Skip to main content

BE-ja për zhvillim ekonomik: zhvillim ekonomik lokal i nxitur nga turizmi, me fokus në trashëgiminë kulturore (EU4EconomicDevelopment)

Project Description

Projekti mbështet zhvillimin ekonomik vendor të qëndrueshëm në Shqipëri përmes mbrojtjes, menaxhimit dhe vlerësimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit–Klosit, një prej siteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend. I financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga AICS, në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si edhe me institucionet kombëtare të trashëgimisë kulturore, projekti ndërthur ruajtjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin e turizmit dhe fuqizimin e komunitetit.
Projekti financon punime për ruajtjen dhe mbrojten, infrastrukturën për vizitorët, programet për ngritjen e kapaciteteve, grante për zhvillimin lokal dhe mbështetje institucionale për qeverisjen e parkut. Përmes një qasjeje të integruar, projekti synon:
- të përmirësojë cilësinë e shërbimeve turistike, të forcojë sipërmarrjen vendore, të krijojë mundësi punësimi dhe të rrisë pjesëmarrjen e komuniteteve lokale në përdorimin e qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore.
Duke lidhur ruajtjen e trashëgimisë me zhvillimin ekonomik, projekti kontribuon në rritje gjithëpërfshirëse dhe në rritjen e atraktivitetit të rajonit të Mallakastrës si destinacion i turizmit kulturor.
Specific Objective

• forcimi i ruajtjes, mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të Parkut Arkeologjik të Bylisit–Klosit;
• përmirësimi i infrastrukturës turistike dhe i shërbimeve për vizitorët që lidhen me parkun arkeologjik;
• mbështetja e zhvillimit ekonomik vendor përmes granteve dhe nismave turistike të bazuara në komunitet;
• rritja e kapaciteteve të profesionistëve të trashëgimisë kulturore, institucioneve publike, operatorëve turistikë dhe komuniteteve lokale;
• promovimi i qeverisjes së integruar dhe koordinimit ndërmjet palëve të interesuara në nivel kombëtar dhe vendor, përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e turizmit.
Expected Results

• forcimi dhe bërja funksionale e kuadrit të ruajtjes dhe menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylis–Klosit;
• realizimi i investimeve strategjike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe infrastrukturës për vizitorët;
• mbështetja e bizneseve lokale dhe nismave komunitare përmes granteve dhe asistencës teknike;
• rritja e kapaciteteve të profesionistëve të trashëgimisë, guidave, institucioneve publike dhe palëve të interesuara vendore përmes programeve të specializuara të trajnimit;
• rritje e interesit turistik dhe mundësive socio-ekonomike përmes vlerësimit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore.

Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Zhvillimi ekonomik
Subsector:
Konkurrueshmëria dhe rritja
Topic:
Kultura, Zhvillimi lokal, Infrastruktura, Puna, Zhvillimi i shkathtësive, Gratë, Rinia
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.02.2021
End Date:
31.01.2028
EU Project Number:
420-271