“Fillimi i rrugëtimit me erasmus+, investimi im më i mirë”
11 Nëntor 2020
Nga lufta dhe kriza ekonomike gjatë fëmijërisë në Jugosllavi në të punuarit dhe të studiuarit për një të ardhme të paqtë dhe të begatë në BE.
Bojana Zimonjić (30), nga Serbia mësoi për herë të parë rreth Bashkimit Evropian në shkollën e mesme gjatë orës së edukimit qytetar. Ajo kishte dëgjuar më parë për të nga lajmet, por shprehet se nuk e dinte vërtet qëllimin e BE-së. Sidoqoftë, qëkur ka qenë fëmijë, gjërat më të rëndësishme për Bojanën kanë qenë paqja dhe mirëqenia. Ashtu si dhe për shumë fëmijë të tjerë të lindur në Jugosllavi, lufta dhe kriza ekonomike pati ndikim te fëmijëria e Bojanës.
Në shkollën e mesme, ajo mësoi se vlerat themelore të BE-së kanë për qëllim të parandalojnë këto dy probleme duke promovuar paqe dhe mirëqenie ekonomike për të gjithë. “Kjo ide m’u duk fantastike dhe u dashurova me BE-në dhe idenë pas saj,”u shpreh ajo. Më tej Bojana shpjegon se edhe gjatë shkollës së mesme ajo e kishte kuptuar se për të promovuar këto vlera duhet të angazhohesh në mënyrë aktive. Si rrjedhojë, ajo vendosi të studionte Shkenca Politike në universitet.



