Skip to main content

Mbështetje për sundimin e ligjit përmes transformimit digjital - Avancimi i kapaciteteve të menaxhimit të çështjeve dhe inteligjencës së biznesit në Shqipëri (EU4Digital Justice)

Project Description

Projekti “BE-ja për drejtësi digjitale” synon të forcojë shtetin e së drejtës dhe të rrisë besimin në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke përmirësuar efikasitetin, transparencën dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor përmes digjitalizimit, në përputhje me standardet e BE-së.
Përfituesit kryesorë të projektit janë:
- Qendra për Teknologjitë e Informacionit në Sektorin e Drejtësisë dhe;
- Prokuroria e Përgjithshme.
Projekti është i strukturuar rreth katër rezultateve kryesore:
Rezultati 1: Qendra për Teknologjitë e Informacionit ka avancuar zbatimin e udhërrëfyesit dhe kuadrit të ndërveprueshmërisë për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Ky rezultat synon të forcojë kapacitetin e Qendrës për të udhëhequr digjitalizimin e sistemit të drejtësisë, duke u fokusuar në zbatimin e udhërrëfyesit të digjitalizimit dhe të kuadrit të ndërveprueshmërisë.
Rezultati 2: Është krijuar dhe funksionon sistemi i menaxhimit të çështjeve për prokuroritë e përgjithshme. Projekti do të krijojë një sistem plotësisht funksional të menaxhimit të çështjeve për prokuroritë në Shqipëri, duke zëvendësuar sistemin jo-funksional CAMS dhe duke u përafruar me kuadrin e ndërveprueshmërisë dhe me udhëzimet e CEPEJ-it.
Rezultati 3: Është krijuar dhe funksionon sistemi i statistikave dhe i inteligjencës së biznesit. Projekti synon të krijojë një depo të dhënash dhe një sistem të inteligjencës së biznesit për të përmirësuar efikasitetin dhe transparencën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke lehtësuar prodhimin dhe ndarjen e statistikave të besueshme ndërmjet institucioneve.
Rezultati 4: Sistemi i menaxhimit të çështjeve për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK) është zgjeruar dhe është funksional. Ky aktivitet synon të mbështesë modernizimin e veprimtarisë së SPAK-ut përmes mbështetjes së zbatimit të vazhdueshëm të sistemit të tij të menaxhimit të çështjeve dhe forcimit të efikasitetit dhe ndërveprueshmërisë së këtij sistemi.
Specific Objective

• Qendra për Teknologjitë e Informacionit ka avancuar zbatimin e udhërrëfyesit dhe kuadrit të ndërveprueshmërisë për digjitalizimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri;
• është krijuar dhe funksionon sistemi i menaxhimit të çështjeve për zyrat e prokurorisë;
• është krijuar dhe funksionon sistemi i statistikave dhe i inteligjencës së biznesit.
Expected Results

• mbështetje teknike dhe ngritje kapacitetesh për zbatimin e udhërrëfyesit dhe kuadrit të ndërveprueshmërisë, të ofruara për Qendrën e Teknologjive të Informacionit;
• është zbatuar qasja e menaxhimit të ndryshimit për institucionet e drejtësisë;
• është miratuar strategjia e mirëmbajtjes për institucionet e drejtësisë;
• zhvillimi dhe zbatimi i softuerit për sistemin e menaxhimit të çështjeve (CMS);
• pajisjet dhe shërbimet për CMS janë prokuruar dhe instaluar;
• Softueri i Inteligjencës së Biznesit për Prokurorinë është zbatuar.

Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi
Topic:
Digjitalizimi, Gjyqësori, Qeverisja e mirë, Të drejtat e njeriut
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.11.2024
End Date:
30.10.2028
Social Media Links: