
NJË KLIK MË AFËR: SFIDIMI I STEREOTIPEVE DHE SHPALOSJA E KREATIVITETIT
Në botën e sotme digjitale, zotërimi i aftësive digjitale nuk është më luks. Aftësitë digjitale mund t’i kapërcejnë boshllëqet, të zhbllokojnë mundësitë dhe të sfidojnë paragjykimet e rrënjosura thellë.
Konsideroni një të ri rom që jeton në Ballkanin Perëndimor, që zakonisht përballet me barriera për punësim dhe me shumë gjasë Nuk është në Arsim, Punësim ose Trajnim (NEET). Sipas Anketës së UNDP-së për Romët e vitit 2017, norma e NEET në mesin e romëve lëviz nga 73% në 86%, me normat për gratë rome që arrijnë deri në 93% në disa zona.
Adresimi i papunësisë së të rinjve romë kërkon zgjidhje integruese dhe këtu aftësitë digjitale janë kyçe. Me qasje në trajnime digjitale, të rinjtë romë mund të fitojnë aftësi të vlefshme në marketingun digjital, kodimin apo analizën e të dhënave, duke nxjerrë në pah talentin sipërmarrës dhe duke rritur bizneset e tyre. Ky ndryshim mund të ndryshojë narrativin nga një përjashtim në inkluzivitet dhe nga paragjykimi në mundësi.
Projekti Rajonal për Ri-integrim të të Kthyerve (RRR) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, punon me partnerë dhe të kthyer për të theksuar rëndësinë e përfshirjes digjitale dhe investimit në programe të trajnimit digjital të përshtatura për nevojat e të kthyerve romë. Këto nisma kanë pajisur romët dhe të kthyerit me aftësi thelbësore digjitale, duke kontribuar për një shoqëri më të barabartë dhe më të drejtë.
Aftësitë digjitale po ashtu nxisin kreativitetin, që është i pranishëm prej shumë kohësh te komunitetet rome. Me aftësi digjitale, të rinjtë romë mund të shfaqin talentin e tyre globalisht, përmes mediave sociale, bizneset online apo tregimin e storjeve online.
Kjo është storja e Doan Uzeirovski nga Prilepi, Maqedoni e Veriut, i cili para disa muajve përfundoi trajnimin e tij digjital me Projektin Rajonal për Ri-integrim të të Kthyerve (RRR) i financuar nga BE dhe i zbatuar nga UNDP. Ai është një nga 145 të rinj romë dhe të kthyer që trajnohen në komunat partnere në Maqedoninë e Veriut, që tashmë e ka kryer kursin.
Sytë e Doanit shkëlqejnë kur flet për ëndrrën e tij të jetës.
“Jam shumë krenar që përfundove kursin e trajnimit digjital dhe tani planifikoj të përdor aftësitë që kam mësuar për të zhvilluar kanalin tim në YouTube. Më vonë, dua të hap dyqanin tim si berber, të krijoj logon time dhe ueb faqen, të xhiroj sesionet e mia stilistike dhe në atë mënyrë të promovojë vetën. Bota digjitale është shumë e madhe dhe e mbushur me mundësi. Unë sapo kam filluar, por ndjehem i sigurt që mund të gjejë “vendin tim digjital” në të!”
Doan Uzeiroski, Prilep – Maqedonia e Veriut
Transformimi digjital po ashtu ndryshon shoqëritë, shpesh duke i zhvendosur shërbimet qeveritare online. Në Shqipëri projekti RRR ndihmon në kapërcimin e boshllëkut digjital për të kthyerit e rrezikuar në komunitetet rurale. Me mbështetje të BE-së dhe UNDP-së dhe në partneritet me Agjencinë Kombëtare Shqiptare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), 195 të rinj romë dhe egjiptianë kanë përfunduar trajnimin për aftësi digjitale, duke rritur punësueshmërinë e tyre dhe duke ndihmuar komunitetet e tyre.