RHP-ja shpërndan çelësat e 44 apartamenteve të sapondërtuara në Subotica, Serbi News | WeBalkans

RHP-ja shpërndan çelësat e 44 apartamenteve të sapondërtuara në Subotica, Serbi

15 Dec 2022
15/12/2022

RHP-ja shpërndan çelësat e 44 apartamenteve të sapondërtuara në Subotica, Serbi

U shpërndanë 44 çelësa apartamentesh të sapondërtuara të Regional Housing Programme (RHP) familjeve refugjate në Subotica, Serbi. Deri më sot, janë caktuar më shumë se 6,800 shtëpi për përfituesit nga e gjithë Serbia, një nga katër shtetet partnere të RHP-së.

 

Përveç vetë përfituesve, tek të pranishmit në ceremoninë për shpërndarjen e çelësave përfshihej edhe Nataša Stanisavljević-i, Commissioner for Refugees and Migration of the Republic of Serbia; Stevan Bakić, kryebashkiak i Subotica-s, Emanuele Giaufret, ambasador dhe Head of the European Union Delegation to the Republic of Serbia;  Christian Ebner, ambasador i Austrisë në Serbi; Daniel Mohseni, Second Secretary at the German Embassy in Serbia; Ivana Jelić, Assistant Durable Solutions Officer, at the United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR) in Serbia, dhe Dušan Kovačević, Head of the Public Sector Projects Implementation Unit Ltd.

 

Në emër të Bashkimit Evropian – donatori kryesor i RHP-së – Emanuele Giaufret uroi familjet për shtëpitë e tyre të reja dhe reflektoi për rolin e BE-së dhe partnerëve të saj në sigurimin e banesave për një numër të madh familjesh refugjate. “Është kënaqësi e madhe t’u dorëzojmë çelësat 44 familjeve që tanimë do të nisin një jetë të re,” tha ai. Këto familje vuajtën goxha gjatë luftërave të viteve ’90 në Jugosllavi dhe tani, ato më në fund i kanë sytë nga e ardhmja dhe një jetë më e mirë.”

Lexoni më shumë (Read more)

Burimi: RHP

Forografia: RHP

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.