Nëse do të kishte ndjekur këshillën e prindërve të saj, Edona sot do të ishte inxhiniere. Të dy prindërit e saj janë diplomuar për shkenca dhe dëshira e tyre ishte që vajza e tyre të ndiqte të njëjtën rrugë. Por ajo zgjodhi një profesion tjetër. Ajo përshkruan momentin kur filloi të plotësonte formularin e aplikimit për fakultetin e Inxhinierisë. “E dija që ky ishte një vendim i rëndësishëm dhe që me shumë mundësi do të ndikonte gjithë jetën time. Pata këtë ndjesinë se nuk duhej të vazhdoja me plotësimin e formularit, kështu që ndalova,” shprehet ajo. Ajo u largua për t’iu drejtuar Fakultetit të Ekonomisë, ku plotësoi formularin e aplikimit për administrim biznes.
Ky mund të duket si një vendim i befasishëm, por nuk ishte i tillë. Prej kohësh Edona kishte pasur dëshirën e fshehur për t’u bërë menaxhere biznesi. Dhjetë vite më vonë u tregua se vendimi i saj kishte qenë i duhuri.
Si u bë një menaxhere e suksesshme
Regjistrimi në Fakultetin Ekonomik ishte fillimi i një karriere të suksesshme. Pak vite pas regjistrimit ajo u bë asistente pedagoge dhe më pas u ngrit në detyrë duke marrë pozicionin e pedagoges. Në të njëjtën kohë, ajo filloi punë në një firmë konsulence, ku pas pak kohësh u bë partnere e menaxhimit.
“Tregu ynë ishte i kufizuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe unë isha e interesuar të eksploroja tregje të tjera, duke qenë se stafi ynë, i përbërë kryesisht prej femrash është i aftë dhe i gatshëm të përballojë më shumë punë”
Edona Bilali, Sipërmarrëse
Kompania ofron këshillim për bizneset rreth zbatimit të standardeve ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizim) dhe për zhvillimin e propozimeve për projekte për skema grantesh për donatorë vendas dhe ndërkombëtarë. Ata ofrojnë shërbime për rreth 200 biznese çdo vit dhe shoqëria po rritet. “Sidoqoftë, tregu ynë ishte i kufizuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe unë isha e interesuar të eksploroja tregje të tjera, duke qenë se stafi ynë, i përbërë kryesisht prej femrash është i aftë dhe i gatshëm të përballojë më shumë punë,” shprehet ajo.
Aksesi në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në biznesin e konsulencës është ndërmarrje sfiduese. Për më tepër për vende si Shqipëria që janë ende duke u përballur me sfida ekonomike. Edona kishte nevojë për ndihmë. Një mik e këshilloi të kërkonte mbështetjen e Rrjetit të Sipërmarrësve për Iniciativat e Rritjes (ENGI4NE-2). Ky projekt i financuar nga BE-ja i ofron sipërmarrësve të rinj mundësinë të kalojnë kohë me një sipërmarrës me përvojë jashtë vendit për të nxënë aftësi të reja në menaxhimin e biznesit.
Përmirësimi i aftësive me teknologjinë e re
Fillimisht Edona nuk ishte e sigurt nëse duhej të merrte pjesë, sepse mendonte se mund t’i merrte shumë nga koha që i nevojitej për të menaxhuar kompaninë e saj. Si përfundim, ajo u bind dhe sërish mori vendimin për të aplikuar për diçka për të cilën nuk është penduar. Ajo zgjodhi një kompani mikpritëse në Austri, duke qenë se kishte bërë studimet e doktoraturës atje. “Por isha e interesuar në një kompani më të vogël, si e jona dhe jo në korporatat e shquara si Deloitte ose kompani të ngjashme të mëdha ndërkombëtare. Në një kompani më të vogël, sfidat do të ishin të ngjashme me sfidat tona dhe unë isha e interesuar të shihja se si do t’i trajtonin ato,” shpjegon ajo.
“Ishte një përvojë që më hapi sytë dhe më bëri të kuptoj se sa shpejt zhvillohen gjërat në sektorin tonë. Në veçanti mësova rreth përmirësimit të komunikimit duke përdorur teknologjinë.”
Edona Bilali, Sipërmarrëse
Ajo shprehet sa ka mësuar shumë gjatë qëndrimit të saj, i cili zgjati për shtatë muaj. “Ishte një përvojë që më hapi sytë dhe më bëri të kuptoj se sa shpejt zhvillohen gjërat në sektorin tonë. Në veçanti mësova rreth përmirësimit të komunikimit duke përdorur teknologjinë,” shprehet ajo.
Edona shprehet se deri në atë moment ajo kishte komunikuar me klientët si dhe me ekipin e saj me mënyra më tradicionale. Falë përvojës në Austri ajo prezantoi aplikacione si Slack për komunikimin e brendshëm dhe Google Drive për të komunikuar me klientët. Si rrjedhojë, kompania e saj është tani shumë më efikase gjatë komunikimit në distancë, gjë që rezultoi të ishte veçanërisht e dobishme në mjedisin e ri të imponuar nga pandemia e COVID-19-ës.
Megjithatë, qëllimi kryesor i pjesëmarrjes së saj në projekt ishte të eksploronte dhe të mësonte se si të aksesonte tregje ndërkombëtare. Edona pati sukses edhe në këtë drejtim, pasi gjatë qëndrimit të saj atje arriti të bënte klient të sajin një kompani austriake.
Sipërmarrësit në rritje
Përveç Edonës, edhe 126 sipërmarrës të tjerë (75 të rinj dhe 51 të vjetër) përfituan nga projekti për shkëmbime të suksesshme marrëdhëniesh. Konsorciumi zbatues i projektit ka një gjeografi të përzier, duke ofruar mbulim të plotë të destinacioneve që janë tërheqëse për sipërmarrësit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Turqinë. Partneri kryesor ishte Condindustria Ancona (CA) në Itali me partnere në Shqipëri Tirana Regional Development Agency.
Rreth projektit
Projekti u mbështet nga Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj, që është një program shkëmbimi përtej kufijve i financuar nga BE-ja që u ofron sipërmarrësve të rinj ose aspirues mundësinë të nxënë nga sipërmarrësit me përvojë të cilët drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse. Mikpritësi përfiton nga perspektivat e reja dhe mundësitë për të ndërtuar lidhje me partnerë të huaj dhe për të nxënë rreth tregjeve të reja. Shqipëria merr pjesë në program krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Photo credits: Edona Bilali
Ky mund të duket si një vendim i befasishëm, por nuk ishte i tillë. Prej kohësh Edona kishte pasur dëshirën e fshehur për t’u bërë menaxhere biznesi. Dhjetë vite më vonë u tregua se vendimi i saj kishte qenë i duhuri.
Si u bë një menaxhere e suksesshme
Regjistrimi në Fakultetin Ekonomik ishte fillimi i një karriere të suksesshme. Pak vite pas regjistrimit ajo u bë asistente pedagoge dhe më pas u ngrit në detyrë duke marrë pozicionin e pedagoges. Në të njëjtën kohë, ajo filloi punë në një firmë konsulence, ku pas pak kohësh u bë partnere e menaxhimit.
Kompania ofron këshillim për bizneset rreth zbatimit të standardeve ISO (Organizata Ndërkombëtare për Standardizim) dhe për zhvillimin e propozimeve për projekte për skema grantesh për donatorë vendas dhe ndërkombëtarë. Ata ofrojnë shërbime për rreth 200 biznese çdo vit dhe shoqëria po rritet. “Sidoqoftë, tregu ynë ishte i kufizuar në Shqipëri dhe Kosovë dhe unë isha e interesuar të eksploroja tregje të tjera, duke qenë se stafi ynë, i përbërë kryesisht prej femrash është i aftë dhe i gatshëm të përballojë më shumë punë,” shprehet ajo.
Aksesi në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në biznesin e konsulencës është ndërmarrje sfiduese. Për më tepër për vende si Shqipëria që janë ende duke u përballur me sfida ekonomike. Edona kishte nevojë për ndihmë. Një mik e këshilloi të kërkonte mbështetjen e Rrjetit të Sipërmarrësve për Iniciativat e Rritjes (ENGI4NE-2). Ky projekt i financuar nga BE-ja i ofron sipërmarrësve të rinj mundësinë të kalojnë kohë me një sipërmarrës me përvojë jashtë vendit për të nxënë aftësi të reja në menaxhimin e biznesit.
Përmirësimi i aftësive me teknologjinë e re
Fillimisht Edona nuk ishte e sigurt nëse duhej të merrte pjesë, sepse mendonte se mund t’i merrte shumë nga koha që i nevojitej për të menaxhuar kompaninë e saj. Si përfundim, ajo u bind dhe sërish mori vendimin për të aplikuar për diçka për të cilën nuk është penduar. Ajo zgjodhi një kompani mikpritëse në Austri, duke qenë se kishte bërë studimet e doktoraturës atje. “Por isha e interesuar në një kompani më të vogël, si e jona dhe jo në korporatat e shquara si Deloitte ose kompani të ngjashme të mëdha ndërkombëtare. Në një kompani më të vogël, sfidat do të ishin të ngjashme me sfidat tona dhe unë isha e interesuar të shihja se si do t’i trajtonin ato,” shpjegon ajo.
Ajo shprehet sa ka mësuar shumë gjatë qëndrimit të saj, i cili zgjati për shtatë muaj. “Ishte një përvojë që më hapi sytë dhe më bëri të kuptoj se sa shpejt zhvillohen gjërat në sektorin tonë. Në veçanti mësova rreth përmirësimit të komunikimit duke përdorur teknologjinë,” shprehet ajo.
Edona shprehet se deri në atë moment ajo kishte komunikuar me klientët si dhe me ekipin e saj me mënyra më tradicionale. Falë përvojës në Austri ajo prezantoi aplikacione si Slack për komunikimin e brendshëm dhe Google Drive për të komunikuar me klientët. Si rrjedhojë, kompania e saj është tani shumë më efikase gjatë komunikimit në distancë, gjë që rezultoi të ishte veçanërisht e dobishme në mjedisin e ri të imponuar nga pandemia e COVID-19-ës.
Megjithatë, qëllimi kryesor i pjesëmarrjes së saj në projekt ishte të eksploronte dhe të mësonte se si të aksesonte tregje ndërkombëtare. Edona pati sukses edhe në këtë drejtim, pasi gjatë qëndrimit të saj atje arriti të bënte klient të sajin një kompani austriake.
Sipërmarrësit në rritje
Përveç Edonës, edhe 126 sipërmarrës të tjerë (75 të rinj dhe 51 të vjetër) përfituan nga projekti për shkëmbime të suksesshme marrëdhëniesh. Konsorciumi zbatues i projektit ka një gjeografi të përzier, duke ofruar mbulim të plotë të destinacioneve që janë tërheqëse për sipërmarrësit, duke përfshirë Shqipërinë dhe Turqinë. Partneri kryesor ishte Condindustria Ancona (CA) në Itali me partnere në Shqipëri Tirana Regional Development Agency.
Rreth projektit
Projekti u mbështet nga Erasmus për Sipërmarrësit e Rinj, që është një program shkëmbimi përtej kufijve i financuar nga BE-ja që u ofron sipërmarrësve të rinj ose aspirues mundësinë të nxënë nga sipërmarrësit me përvojë të cilët drejtojnë biznese të vogla në vendet e tjera pjesëmarrëse. Mikpritësi përfiton nga perspektivat e reja dhe mundësitë për të ndërtuar lidhje me partnerë të huaj dhe për të nxënë rreth tregjeve të reja. Shqipëria merr pjesë në program krahas vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Photo credits: Edona Bilali
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!