I rritur në Hungarinë Jugore në mesin e viteve ’80, Laszlo Juhasz, tani president, producent dhe botues i Institutit OnRizom, pushimet verore familjare i ka kaluar në bregdetin jugosllav.
Asokohe nuk e dinte se malet dhe gjërat nëpër të cilat kalonte me makinë do të bëheshin qendrore në jetën e tij profesionale.
Duke kaluar me shpejtësi në fillim të viteve 2010, Laszlo dhe Natasha Serec, si shumë të tjerë, lexuan tituj me fjalë si “futurist”, “brutalist”, “modernist”, “minimalist” duke marrë përsipër artet bashkëkohore dhe platformat mediatike. Këta tituj u shoqëruan me fotografi të vendeve dhe strukturave që Laszlo i kishte parë aq shumë si fëmijë, nga sedilja e pasme e makinës së familjes së tij në udhëtimet e tyre verore në bregdetin jugosllav.
Këta tituj të fillimit të viteve 2010 filluan të hedhin dritë të re mbi monumentet e Luftës së Dytë Botërore të shpërndara nëpër vendet e ish-Jugosllavisë. Këto struktura ikonike të rajonit filluan të tërheqin interes në nivel global. Një moment i tillë u pasua shpejt nga ekspozita e njohur e prodhimit MoMA “Drejt një utopie betoni: Arkitektura në Jugosllavi, 1948-1980” që u hap në Nju Jork në korrik të 2018.
Pas ekspozitës, kishte shumë vëmendje nga publiku për këto monumente, duke rezultuar në botimin e shumë librave fotografikë mbi këtë temë. Këto botime dokumentuan kryesisht aspektin vizual të monumenteve, duke e parë atë ose nga pikëpamja historike ose nga rëndësia arkitekturore ose shoqërore e kësaj trashëgimie të pasur dhe shumështresore socialiste.
Megjithatë, themeluesit e OnRizom dhe projektit kërkimor Sounding Spomenik Natasha Serec dhe Laszlo Juhasz nuk i vizituan këto ndërtesa në vend deri në vitin e dytë të pandemisë COVID_19, kur bota mori një pushim dhe njerëzit u rilidhën me natyrën. Duke qenë se të dy ishin prodhues të muzikës, ishte e qartë se ata do të ishin të interesuar për aspektin e zërit të këtyre strukturave masive dhe komplekse që përkujtojnë Luftën e Dytë Botërore.
“Është për shkak të materialeve nga të cilat janë bërë: kryesisht beton, mermer, qelq dhe metal, si dhe vendndodhjet e tyre, që këto ndërtesa nxisin interes për t’u parë nga një aspekt i zërit”, thotë Perec, një nga themeluesit e OnRizom-it dhe projektit hulumtues Sounding Spomenik.
Me kufijtë e mbyllur gjatë pandemisë, në fillim, Serec dhe Juhasz vizitonin vetëm monumentet në Slloveni. “Pas kësaj përvoje fillestare, koncepti i Sounding Spomenik lindi pothuajse menjëherë: duhet të sjellim muzikantë për të luajtur instrumente akustike portative në solo brenda këtyre strukturave të betonit për të kapur tingujt me mikrofona dhe pajisje të denjë regjistrimi. Muzika e luajtur është vetëm gjysma e projektit, gjysma tjetër është një seri regjistrimesh të sinqerta të tingujve mjedisorë të këtyre vendndodhjeve që do të thotë regjistrime të thjeshta në terren pa asnjë manipulim” thotë Juhasz për fazat e hershme të projektit të tyre.
Monumentet e Luftës së Dytë Botërore janë të shpërndara në të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë, duke e bërë si hap të natyrshëm të ardhshëm për dy studiuesit dhe prodhuesit e muzikës të duan të zgjerojnë kërkimin dhe punën e tyre. Kjo mundësi erdhi nga programi i Goethe-s, i financuar nga BE-ja, Kultura Lëviz Evropën – Thirrje Mobiliteti për Artistët.
Së shpejti u bashkuan me Studio6, të Serbisë, kolektiv muzikantësh interpretues, kompozitorë dhe studiuesish, të përkushtuar ndaj promovimit të muzikës bashkëkohore të sotme. Studio6 i priti për rezidencë artistike trevjeçare në Serbi, gjatë së cilës në bashkëpunim me artistë vendas, arritën të hulumtojnë dhe regjistrojnë në dy monumente të projektuara nga Bogdan Bogdanoviç, në Popina dhe Çaçak.
Rezidenca 21-ditore e artistëve në Beograd, Serbi, e organizuar nga Studio6 – Kolektivi i Muzikës Bashkëkohore ishte udhëtimi i parë më i gjatë kërkimor i OnRizom, ku kishin kohë të mjaftueshme për t’u njohur me instrumentistët e tyre pjesëmarrëse, arkitektë vendas, stilistë dhe ekspertë të fushës. Përveç rrjetëzimit, hulumtimit, punës në terren, post-produksionit dhe prezantimit të një mbrëmjeje të projektit përmbyllës të rezidencës, qëllimi i tyre kryesor ishte të planifikonin dhe zhvillojnë me kujdes dy sesione regjistrimi në dy vende ikonike përkujtimore, të dyja të dizajnuara nga arkitekti Bogdan Bogdanoviq: në Popinë me violinisten serbe Manja Ristiq dhe në Çaçak me harpisten serbe Milana Zariq.
Më 25 korrik, në fund të rezidencës së tyre, patën prezantim publik të projektit Sounding Spomenik në Beograd, të cilit iu bashkua historiani Nenad Lajbenshperger.
Kombinimi i muzikës, arkitekturës, dizajnit dhe kërkimit historik është themeli i projektit Sounding Spomenik që synon të rishqyrtojë memorialet e Luftës së Dytë Botërore të Jugosllavisë të njohur gjerësisht si “spomenik” përtej narativave të tyre dominuese politike dhe ideologjike, duke theksuar rëndësinë e tyre arkitekturore dhe më e rëndësishmja, tingullin e tyre. Nëpërmjet seancave të regjistrimit në vend dhe në terren dhe përfundimisht nëpërmjet performancave të gjalla, muzikantët angazhohen me këto struktura të ndërtuara, duke i dokumentuar cilësitë e tyre akustike si dhe tingujt mjedisorë përreth tyre, dhe kështu duke krijuar kështu arkiv të gjallë që zgjeron të kuptuarit tonë për historinë dhe trashëgiminë socialiste.
Në çdo vend, Serec dhe Juhasz ftojnë muzikantë vendas të angazhohen me këto struktura dhe në këto regjistrime. Deri tash, kanë punuar me disa artistë vendas në Slloveni dhe Serbi, dhe aktualisht janë duke u përgatitur për qëndrimin në Bosnje dhe Hercegovinë, ku do të zgjerojnë kërkimet e tyre.

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!