Përmirësimi i shërbimeve lokale të kujdesit social përmes partneriteteve me qytetarët dhe drejt standardeve të BE-së (EU4SocialCare)
Project Description
“BE-ja për shërbimin social” është një projekt trevjeçar (2023–2026) i zbatuar nga UNICEF Albania dhe World Vision Albania (WVA) dhe i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “BE për Përfshirje Sociale në Shqipëri” (IPA 2019). Projekti vepron në 14 bashki në gjithë Shqipërinë – Gjirokastër, Vorë, Cërrik, Librazhd, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamzë, Vlorë, Elbasan dhe Durrës, për të forcuar shërbimet e kujdesit social në nivel vendor, në përputhje me standardet e BE së.
Projekti krijon dhe zgjeron shërbimet komunitare dhe të specializuara të kujdesit social, ndërton kapacitetet e pushtetit vendor dhe profesionistëve të vijës së parë, angazhon vullnetarë të rinj në aktivitetet e informimit dhe të kontaktit me komunitetin, si dhe mbështet qëndrueshmërinë afatgjatë të shërbimeve përmes përmirësimit të planifikimit, buxhetimit dhe monitorimit. Ai u sjell përfitime të drejtpërdrejta rreth 18,000 individëve dhe 6,000 familjeve në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, përfshirë persona me aftësi të kufizuara, të mbijetuar nga dhuna, gra dhe fëmijë.
Specific Objective
• krijimi i shërbimeve të reja ose zgjerimi i shërbimeve komunitare dhe të integruara të kujdesit social, si dhe forcimi i mëtejshëm i një qasjeje të strukturuar ndaj menaxhimit të rasteve, standardeve të shërbimeve dhe punës së terrenit përmes shërbimeve me njësi lëvizëse dhe shërbimeve në shtëpi, për të mbështetur familjet dhe individët në rrezik përjashtimi.
• ofrimi i shërbimeve të specializuara të kujdesit social (për gratë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara dhe për të mbijetuarit e dhunës), si dhe ndërtimi i kapaciteteve të përshtatura dhe mentorimi për profesionistët e vijës së parë, për të siguruar cilësi të mjaftueshme të shërbimeve të integruara.
• forcimi i kapaciteteve bashkiake për të krijuar dhe ofruar shërbime të kujdesit social në afat të gjatë dhe për të garantuar qëndrueshmëri financiare dhe politike për këto shërbime të kujdesit social.
Expected Results
• të paktën 10 shërbime të reja ose të zgjeruara komunitare dhe të integruara të kujdesit social të krijuara në partneritet mes pushtetit vendor dhe organizatave të shoqërisë civile në 10 bashki, duke sjellë përfitime për rreth 18,000 individë dhe 6,000 familje në rrezik përjashtimi.
• të paktën katër shërbime të reja ose të zgjeruara të specializuara të kujdesit social (për persona me aftësi të kufizuara, gra dhe fëmijë, si dhe të mbijetuar nga dhuna) të krijuara në zonat me nevojë më të lartë.
• rreth 350 profesionistë të vijës së parë në fushën e kujdesit social me kapacitete të forcuara përmes trajnimit të përshtatur në vend pune, mentorimit dhe rrjeteve të bashkëpunimit me kolegët (peer networking).
• 14 bashki me sisteme të përmirësuara menaxhimi, përfshirë përdorimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për Shërbimet e Kujdesit Social (NERSCS) dhe mjeteve të planifikimit të kujdesit social të përshtatur ndaj krizave/shokëve.
• shërbimet e kujdesit social dhe Njësitë e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit (NARUs) të integruara në buxhetet afatmesme të bashkive të synuara, duke siguruar qëndrueshmëri përtej ciklit të projektit.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Shoqëri të barabarta dhe të drejta Subsector:
Mbrojtja e pakicave dhe grupeve të cenueshme Topic:
Qeverisja e mirë Project Status:
Në vazhdim Start Date:
17.12.2023 End Date:
18.12.2026 Social Media Links:
https://worldvision.al/https://www.linkedin.com/company/unicef-albania/posts/?feedView=all
https://www.linkedin.com/company/albania-world-vision/posts/?feedView=all
https://www.facebook.com/unicefalbania
https://www.facebook.com/@WVAlbania
https://www.instagram.com/unicefalbania/
https://www.instagram.com/worldvisionalbania/
EU Project Number:
451 856 


