Skip to main content

Area of Cooperation: Democracy and fundamental rights

Mbështetja e BE-së forcon sistemin e Regjistrimit të Gjendjes Civile të Kosovës, duke hapur rrugën për efikasitet dhe besueshmëri

Agjencia e Regjistrimit Civil të Kosovës ka shpallur integrimin e suksesshëm të mbi 3 milionë të dhënave të gjendjes civile të munguara në sistemin e saj të menaxhimit të identitetit. Arritja u bë e mundur nëpërmjet financimit nga Bashkimi Evropian (BE) dhe me mbështetjen e Danish Refugee Council, me kohëzgjatje nga viti 2012 deri në vitin 2023. Projekti kishte si qëllim të përmbushte mandatin e agjencisë në kuadër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Më 1 qershor të vitit 2023, Agjencia e Regjistrimit Civil të Kosovës mund të shpallë zyrtarisht përfundimin e suksesshëm të integrimit të të dhënave nga mbi 12,000 regjistra të gjendjes civile në sistemin e tyre.  Kjo arritje shënoi finalizimin e projektit “ Digitalisation of the Certified Copies of Civil Registry Books – Phase III” projekt që synon të lidhë arkivin elektronik të kopjeve të certifikuara me Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile në Kosovë. Projekti, i financuar nga BE-ja, kishte një buxhet prej 2 milionë euro dhe u zbatua nga Danish Refugee Council për një periudhë 42-mujore, duke filluar nga 2 dhjetor të vitit 2019.

 

Objektivi kryesor i projektit ishte që të kontribuonte në krijimin e një sistemi unik, gjithëpërfshirës dhe të përmirësuar të të dhënave të gjendjes civile drejt rritjes së besueshmërisë së sistemit të regjistrimit të Kosovës në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë. Mori pjesë në projekt Stafi kryesor i Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës, Ministrisë së Brendshme si dhe Zyrave Komunale të Gjendjes Civile, (që ofrojnë shërbime në nivel vendor).

Fushata MADE OF US mbërrin sot në Shqipëri

“Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE- Ballkani Perëndimor”, financuar nga BE-ja dhe sjellë për ju nga WeBalkans, vazhdon këtë javë në Shqipëri. Kjo fushatë sensibilizuese synon të promovojë një imazh pozitiv të BE-së te njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, të cilët udhëtojnë në të gjithë rajonin në çifte. Secili prej çifteve ndajnë përvojat e tyre gjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjen e tyre online. Delegacioni i BE-së në Shqipëri organizoi sot një drekë mediatike për të njoftuar fillimin e rrugëtimit në Shqipëri. Kreu i Seksionit Politik të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Alexi Hupin, i uroi mirëseardhjen vlogerëve dhe i përgëzoi për kontributin e tyre në promovimin e BE- së dhe Shqipërisë.

 

Vlogeret, Ornela Zani (@ornela.zani) nga Shqipëria dhe Natalia Orda (@natalia_orda) nga Polonia, e nisën dje rrugëtimin e tyre. Ato do të jenë në rrugë gjithsej për shtatë ditë midis datave 23 dhe 30 maj, duke shfaqur më të mirën e Shqipërisë, si edhe investimet e BE-së në rajon. Itinerari i tyre përfshin vizita në vendndodhje të ndryshme, duke përfshirë projekte turistike, kulturore dhe artistike që kanë marrë mbështetje nga BE-ja. Ndër projektet e financuara nga BE-ja që ato do të eksplorojnë është edhe EU4 Culture, i cili ofron asistencë për restaurimin e siteve dhe monumenteve të prekura nga tërmeti i vitit 2019. Gjithashtu, ato do të mbulojnë edhe ‘’Za Fest’’ një festival muzikor që tërheq vëmendje në rajonin verior të Shqipërisë, dhe Roman Emperors Vine Route, një koleksion turnesh virtualë që mbulojnë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë.

 

Fushata filloi në 18 prill dhe do të vazhdojë deri në 30 maj, ku çdo javë  fokusohet te një nga partnerët WB6. Vlogeret do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, 6000 km me makinë, dhe do të takojnë personalitete vendas interesantë dhe frymëzues gjatë rrugëtimit, duke shfaqur gjatë gjithë kohës peizazhe natyrore, monumente të jashtëzakonshme dhe trashëgimi kulturore unike që Ballkani Perëndimor ka për të ofruar. Dymbëdhjetë vlogeret do të regjistrojnë përvojat e tyre duke përdorur pajisjet e tyre dhe kanale të rrjeteve sociale, duke e përkthyer rrugëtimin në media sociale dhe përmbajtje në faqe interneti me cilësi të lartë, fotografi dhe video që do të shpërndahen në kanalet WeBalkans.

Çelet Thirrja për Çmimin e BE-së për Gazetari Investigative 2023

Çmimi i BE-së për Gazetari Investigative 2023 po pranon tani aplikime. Edhe një herë, çmimi prestigjioz vlerëson historitë më të mira investiguese që janë botuar vitin e kaluar kalendarik dhe hapet për gazetarët nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

 

Këtë vit, Çmimi i BE-së, përveç çmimeve kombëtare po prezanton një çmim rajonal për historitë më të mira nga gjithë rajoni bazuar te kritere të përcaktuara qartësisht. Kjo kategori e re është një zhvillim emocionues që do t’i nxisë gazetarët të mendojnë përtej kufijve kombëtarë dhe të trajtojnë probleme që ndikojnë gjithë rajonin.

 

Fondi i çmimit vjetor për secilin shtet është 10,000 euro, dhe fondi i çmimit për çmimet rajonale është po ashtu 10,000 euro. Tri historitë më të mira të vitit do të marrin çmim, dhe shuma për çmimet kombëtare dhe rajonale është 5,000 euro (vendi i parë), 3,000 (i dyti), dhe 2,000 (i treti).

 

Historitë duhet të kontribuojnë për lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit dhe transparencën që të mund të nominohen. Ato duhet të mbulojnë tema të ndryshme që kanë ndikim te ekonomia kombëtare dhe rajonale, vështirësitë për proceset e integrimit të këtyre shteteve në BE dhe problemeve të tilla si krimi i organizuar, format e ndryshme të ndikimit të huaj, dhunimi i të drejtave të njeriut, përfshirë dhe ato në fushën digjitale, sikurse dhe tema të tjera të cilat publiku mund të mos i njohë dhe aq mirë sa të parat.

 

Aplikimet mund të nominohet për çmimin kombëtar ose rajonal, ose për të dyja, dhe kjo mundësi ofrohet te vetë forma e aplikimit. Veç kësaj, një kandidat mund të aplikojë me disa histori në konkurs.

 

Fituesit e çmimeve kombëtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi bëhen automatikisht kandidatë për çmimin rajonal të BE-së për gazetarinë investiguese, nëse kjo shprehet në këtë mënyrë në formën e aplikimit. Juria për dyja çmimet, kombëtare dhe rajonale, përbëhet nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë të medias, redaktorë, anëtarë akademie dhe gazetarë të mirënjohur.

Fushata MADE OF US mbërrin sot në Serbi

Made of Us – një fushatë “rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans mbërrin këtë javë në Serbi. Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi zhvilloi sot një drekë me median për të çelur rrugëtimin në Kosovë. Znj. Plamena Halacheva, Zëvendës kryetarja e delegacionit të BE-së në Serbi mirëpriti vlogerët.

 

Vlogerët, Jelena Radovanović (fluorescentni_producent) nga Serbia dhe Joshua Steib (joshua.steib) nga Gjermania nisin sot udhëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 16 prill dhe 22 maj, duke shpalosur të mirat që ofron Serbia, si dhe investimet e BE-së në rajon. Itinerari përfshin vizita në vendndodhje të ndryshme duke përfshirë projekte të lidhura me teknologjinë, kulturën dhe shëndetësinë të mbështetura nga BE-ja. Midis projekteve të financuara nga BE-ja, ata do të vizitojnë dhe Anoris, një kompani që ka shpikur një “smart glove” për të mbështetur individët me probleme të shikimit, BioSense Institute, që ka bërë disa shpikje duke përfshirë edhe një robot që ndihmon në bujqësi dhe një projekt në qytetin e Ruma-ës që ndihmon të rinjtë në zhvillimin profesional dhe prodhimin e ushqimit të shëndetshëm.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do t’i kushtohet te një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

Fushata ndërgjegjësuese #IDecide rrit ndërgjegjësimin për zgjedhjet vendore në Shqipëri

Gjatë zgjedhjeve vendore të fundit në Shqipëri, #YEA-të në Shqipëri vazhduan traditën e fushatës ndërgjegjësuese #IDecide, që synon promovimin e pjesëmarrjes aktive në zgjedhjet vendore. Fushata arriti me sukses në katër qytete: Korçë, Rrëshen, Selenicë dhe Bulqizë, ku u angazhuan me të rinjtë për t’i edukuar ata rreth të drejtave të tyre politike, për të theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në proceset zgjedhore dhe për t’i fuqizuar ata të raportojnë rastet e keqadministrimit zgjedhor.

 

Për të mbyllur fushatën u mbajt një konferencë përfundimtare. Konferenca u përqendrua në diskutimin rreth gjetjeve të fushatës dhe rekomandimeve, analizës së trendeve gjatë zgjedhjeve dhe theksimit të ndikimin të korrupsionit në rezultatin e votimeve në sistemet demokratike.

Fushata „MADE OF US“ arrin sot në Maqedoninë e Veriut

„Made of Us“ – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut.  Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe e anasjellta. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e tyre përgjatë udhëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.

 

Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut shtroi një sillë sot për të lajmëruar nisjen e udhëtimit në Maqedoninë e Veriut. David Geer, Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, i mirëpriti vlogerët dhe i përgëzoi për kontributin që jepnin për promovimin e BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Vlogerët, Elena Vasilevska (@vasilevska_elena) nga Maqedonia e Veriut dhe Nick Van Putte (@traveltower) nga Belgjika, nisën sot rrugëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 2-8 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Maqedonia e Veriut, si dhe investimet e BE-së në rajon.  Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Ohrit, projektet novatore dhe bizneset turistike qe mbështeten nga BE-ja.  Midis projekteve të tjera të financuara nga BE-ja, do të vizitojnë dhe Parkun Aventura në Shkup, një projekt që u mundëson banorëve të Shkupit që të zbaviten në mënyrë aventurore, dhe kampin e skautëve në Strugë, një kamp pushimi të mirënjohur pranë qytetit të Strugës, si dhe sitin arkeologjik të Heraclae-s në Manastir, ndër më të njohurit në Maqedoninë e Veriut.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do të përqendrohet te një nga partnerët e WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete vendase interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

YEA-të në Ditën e Evropës në Bruksel

Disa Ambasadorë të Rinj Evropianë (YEA) nga Ballkani Perëndimor u ftuan në Ditën e Evropës  të këtij viti në Bruksel, duke iu bashkuar YEA-ve të tjerë nga Rajoni Lindor i Fqinjësisë së BE-së dhe Ambasadorët Vullnetmirë nga  Rajoni Jugor i Fqinjësisë. Dymbëdhjetë Ambasadorë të Rinj Evropianë nga Ballkani Perëndimor patën mundësinë të ndërvepronin me moshatarët e tyre dhe zyrtarë të BE-së dhe rajoneve fqinje, si dhe të merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme.

 

YEA-të e angazhuara në diskutime me njësi të ndryshme brenda Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), duke i lejuar të kuptonin më tepër për projektet dhe zonat e fokusit brenda DG NEAR. Për më tepër, ata patën mundësinë të takonin kolegë YEA nga Rajonet Lindore dhe Jugore të Fqinjësisë. Veç kësaj, ata vizituan Kolegjin e Universitet Evropian në Brugge, ku u angazhuan në diskutime me rektorin e universitetit, Znj. Federica Mogherini, lidhur me rolin e të rinjve dhe akademisë. Ditën e fundit të aktiviteteve, ata organizuan një sërë aktivitetesh të ndryshme gjatë Ditës së Hapur në Berlaymont, duke e shfaqur rajonin e Ballkanit Perëndimor në mënyrë krijuese.

Fushata „MADE OF US“ arrin sot në Bosnjë dhe Hercegovinë

„Made of Us – një fushatë rrugëtimi BE-Ballkani Perëndimor“, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e sjellë për ju nga WeBalkans arrin këtë javë në Maqedoninë e Veriut.  Kjo fushatë ndërgjegjësimi synon të promovojë në imazh pozitiv të BE-së te njerëzit në Ballkanin Perëndimor, dhe anasjelltas. Protagonistët e saj janë 12 vlogerë të rinj nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor që udhëtojnë nëpër rajon në çifte. Secili çift i bën të njohura përvojat e veta përgjatë rrugëtimit duke krijuar përmbajtjet e tyre online.

 

BE-ja në Bosnjë dhe Hercegovinë shtruan një sillë për median sot për të shpallur fillimin e rrugëtimit në Bosnjë dhe Hercegovinë. Aurelie Valtat, Zëvendës Shef në detyrë i Delegacionit të BE-së në BdhH dhe Patrik Turosik, Zëvendës Shef i Misionit dhe Konsull, Ambasada e Sllovakisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, mikpritën vlogerët dhe i përgëzuan për kontributin për promovimin e BE-së dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

 

Vlogerët, Milos Kuzmanovic (@miloskuzmanov1c) nga Bosnjë dhe Hercegovina dhe Simona Gavalcova (@vecinko) nga Slovakia, u nisën sot në udhëtimin e tyre. Ata do të udhëtojnë për plot shtatë ditë midis datave 9 maj, duke shfaqur të mirat që ofron Bosnja dhe Hercegovina, si dhe investimet e BE-së në rajon. Ata do të vizitojnë pika të ndryshme në vend, përfshirë dhe qytetin historik të Travnikut, projektet për të drejtat e njeriut dhe bizneset turistike që mbështeten nga BE-ja.  Gjithashtu, do të vizitojnë Muzeun e Fëmijërisë gjatë Luftës të vlerësuar me çmim nga BE-ja, një muze i dedikuar përvojës së rritjes së ndikuar nga lufta, dhe midis projekteve të financuara nga BE-ja, Rrugën e Vjetër Hekurudhore, projekt që përfshin vendosjen e një piste për biçikleta përgjatë itinerarit të hekurudhës së vjetër dhe kampin e kanotazhit Encijan që ndodhet në Lumin Tara, një nga lumenjtë më të bukur të Ballkanit Perëndimor.

 

Fushata nisi më 18 prill dhe do të vijojë deri më 30 maj, dhe çdo javë do t’i kushtohet te një nga partnerëve të WB6-s. Vlogerët do të vizitojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura nga BE-ja, do të përshkojnë 6000 km me autovetura dhe do të takojnë personalitete interesante dhe frymëzuese vendase përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin gjithë peizazhet natyrore, vendndodhjet e jashtëzakonshme me interes për t’u vizituar dhe trashëgiminë unike kulturore të Ballkanit Perëndimor. Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni momentet më të spikatura të këtij rrugëtimi emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe 12 vlogerët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor në Instagram!

Liberalizimi i vizave: BE-ja miraton udhëtimin pa viza për Kosovën

Udhëtimi pa viza për shtetasit e Kosovës do të bëhet realitet jo më vonë se 1 janari 2024. Pas marrëveshjes midis Parlamentit dhe Këshillit Evropian për një propozim nga Komisioni, shtetasit e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë pa viza në BE, për një periudhë maksimale prej 90 ditësh  çdo 180 ditë.

 

Udhëtimi pa viza u jep përfitime thelbësore qytetarëve të dyja palëve, duke i forcuar më tej marrëdhëniet e BE-së me Kosovën. Kosova i ka përmbushur në mënyrë të qëndrueshme të gjitha etapat dhe e ka treguar pareshtur përkushtimin e vet. Pas kësaj arritjeje, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të kenë së shpejtë mundësi të hyjnë pa viza në BE.

 

Komisioni i pati propozuar Parlamentit dhe Këshillit Evropian dhënien e mundësisë për udhëtim pa viza në BE për shtetasit e Kosovës qysh në 2016-n. Komisioni vlerësoi se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat që nga 2018-a, duke i realizuar të gjitha etapat e kërkuara në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave.

E BËRË NGA NE: Sapo ka nisur një aventurë e mrekullueshme

WeBalkans dhe Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) njoftojnë me krenari nisjen e fushatës ndërgjegjësuese “Made of Us – An EU-Western Balkans road trip” (E bërë nga ne – rrugëtim BE – Ballkani Perëndimor) që synon të promovojë një përshtypje pozitive për BE-në te banorët e Ballkanit Perëndimor, dhe e kundërta. Formati i fushatës karakterizohet nga 12 vlogerë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, që janë protagonistët e fushatës të cilët do të udhëtojnë nëpër rajon në çifte të përbëra nga një vloger nga BE-ja dhe një tjetër nga BP-ja. Çdo çift do të udhëtojë në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i bëjnë publike përvojat e tyre përgjatë rrugëtimit nëpërmjet përmbajtjeve online të krijuara prej vetë atyre.

 

Ambasadori i BE-së në Mal të Zi, znj. Oana Cristina Popa, ambasadori italian, znj. Andreina Marsella, si dhe folës të tjerë, folën në aktivitetin me rastin e nisjes së fushatës, që u mbajt në Shtëpinë e Evropës në Podgoricë.  Aktiviteti përfshinte ushqim të frymëzuar nga BE-ja dhe Ballkani, muzikë dhe lidhje me personalitete nga fushatat e mëparshme WeBalkans, si dhe influencues lokalë malazezë të mediave sociale.

 

Edhe vlogerët që mbulojnë pjesën e Malit të Zi të rrugëtimit, Emir Cirikovi nga Mali i Zi dhe Alice Franchi nga Italia, ndodheshin fizikisht në aktivitet dhe folën të dy bashkë me dhjetë vlogerë të tjerë të Made of Us që morën pjesë online. Pas aktivitetit, ata u nisën menjëherë për rrugëtimin e tyre me autoveturë.

 

Fushata do të zgjasë gjithsej gjashtë javë, midis 18 prillit dhe 30 majit, dhe çdo javë do t’i kushtohet një prej partnerëve të EB6-s. Vlogerët do të mbulojnë gjithsej 18 projekte të mbështetura, duke përshkuar 6000 kilometra me autovetura, dhe do të takojnë shumë personalitete lokale interesante dhe frymëzuese përgjatë rrugës, ndërkohë që do të shfaqin peizazhet natyrore, pikat më të spikatura dhe trashëgiminë unike kulturore që ofron Ballkani Perëndimor.  Dymbëdhjetë vlogerët do t’i regjistrojnë përvojat e tyre nëpërmjet pajisjeve të tyre personale dhe kanaleve të medias sociale, duke e kthyer udhëtimin e tyre në përmbajtje me cilësi të lartë rrjeti dhe mediash sociale, me foto dhe video që do të shpërndahen nëpër kanalet e WeBalkans.

 

Mos humbisni asnjë moment nga ky rrugëtim emocionues – filloni të ndiqni qysh tani WeBalkans dhe të gjithë vlogerët në Instagram.