Dy qytete në listën e ngushtë për t’u bërë Kryeqyteti Kulturor Evropian 2028 në një vend kandidat
Dy qytete në listën e ngushtë për t’u bërë Kryeqyteti Kulturor Evropian 2028 në një vend kandidat
Budva (Mali i Zi) dhe Shkupi (Maqedonia e Veriut), janë përzgjedhur në listën e ngushtë të konkursit për titullin Kryeqytet i Kulturës Evropiane 2028 në një vend kandidat ose kandidat potencial të EFTA/KEE. Një panel prej 10 ekspertësh të pavarur rekomandoi listën e ngushtë në fund të një takimi digjital njëditor. Komisioni ftoi qytetet e interesuara të aplikojnë në muajin dhjetor 2021. Budva (Mali i Zi) dhe Shkupi (Maqedonia e Veriut) dorëzuan aplikime deri në afatin përfundimtar të 11 nëntorit 2022.
Përfshirja në listën e ngushtë për titullin, mund të rezultojë në përfitime të rëndësishme kulturore, ekonomike dhe sociale për qytetet në fjalë, me kusht që oferta e tyre të jetë pjesë e një strategjie afatgjatë të zhvillimit kulturor. Qytetet kanë afat deri në verën e vitit 2023 për të plotësuar aplikimet e tyre. Paneli do të mblidhet në muajin shtator 2023 për të rekomanduar një qytet, i cili do të bëhet në vitin 2028, Kryeqyteti i tretë Evropian i Kulturës në një vend kandidat apo kandidat potencial të EFTA/KEE, pas Novi Sadit (Serbi) në vitin 2022 dhe Bodos (Norvegji) në vitin 2024.
Në të njëjtin vit, do të ketë edhe dy Kryeqytete të tjera Kulturore Evropiane, një në Republikën Çeke (Bromouv dhe Budweis, u përzgjodhën në listën e ngushtë (short-listed) në muajin tetor 2022) dhe një në Francë (takimi para-përzgjedhës do të mbahet në fillim të muajit mars 2023).
Photo credits: Adobe Stock
Source: Creative Europe