Nga 23 tetori, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi Ballkanin Perëndimor, ku riafirmoi mbështetjen e BE-së për reforma ekonomike, bashkëpunim rajonal dhe ndihmë të menjëhershme për rikuperim nga përmbytjet.
Vizita e saj, pas miratimit të Agjendës së Reformave, nënvizoi mbështetjen e BE-së për reformat socio-ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal. Duke filluara nga Tirana, Shqipëri, von der Leyen inauguroi kampusin e Kolegjit të Evropës, duke theksuar mundësitë për liderët e rinj. Ndërsa udhëtoi nëpër Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, theksoi integrimin ekonomik, mbështetjen për energjinë e rinovueshme dhe premtimin për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës së saj, von der Leyen përshëndeti reformat e ndërmarra nga çdo shtet dhe paralajmëroi investime të rëndësishme të BE-së për përforcimin e projekteve të infrastrukturës dhe energjisë së pastër. Mesazhi i saj ishte konzistent: BE-ja është e përkushtuar në mbështetjen e progresit rajonal drejt integrimit në BE, me Planin e Rritjes duke ofruar edhe ndihmë të menjëhershme edhe investime afatgjate. Nga adresimi i sfidave klimatike në Bosnjë e Hercegovinë deri te përparimi i projekteve energjetike në Mal të Zi, turneu i von der Leyen-it reflektoi angazhim për një ardhmëri ku partnerët e Ballkanit Perëndimor luajnë rol jetik në Bashkimin Evropian.
Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajonin më të prekur nga përmbytjet në Jablanicë, Bosnjë e Hercegovinë
Në Tiranë ajo u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku u fokusua në integrimin e Shqipërisë në BE dhe Planin e Rritjes të BE-së, si dhe theksoi iniciativat e energjisë së rinovueshme dhe solidaritetin e BE-së për sfidat klimatike. Të nesërmen vizitoi Maqedoninë e Veriut për të takuar presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u fokusua në mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes dhe përpjekjet drejt integrimit ekonomik.
“Ne ua hapim derën sektorëve specifik në Tregun e Vetëm të Bashkimit Evropian për kompanitë e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor. Nga ana tjetër, partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor zbatojnë reforma të rëndësishme për të krijuar një fushë loje të barabartë. Dhe këto reforma mbështeten nga ne, përmes investimeve shtesë evropiane.”
Ursula von der Leyen
Më 25 tetor, udhëtoi në Bosnjë e Hercegovinë, ku u takua me kryetaren Borjana Krishto në Sarajevë. Atje njoftoi mbi ndihmën e menjëhershme për rikuperim nga përmbytjet prej 20 milionë euro dhe theksoi Planin e Rritjes të BE-së për mbështetje të integrimit rajonal. Më vonë atë ditë, udhëtoi për në Beograd, Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq. Diskutimi i tyre u fokusua në progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, ku von der Leyen theksoi se, investimet e Planit të Rritjes synojnë përforcimin e integrimit ekonomik të Serbisë dhe zhvillimin infrastrukturor.
Në Kosovë u takua me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, ku përshëndeti progresin e Kosovës në integrimin në BE, përfshirë zbatimin e fundit të udhëtimit pa viza dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Në ndalesën e saj të fundit, në Mal të Zi, u takua me kryeministrin Milojko Spajiq në Podgoricë. Diskutimi i tyre u fokusua në përpjekjet e Malit të Zi për qasje në BE, me çka von der Leyen theksoi investimet kyçe të BE-së në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike si pjesë e udhëtimit integrues të Malit të Zi.
Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në rajonin më të prekur nga përmbytjet në Jablanicë, Bosnjë e Hercegovinë
Në Tiranë ajo u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku u fokusua në integrimin e Shqipërisë në BE dhe Planin e Rritjes të BE-së, si dhe theksoi iniciativat e energjisë së rinovueshme dhe solidaritetin e BE-së për sfidat klimatike. Të nesërmen vizitoi Maqedoninë e Veriut për të takuar presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski, ku u fokusua në mbështetjen e BE-së përmes Planit të Rritjes dhe përpjekjet drejt integrimit ekonomik.
Më 25 tetor, udhëtoi në Bosnjë e Hercegovinë, ku u takua me kryetaren Borjana Krishto në Sarajevë. Atje njoftoi mbi ndihmën e menjëhershme për rikuperim nga përmbytjet prej 20 milionë euro dhe theksoi Planin e Rritjes të BE-së për mbështetje të integrimit rajonal. Më vonë atë ditë, udhëtoi për në Beograd, Serbi, ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq. Diskutimi i tyre u fokusua në progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, ku von der Leyen theksoi se, investimet e Planit të Rritjes synojnë përforcimin e integrimit ekonomik të Serbisë dhe zhvillimin infrastrukturor.
Në Kosovë u takua me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministrin Albin Kurti, ku përshëndeti progresin e Kosovës në integrimin në BE, përfshirë zbatimin e fundit të udhëtimit pa viza dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Në ndalesën e saj të fundit, në Mal të Zi, u takua me kryeministrin Milojko Spajiq në Podgoricë. Diskutimi i tyre u fokusua në përpjekjet e Malit të Zi për qasje në BE, me çka von der Leyen theksoi investimet kyçe të BE-së në energji, infrastrukturë dhe siguri kibernetike si pjesë e udhëtimit integrues të Malit të Zi.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!