Skip to main content

Shpallen fituesit e Çmimit të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2023.

Më 27 prill, Komisioni Evropian shpalli 14 fituesit e Çmimit të pestë të BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe TurqiÇmimi i këtij viti vlerëson arritjet për nxitjen e dimensionit të përfshirjes së romëve në Agjendën Digjitale dhe në Ekonominë e Gjelbër. Ceremonia e çmimit u mbajt në kuadër të Javës së Romëve të BE-së 2023 (24-27 prill 2023) me mikpritjen e Parlamentit Evropian.

 

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh: Përgëzime gjithë fituesve që kanë punuar shumë mirë! Shpresoj se ky çmim do të ndihmojë zgjerimin e aktiviteteve të tyre të rëndësishme, në mënyrë që të frymëzojnë dhe aktorë të tjerë që duan ta përmirësojnë komunitetin rom.”

 

Çmimi i BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, i nisur rreth 10 vjet më parë, synon të nënvizojë rëndësinë e integrimit të romëve në procesin e Zgjerimit të BE-së dhe të tregojë vendosmërinë dhe përkushtimin e BE-së për përmirësimin e përfshirjes sociale të popullsisë rome në shoqëri dhe sigurimit të rezultateve të prekshme në terren.

 

Nëpërmjet Çmimit, BE-ja u njeh meritën të gjitha përpjekjeve dhe rezultateve të prekshme për t’i fuqizuar romët që të arrijnë potencialin e tyre të plotë si anëtarë me të drejta të njëjta të shoqërive ku jetojnë dhe punojnë. Edicioni i sivjetshëm i çmimit përqendrohej te përfshirja e romëve në agjendën digjitale dhe ekonominë e gjelbër, që përfaqësojnë mundësi të reja për përmirësimin e pozitës në rajon të grave dhe burrave vulnerabël romë në të ardhmen. Dinamikat e përfshirjes së romëve ndikohet nga përparimi i shoqërisë, përfshirë dhe fushën e agjendës digjitale dhe ekonomisë së gjelbër dhe duhet të sigurohemi që romët të mos lihen pas. Për këtë arsye, që të jemi një hap përpara për përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve dhe pjesëmarrjes së tyre, është e rëndësishme të merren masa të vendosura që t’u përgjigjen këtyre vështirësive, duke ofruar mundësi për lehtësimin e aksesit në arsim dhe punësim, në shërbimet shëndetësore dhe sociale si dhe të mobilizimit të komunitetit.

 

Organizatat fituese të shoqërisë civile u shpërblyen me një çmim prej 7,500 eurosh për vendin e parë dhe 4,500 për vendin e dytë. Ndërsa fituesit e sektorëve privatë dhe publikë morën çmime jomonetare. Të gjithë fituesve iu dha si shpërblim një vizitë studimore në Bruksel, një trofe dhe një certifikatë vlerësimi.