Skip to main content

Një rrëfim për njerëzit që e çojnë rajonin përpara.

Në mbarë Ballkanin Perëndimor, rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE merr jetë në përditshmëri – në çdo qytet e fshat, përmes punës që bëjnë njerëzit dhe së ardhmes që ndërtojnë. Pikërisht këtu bashkohen këto rrëfime. Zbulojeni fushatën në katër mënyra dhe ndiqeni hap pas hapi, teksa zhvillohet.

Çfarë është “BE-ja me TY”?

Zgjerimi i BE-së është procesi përmes të cilit vendet anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duke fuqizuar gjatë këtij rrugëtimi ekonomitë, institucionet dhe shërbimet e tyre publike. Por pas këtij përkufizimi qëndrojnë njerëz të vërtetë dhe ndryshime që tashmë po ndodhin.

Për njerëzit në mbarë Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i BE-së është i pranishëm në jetën e përditshme: më shumë vende pune, mbështetje për bizneset vendore, rrugë dhe hekurudha më të mira, si dhe mundësi për të studiuar, udhëtuar dhe ndërtuar një karrierë përmes programeve të BE-së.

“BE-ja me TY” është fushata që e përcjell këtë rrëfim përmes njerëzve që po e jetojnë atë: nga një biznes familjar që është rritur me mbështetjen e BE-së dhe një student që merr pjesë në një shkëmbim Erasmus+, deri te gazetarët dhe krijuesit e rinj që po formësojnë debatin në mbarë rajonin.

Zbulojeni fushatën më poshtë.

Mbështetja e BE-së në pika të shkurtëra

6 miliardë euro

Plani i Rritjes

Një Plan i ri i Rritjes për rajonin, që u shtohet deri në 9 miliardë eurove të mobilizuara përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve.

~ 70%

Tregtia me BE-në
BE-ja është partneri më i madh tregtar i rajonit dhe përbën rreth 70% të tregtisë së tij të përgjithshme.

65%

Investimet
Pjesa e investimeve të huaja direkte në rajon që vjen nga kompanitë e BE-së.

Erasmus+

Të rinjtë dhe mundësitë
Studime, trajnime dhe shkëmbime që u hapin dyer të rinjve përtej kufijve.

Zbulojeni fushatën

Gjithçka që krijojmë në kuadër të fushatës “BE-ja me TY”, në një vend të vetëm. Katër mënyra për ta njohur këtë rrëfim. Zgjidhni një kategori për të zbuluar përmbajtjen e saj.
01Një ditë nga jetaÇdo rrëfim nis me ju.

Ndryshimet më të mëdha janë ato që mund t’i shihni në një ditë të zakonshme. “Një ditë nga jeta” ndjek përditshmërinë e njerëzve në mbarë Ballkanin Perëndimor: një sipërmarrës, një fermer, një student, dikush që ngre zërin, si dhe mënyrat e vogla e konkrete se si mbështetja e BE-së bëhet e pranishme në zgjedhjet që ata bëjnë. Ndryshimi ndodh ditë pas dite.

02Qendra kreativeAty ku takohen rrëfimtarët e rajonit.

Qendrat krijuese janë vendi ku fushata “BE-ja me TY” merr jetë përmes takimeve personale. Çdo qendër bashkon gazetarë, krijues të rinj, Ambasadorë të Rinj Evropianë (YEA) dhe zëra lokal rreth një teme, për dy ditë diskutimesh, seancash pune dhe krijimi të përmbajtjeve aty për aty. Ajo që nis si një bisedë në sallë shndërrohet në video të shkurtra, reportazhe dhe rrëfime që shihni gjatë gjithë fushatës. Ky cikël nisi në Beograd dhe do të vijojë në Podgoricë e Tiranë.

03Festivale dhe ngjarjeRrëfimi për BE-në, mes njerëzve.

Përtej qendrave tona, fushata “BE-ja me TY” është e pranishme aty ku mblidhen njerëzit e rajonit: në festivalet dhe ngjarjet publike që WeBalkans mbështet në mbarë Ballkanin Perëndimor dhe në Bruksel. Këto janë rastet kur gazetarët e rajonit, Ambasadorët e Rinj Evropianë (YEA) dhe qytetarët e njohin nga afër fushatën, nga festimet e Ditës së Evropës deri te festivalet kulturore. Ja ku kemi qenë dhe si janë dukur.

04Përmbajtja e fushatësGjithçka që kemi krijuar, në një vend të vetëm.

Filma, gazetari dhe bashkëpunime me krijues, e gjithë përmbajtja e fushatës “BE-ja me TY”, në një vend të vetëm. Shikoni filmat e fushatës sipas temave, ndiqni krijuesit e rajonit teksa e përcjellin rrëfimin me zërin e tyre dhe zbuloni se si mediat kombëtare në të gjashtë ekonomitë e rajonit e kanë mbuluar atë.

NË MEDIE

Pranë shtëpisë

“BE-ja me TY”, pranë shtëpisë.

  • Mbi 1.4 miliardë euro të zotuara në mbi 150 projekte
  • 53 shkolla të modernizuara
  • 477 milionë euro në grante që mbështesin 4.7 miliardë euro investime
  • Statusi i vendit kandidat (2022)
  • Hapja e negociatave (2024)
  • Dorëzimi i Agjendës së Reformës për të zhbllokuar financimin e Planit të Rritjes.
  • Udhëtim pa viza në zonën Shengen që nga viti 2024
  • Mbështetje nga BE për infrastrukturën digjitale
  • Agjenda e Reformës e miratuar
  • Hapja e negociatave (2022)
  • Lidhja e Korridorit VIII me Bullgarinë
  • Fondet e Planit të Rritjes për tranzicion dhe aftësitë e gjelbra
  • Të gjithë 33 kapitujt u hapën
  • Fondet e para të Planit të Rritjes u disbursuan në vitin 2025
  • Investime në energji, transport dhe sundim të ligjit
  • BE-ja është partneri më i madh tregtar dhe i investimeve (65% e investimeve të huaja direkte)
  • Fondet e para të Planit të Rritjes u disbursuan në janar 2026