Skip to main content

BE për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër – Programi rajonal i menaxhimit të mbetjeve (EU4CE - ReWaM)

Project Description

Në Shqipëri, menaxhimi i mbetjeve mbetet një sfidë e madhe për cilësinë e jetës, mbrojtjen e ekosistemeve, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe rritjen e interesit ekonomik e turistik të vendit. Kësisoj, qeveria po i jep përparësi zbatimit efektiv të një sistemi të integruar të menaxhimit të mbetjeve, të bazuar në parimet e ekonomisë qarkulluese.
Shqipëria, që nga viti 2014 është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cili i nisi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit në korrikun e vitit 2022 dhe menaxhimi i mbetjeve është një çështje thelbësore për përafrimin me BE-në, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 27 për Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike, i hapur në shtator 2025.
Në kuadër të IPA III, BE-ja i ka deleguar AFD-së menaxhimin e përbërësit të investimeve të programit “EU for Circular Economy and Green Growth – Regional Waste Management programme” (EU4CE-ReWaM), i financuar me një grant evropian prej 19 milionë eurosh. Programi zbatohet në dy zona të menaxhimit të mbetjeve, Kukës dhe Gjirokastër/Vlorë-Jug, dhe përfshin përmirësimin dhe krijimin e infrastrukturës së trajtimit të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, si edhe mbylljen e landfilleve jo të përputhshme.
Programi është i ndarë në dy faza. Faza 1 përfshin studimet dhe Faza 2 përfshin zbatimin.
Specific Objective

• krijimi i një sistemi rajonal të integruar dhe të qëndrueshëm të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në zonat Kukës dhe Gjirokastër–Vlorë-Jug, me synim optimizimin e transferimit dhe trajtimit të mbetjeve, uljen e ndikimeve mjedisore e sociale dhe modernizimin e infrastrukturës në përputhje me standardet evropiane;
• nxitja e iniciativave të ekonomisë qarkulluese brenda dy zonave të ndërhyrjes;
• forcimi i qeverisjes sektoriale dhe i kapaciteteve të institucioneve përkatëse kombëtare dhe vendore, për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të infrastrukturës dhe pajisjeve të menaxhimit të mbetjeve dhe të ekonomisë qarkulluese.

Expected Results

• ulja e vëllimit të mbetjeve të dërguara në landfill;
• zhvillimi i infrastrukturës për transferimin dhe trajtimin e mbetjeve, në përputhje me standardet evropiane;
• nxitja e iniciativave të ekonomisë qarkulluese, me fokus të veçantë në rikuperimin dhe riciklimin e plastikës dhe të kartonit;
• ulja e emetimeve të gazeve serrë dhe ndotësve të tjerë të gjeneruar nga sektori i mbetjeve, përmes mbylljes dhe rehabilitimit të venddepozitimeve, jo në përputhje me standardet dhe ndërtimit të infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e efluenteve të lëngëta dhe të gazta.

Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër
Subsector:
Zhvillimi rural dhe bujqësia e qëndrueshme
Topic:
Mjedisi jetësor, Infrastruktura
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
02.10.2023
End Date:
02.10.2028
Social Media Links:

EU Project Number:
445 262