në evropë
5 Nëntor 2020
Përpjekjet për të ruajtur bredhin më të vjetër në Evropë mbështeten nga Bashkimi Evropian.
Picea omorika, e njohur ndryshe si bredhi serb, është një pemë fosile në një zonë të vogël në kufirin midis Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës Në vitin 1955 u shpall specie e mbrojtur, por shkencëtarët shprehen se do të zhduket shumë shpejt nëse nuk adresohen problematikat me ruajtjen e saj.
Nga pikëpamja evolucionare, është pema më e vjetër ekzistuese në Evropë, por si për ironi nuk është identifikuar deri në vitin 1875, çka e bën një ndër pemët e fundit të zbuluara. Profesor Milan Mataruga nga Universiteti Banja Luka në Bosnjë-Hercegovinë është një nga shkencëtarët kryesorë që punojnë për ruajtjen e kësaj bime të rrallë. “Për Picea omorika mësova për herë të parë kur isha student në Fakultetin e Pylltarisë në Universitetin e Beogradit në vitin 1991. Zhvilluam një vizitë në zonën ku pema është endemike, dhe ishte dashuri me shikim të parë. Më mbërtheu menjëherë bukuria e kësaj bime të rrallë, dhe që atëherë u bë specia ime e parapëlqyer.” – thotë ai.
Që prej asaj kohe, Profesor Mataruga ka ëndërruar që të merrte pak kohë dhe të punonte për ruajtjen e Picea omorika. Hera e fundit kur ka ndodhur diçka e ngjashme ishte thuajse shtatëdhjetë vjet më parë, në vitin 1951, dhe profesori e dinte se nevojiteshin një gamë e re nismash. Megjithatë, midis detyrimeve akademike dhe familjare, dhe me mungesën e fondeve, ai nuk mundi të gjente një mënyrë për të realizuar ëndrrën e tij.



