Mësimi rreth artit të biznesit në një vend të pazakontë
5 Nëntor 2020
Një sipërmarrës i ri nga Serbia udhëton në një fshat të vogël në Spanjë për të mësuar artin e biznesit.
Torralba de Ribota ka vetëm 120 banorë dhe ekonomia e saj është shumë larg gjallërueses. Ky fshat në verilindje të Spanjës nuk ka dyqane dhe ka vetëm një bar, dhe burimi kryesor i të ardhurave për banorët është bujqësia. Por një sipërmarrës 31-vjeçar serb, Mladen Savković, vendosi të kalonte një muaj atje për të përmirësuar aftësitë e tij në biznes.
Mladen është profesionist i marrëdhënieve me publikun (PR), i cili pas një përvoje 10-vjeçare si gazetar dhe profesionist i pavarur në PR për veprimtari artistike dhe kulturore, vendosi të hapte agjencinë e tij të PR-it. Megjithatë, Mladen kuptoi se i nevojitej mbështetje për të pasur performancë më të mirë. “Lexova një histori të një gruaje nga Serbia e cila kishte themeluar një shoqëri, që prodhon makarona artizanale. Për të përmirësuar biznesin e saj, ajo kishte aplikuar për të marrë financim nga BE-ja që të shkonte për disa muaj në Siçili ku do të mësonte zanatin nga ekspertët. Kjo m’u duk zgjidhja ideale për mua! Ndaj, fillova të hulumtoja se si ia kishte arritur,” – thotë ai.



