Orkestra „No Borders“ kampion i bashkëpunimit rajonal për vitin 2022
Orkestra „No Borders“ kampion i bashkëpunimit rajonal për vitin 2022
The Regional Cooperation Council (RCC) dhe Ministria Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë (BMEIA) kanë njoftojnë se fituesi i Çmimit Dr Erhard Busek “Kampion të Bashkëpunimit Rajonal” për vitin 2022 është “No Borders Orchestra” (NBO).
Midis shumë nominimeve të pranuara këtë vit, juria, e përbërë nga Goran Svilanovic, ish-sekretar i përgjithshëm i RCC; Asja Krsmanovic, Menaxhere e Programit të Konkurrencës në Festivalin e Filmit në Sarajevë; dhe Umut Ergezer, Koordinator i Strategjisë RCC SEE 2030/Analist i Lartë i Politikave Ekonomike, unanimisht zgjodhën NBO-në si fituese për vitin 2022. Fituesi i këtij titulli prestigjioz do të marrë shpërblim financiar në shumën prej 5000 euro. Falënderojmë të gjithë të nominuarit e shumtë dhe i urojmë fat vitin e ardhshëm.
Kampioni i bashkëpunimit rajonal është një çmim vjetor i inauguruar nga RCC në Shkurt të vitit 2013 me rastin e 5 vjetorit të organizatës. Në vitin 2022, në bashkëpunim me BMEIA0-në , çmimi ndryshoi titullin e tij në Dr Erhard Busek “Kampion i Bashkëpunimit Rajonal”, duke nderuar pas vdekjes z. Busek i cili ishte Koordinatori Special i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore- paraardhësi i RCC, por edhe një mbështetës i vendosur i Ballkanit Perëndimor dhe avokat i zjarrtë i integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.
Burimi: RCC
Fotografitë: RCC