Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka shpallur nismën e re për ndarjen e çmimeve “Gratë Sipërmarrëse të vitit në Ballkanin Perëndimor”, me qëllimin për të vlerësuar gratë të cilat kanë nisur dhe zhvilluar biznesin e tyre, si dhe kanë kontribuar në hapjen e pozicioneve të reja të punës për femrat dhe meshkujt në rajonin tonë.
Ky konkurs përfshin 6 kategori te biznesit: Gratë Sipërmarrëse në Fushën e Mjedisit, Gratë Sipërmarrëse në Fushën e Kreativitetit, Gratë Sipërmarrëse në Fushën e Mikpritjes dhe Turizmit, Gratë Sipërmarrëse në Komunitetin Rom, Gratë Sipërmarrëse në Start-up-e dhe Gratë e Reja Sipërmarrëse. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 4 Mars.
Fitueset e përzgjedhura nga juria do të shpallen në Konferencën Rajonale për Gratë Sipërmarrëse të Vitit në Ballkanin Perëndimor më 11 mars në qytetin e Tiranës. Gjithashtu, fitueset do të kenë mundësinë të prezantojnë dhe të reklamojnë biznesin e tyre në këtë event.
Gjashtë fitueseve të çmimeve “Gratë Sipërmarrëse të vitit në Ballkanin Perëndimor” (2021), do t’u ofrohet shërbim mentorimi deri në 20 ditë gjatë një periudhe 5 mujore, do të anëtarësohen dhe do të kenë statusin e kontribuesit në Qendrën Rajonale të Grave Sipërmarrëse; do të promovohen nëpërmjet kanaleve të komunikimit të RCC-së; do të ftohen në evenimente të ndryshme të organizuara nga RCC-ja për të ndarë historitë e tyre të suksesit.
Kjo nismë është organizuar në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 (Common Regional Market Action Plan 2021-2024) dhe Agjendës së Fuqizimit Ekonomik të Grave të RCC-së. (RCC WomenEconomic Empowerment Agenda). Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.
Burimi: RCC
Foto nga: RCC
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!