Skip to main content

Zhvillimi i Sistemeve të Regjistrimit dhe Identifikimit të Operatorëve Ekonomikë (EORI2) dhe Menaxhimit Uniform të Përdoruesve dhe Nënshkrimit Digjital (UUM dhe DS)

Project Description

Projekti “Zhvillimi i sistemeve të Regjistrimit dhe Identifikimit të Operatorëve Ekonomikë (EORI2) dhe Menaxhimit Uniform të Përdoruesve dhe Nënshkrimit Digjital (UUM&DS)” mbështet procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke avancuar përafrimin e sistemit të saj doganor me standardet dhe kërkesat e BE-së. Përqendrohet në modernizimin e procedurave doganore, thjeshtimin e inspektimeve dhe formaliteteve, që lidhen me lëvizjen e mallrave dhe forcimin e ndërveprimit të sistemeve doganore kombëtare dhe të BE-së.

Ky veprim kontribuon në agjendën digjitale të vendit përmes zhvillimit dhe përmirësimit të sistemeve të IT-së doganore në përputhje me Planin Strategjik Shumëvjeçar të BE-së për Doganat Elektronike. Mbështet futjen e mjeteve kryesore të pajtueshme me BE-në, duke përfshirë Dokumentin e Vetëm Administrativ (SAD), dhe mundëson ndërlidhjen midis sistemeve doganore kombëtare dhe të BE-së.

Duke krijuar zgjidhje digjitale moderne, të integruara dhe të orientuara drejt përdoruesit, projekti përmirëson efikasitetin, transparencën dhe qasjen e shërbimeve doganore për operatorët ekonomikë, paralelisht rrit pajtueshmërinë me legjislacionin e BE-së dhe lehtëson tregtinë.
Specific Objective

Objektivi i përgjithshëm është të sigurohet përputhja e sistemit doganor të Maqedonisë së Veriut me kërkesat e BE-së përmes krijimit të sistemit të unifikuar për menaxhimin dhe identifikimin e përdoruesve të jashtëm dhe qasjen e tyre në shërbimet doganore.

Objektivat specifike janë:
• Krijimi i një sistem të unifikuar për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë dhe përdoruesve të jashtëm;
• Mundësimi i një qasje të sigurta dhe frutdhënëse në sistemet doganore kombëtare dhe të BE-së;
• Mbështetja e zhvillimit dhe zbatimit të sistemeve të ndërveprueshme të TI-së doganore në përputhje me standardet e BE-së;
• Rritja e efikasitetit, transparencës dhe lehtësimi i përdorimit të procedurave dhe shërbimeve doganore;
• Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike për menaxhimin e sistemeve moderne elektronike doganore.
Expected Results

• Sistem i Regjistrimit dhe Identifikimit të Operatorëve Ekonomikë (EORI2) i themeluar dhe funksional, që siguron një sistem të unifikuar për regjistrimin dhe identifikimin e operatorëve ekonomikë në fushën doganore;
• Sistem funksional i Menaxhimit të Unifikuar të Përdoruesve dhe Shërbimeve Digjitale (UUM dhe DS), i cili, u mundëson tregtarëve qasje të sigurt në sisteme të shumta IT-je doganore në përputhje me kërkesat e BE-së;
• Sisteme TI doganore të zhvilluara, të testuara dhe plotësisht funksionale, duke përfshirë specifikimet funksionale dhe teknike, ndërfaqe të sistemit dhe integrimin me sistemet kombëtare dhe të BE-së;
• Ndërveprim i forcuar midis doganave dhe sistemeve të tjera përkatëse qeveritare, duke mbështetur shkëmbimin efikas të të dhënave dhe operacionet e koordinuara.
• Kapacitete të përmirësuara të administratës doganore dhe operatorëve ekonomikë përmes trajnimit, dokumentimit dhe mbështetjes për përdorimin efektiv të sistemeve.
• Efikasitet dhe transparencë e përmirësuar e procedurave doganore, duke lehtësuar tregtinë dhe duke kontribuar në përafrimin me mjedisin elektronik doganor të BE-së.
Project map
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Reforma e administratës publike
Topic:
Digjitalizimi, Biznesi
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.11.2024
End Date:
31.10.2026
Social Media Links:

EU Project Number:
453-903