Ndonëse jemi mësuar të dëgjojmë mbi njerëz që largohen nga fshati për të gjetur punë në qytetet e Bosnjë-Hercegovinës, rrallëherë ndodh e kundërta. Një nga ata persona që bënë të kundërtën është 38-vjeçarja, Rubina Dzanovic. Rubina u diplomua në Dizenjim Grafik, por nuk arriti kurrë të gjente një vend pune. Ajo lindi e jetoi në Sarajevë, deri diagnoza dëshpëruese e sklerozës së shumëfishtë i ndryshoi rrjedhën e jetës.
“Ndihesha mirë psikologjikisht. Megjithatë, fizikisht isha shumë e dobët për shkak të sëmundjes kronike. Ndjeja dhimbje dhe nuk vija gjumë në sy.” – thotë ajo. Mjekët i këshilluan që të lehtësonte dhimbjet duke kaluar disa kohë në ajrin e pastër të fshatit. Si rrjedhojë, Rubina filloi ta vizitonte rregullisht fshatin e të ëmës, ku ndodhej një burim termal. “Sa herë që shkoja në fshat, ndihesha më mirë. Për këtë arsye, filluam të kalonim më shumë kohë atje, dhe një ditë, unë dhe im shoq vendosëm të zhvendoseshim në fshat njëherë e përgjithmonë.” – shprehet ajo.
Mbështetje e vogël me ndikim të madh
Zhvendosja nga qyteti në fshat u shoqërua me sfida të shumta. Me kursimet e tyre, familja bleu një lopë dhe filloi të merrej me blegtori familjare. Megjithatë, iu duhet të gjenin një mënyrë për të fituar para. Ngritja e një biznesi familjar ishte zgjedhja e duhur, dhe me nxitjen e fqinjit të tyre, ata blenë disa lopë të tjera dhe filluan të prodhonin djathë. Kjo veprimtari filloi të pëlqehej dhe shitjet u shtuan, çka i bëri të kërkonin mbështetje shtesë.
Ndonëse nuk i pëlqejnë platformat e mediave sociale, herë pas here Rubina e përdor Facebook-un. Një ditë asaj i tërhoqi vëmendjen një reklamë në lidhje me një thirrje për propozime, financuar nga BE-ja në kuadër të projektit “P.O.W.E.R.”, zbatuar nga Caritas Bosnjë-Hercegovinë, që mbështet punësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Pasi diskutoi me të shoqin, Rubina vendosi të kërkonte informacione të mëtejshme. Ajo kontaktoi Caritas Bosnjë-Hercegovinë, e cila ishte organizata vendore zbatuese e projektit. Organizata konfirmoi se Rubina i plotësonte kushtet e projektit dhe shpjegoi se procedura e aplikimit ishte vërtet e thjeshtë. Duke mos pasur asgjë për të humbur, Rubina vendosi të përgatiste një propozim dhe paraqiti aplikimin e saj.
Për të qenë me efikasë në biznesin e tyre, iu nevojitej një traktor me dy rrota. Duke e pasur këtë pajisje, ata mund t’i kushtonin më shumë kohë prodhimit të qumështit dhe djathit, si dhe pasurimit të gamës së produkteve. “Falë projektit, ne morëm një traktor me dy rrota që na ka ndihmuar jashtë mase. Im shoq tani mund të punojë më shpejt dhe më me efikasitet. Thënë me fjalë të tjera, na ka ndihmuar shumë.” – shprehet Rubina me kënaqësi.
Shoqëria e Rubinës, “Rubi Milk”, kryesisht shet djathë artizanal dhe qumësht duke dërguar porosi në Sarajevë. Falë traktorit me dy rrota, tani kanë filluar të kultivojnë edhe perime. “Njerëzit interesohen për perime organike dhe të freskëta, ndaj menduam që t’i shtonim në listën tonë të produkteve. Ishte një ide e shkëlqyer, që klientëve tanë iu pëlqeu jashtë mase. Tani, krahas djathit, ofrojmë edhe perime të freskëta.”
Rubina Džanović
Ofrimi i mundësive të duhura
Për shumë persona me aftësi të kufizuara ose probleme shëndetësore, gjetja dhe mbajtja e një vendi pune përbën sfidë. Zlatko Mihalic nga Caritas Bosnjë-Hercegovinë shpjegon se objektivi i P.O.W.E.R. është t’i tregojë shoqërisë se personat me aftësi të kufizuara ndajnë të njëjtat të drejta si personat pa aftësi të kufizuara në aksesimin e mundësive të punësimit.
“Me mbështetjen dhe mundësitë e duhura, personat me aftësi të kufizuara mund të japin kontribut të vyer në shoqëri. Megjithatë, ata përballen me shumë sfida duke filluar nga stigmatizimi i përhershëm deri tek instrumentet mbështetëse të pamjaftueshme.” Me mbështetjen e duhur, përfituesit mund të zgjerojnë dhe të rritin biznesin dhe të përmirësojnë jetën e tyre.
Projekti P.O.W.E.R. u zbatua si pjesë e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar të BE-së midis Bosnjë – Hercegovinës dhe Malit të Zi. Mbi 100 persona me aftësi të kufizuara kanë përfituar nga projekti, duke rritur kapacitetet e tyre profesionale përmes mentorimit dhe trajnimit, mbështetjes së drejtpërdrejtë në blerjen e pajisjeve, këshillimit të karrierës, përdorimit të një platforme ndërvepruese për zhvillimin e karrierës, dhe punësimin ose mbështetjen e drejtpërdrejtë në punësi
Photo Credits: Rubina Dzanovic
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!