Disa zakone nuk ndryshojnë: një pasion fëmijërie i kthyer në profesion
11 Nëntor 2020
Nëpërmjet ERASMUS+ Florjan Muhaj nga Shqipëria e ka kthyer pasionin e tij për shkencat politike në karrierë profesionale.
Politika ka qenë pasioni i Florjanit qe në fëmijëri. Kur shokët e tij luanin me top, Florjanit i pëlqenin lajmet dhe ngjarjet politike. Ai u përfshi në klubin e shkollës së tij për shkencat politike kur ishte vetëm 14 vjeç. Më pas ai iu bashkua senatit të shkollës dhe u përzgjodh President. Ai e vazhdoi aktivizmin politik në shkollën e mesme ku promovoi problematikat mjedisore për bashkëmoshatarët e tij.
“Ndoshta disa gjëra shfaqen në fëmijërinë e hershme dhe thjesht bëhen më të forta dhe më të forta,” shprehet Florjani. Kur erdhi momenti për të vendosur për kursin e studimit në universitet, ai nuk kishte dyshime për fakultetin që do të zgjidhte. Ai u regjistrua në kursin e Universitetit të Shkencave Politike të Tiranës, i cili sipas Florjanit ishte ‘një program studimi relativisht i ri’. Ai kombinonte interesat e tij për demokratizimin, veprimin politik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.



