
Një Lidhje në Rritje
Kompania BULGARTRANSGAZ organizoi një event të nivelit të lartë në Sofje, më 1 shkurt, për të festuar fazën kryesore të nisjes së punimeve të ndërtimit të “Gas Interconnection Bulgaria-Serbia” (IBS). Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vučić, së bashku me ministrat e Energjisë të të dy vendeve dhe ambasadoren e Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, morën pjesë në aktivitet dhe shëtitën së bashku përgjatë gjurmës së interkonjeksionit.
Interkonektori i ri i gazit do të lidhë rrjetin ekzistues serb në Nish me rrjetin bullgar në kryeqytet, Sofje, dhe do të shtrihet 109 km në pjesën serbe. Pjesa e projektit në territorin serb po financohet pjesërisht nëpërmjet granteve të BE-së, 49.6 milionë Euro, dhe një hua me kushte të favorshme prej 25 milionë Eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve.
Punimet për interkonektorin në territorin serb filluan në janar 2022, ndërsa punimet në territorin bullgar nisën në 1 shkurt.
IBS-ja e pjesës bullgare është një Projekt me Interes të Përbashkët (PCI) që është bashkëfinancuar nga BE-ja në kuadër të programit Lidhja e Connecting Europe Facility Energy me 27.6 milionë Euro. Mbështetja e BE-së do të kontribuojë për ndërtimin e gjithë shtrirjes së interkonektorit në territorin bullgar (62 km), nga qyteti i Novi Iskarit deri në kufirin bullgaro-serb. Përveç rrjetit të tubacioneve të gazit, do të ndërtohen dhe facilitete të tjera teknologjike, të tilla si facilitete sondimi, montime valvulash, dy stacione rregulluese gazi të automatizuara (në Slivnitsë dhe Dragoman) dhe një stacion matës gazi në Kalotinë.