Ndërkohë që shumica e miqve të Mihailo-s donin të luanin futboll dhe lojëra të tjera në oborrin e shkollës, parku i tij i lodrave ishte laboratori i shkollës. Ai nuk e di se nga i erdhi ky pasion për shkencën: “Nuk mbaj mend të kem pasur diçka që më shtyu dhe më frymëzoi drejt shkencës. Këtë frymëzim e kam pasur gjithmonë me vete,” thotë ai.
Gjatë fëmijërisë së tij pasioni për shkencën u rrit bashkë me të. Ai lëvdohej nga mësuesit e tij dhe në shkollë të mesme filloi të fitonte çmime për eksperimentet e tij shkencore. “Në shkollë fillova të punoja më shumë me tema që lidheshin me inxhinierinë elektrike. Kështu që, kur mbarova shkollën e mesme, ishte e natyrshme të vendosja të vazhdoja studimet për inxhinieri elektrike”, vëren ai.
Mihailo u regjistruar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike të Universitetit të Podgoricës. Ai ishte student i përkushtuar dhe vijonte të kishte rezultate të larta, dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e pedagogëve të tij. Ai ishte një nga studentët më të mirë në kursin e vet dhe fare pak pas diplomimit u ftua të punonte si asistent pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Ndërkohë që Mihailo u gëzua nga ftesa, ai kishte hezitimet e veta. Qëllimi i tij kryesor ishte të punonte me kërkime dhe studime shkencore dhe nuk ishte i sigurt nëse pozicioni i tij do t’i krijonte mundësi dhe jepte kohë të mjaftueshme për të ndjekur pasionin e tij.
“E tashmja jonë dhe e ardhmja e të gjithë planetit dhe sistemit të energjisë varen nga burimet e rinovueshme të energjisë”
Mihailo Micev
Më mirë dhe më shumë
Mali i Zi është një vend i vogël me vetëm rreth 600.000 banorë. Si pasojë, Universiteti i Podgoricës ka burime të kufizuara në kuadër të punës në projekte të mëdha shkencore. Ndërkohë, Mihailo kishte një zell në vetvete për të punuar me diçka më të madhe që do të kishte ndikim jo vetëm në Malin e Zi, por edhe përtej kufijve të vendit të vet.
Pak kohë pasi nisi punën si asistent pedagog, fakulteti i dha Mihailo-s një mundësi tjetër në kudër të projektit Crossbow të financuar nga BE-ja. Tamam ajo që ai po kërkonte: një fushë e re dhe e rëndësishme eksperimentimi që do të kishte ndikim pozitiv mbi një numër shumë të madh njerëzish.
Përtej kufijve
Me Malin e Zi ndër to, në projekt marrin pjesë trembëdhjetë vende. Projekti synon të promovojë menaxhimin ndërkufitar të energjive të rinovueshme dhe njësive të ruajtjes të llojeve të ndryshme me qëllimin përfundimtar të fuqizimit të tregut transkombëtar të shitjes me shumicë të energjisë së rinovueshme.
Ekipe shkencëtarësh nga të gjitha vendet partnere punonin në përbërës të ndryshëm të projektit. “Të them të drejtë, fillimisht u befasova nga kjo mundësi e madhe që mu ofruar, kur marr parasysh që nuk kish shumë përvojë. Isha i entuziazmuar, dhe e pranova ftesën me shumë gëzim”, thotë ai.
Detyrat e Mihailo-s në këtë projekt përfshinin modelimin e energjisë diellore dhe të biomasës. Kjo përfshin parashikimin e prodhimit të energjisë nga këto lloje centralesh energjetike, që ai thotë se është “diçka e re, interesante dhe entuziazmuese.”
Mihailo mori pjesë në seminare dhe konferenca të organizuara në kuadër të projektit. Seminare i mundësuan të njihej me shkencëtarë që kanë bërë punë me rëndësi në energjinë dhe energjinë elektrike të rinovueshme në vendet partnere. Kjo ishte një përvojë e rëndësishme të nxëni , duke qenë se ai kishte shumë pak njohuri dhe përvojë në këtë fushë. “Puna me projektin kërkonte shumë kohë dhe energji, por unë nuk ndjeja as trysninë e kohës dhe as lodhje, sepse për mua ishte si të isha në ëndërr,” thotë ai.
Mihailo përmbushi me sukses detyrat e rolit të tij në projekt dhe thotë se mësoi shumë gjëra të reja dhe jetike. Ai tani po kërkon përvoja të reja në fushën e energjisë së rinovueshme, sepse siç ai thotë “e ardhmja jonë dhe e ardhmja e të gjithë planetit dhe sistemit të energjisë varen nga burimet e rinovueshme të energjisë.”
“Puna me projektin kërkonte shumë kohë dhe energji, por unë nuk ndjeja as trysninë e kohës dhe as lodhje, sepse për mua ishte si të isha në ëndërr.”
Mihailo Micev
Crossbow është projekt prej 17,2 milion Euro në sektorin e rrjeteve inteligjente, financuar nga programi i kërkimit dhe novacionit i Komisionit Evropian, Horizon2020. Në projekt marrin pjesë njëzet e katër partnerë nga 13 vende evropiane me tetë operatorë kombëtarë të sistemeve të transmetimit. Projekti nisi në nëntor të vitit 2017 dhe do të zgjasë katër vjet.
Photo Credits: Mihailo Micev

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!