Shkëmbimi i erasmus+ frymëzon gjeneratën e re te programuesve
11 Nëntor 2020
Njihuni me Kostën – një yll në ngritje në teknologjinë e informacionit nga Maqedonia e Veriut që dëshiron të shfrytëzojë teknologjinë për të ndryshuar botën për më mirë.
Kosta Gjorgjevski është një 18 vjeçar nga Shkupi, Maqedonia e Veriut. Pavarësisht moshës së tij të re, ai është bërë tashmë një nga profesionistët më të njohur të teknologjisë së informacionit në vendin e tij. Ai filloi programimin kur ishte vetëm dhjetë vjeç. Ai shpjegon se luante video lojëra thuajse çdo ditë derisa kuptoi se thjesht po humbiste kohë. “Mendova, pse të mos bëj diçka më sfiduese? Atëherë vendosa të zhvilloj vetë video lojëra,” shpjegon Kosta.
Kosta punoi për zhvillimin e lojërave për pak kohë. Ai pati sukses, por teksa rritej filloi të mendojë se duhet të përqendrohej në gjëra më të rëndësishme. Ai e dinte se nëse përdorej siç duhet, teknologjia e informacionit mund të ndryshojë botën për më mirë.



