Skip to main content

Projekti i infrastrukturës dhe i nxitjes së turizmit në Shqipëri

Project Description

Projekti i infrastrukturës dhe i nxitjes së turizmit në Shqipëri (AITP) është një program i përbashkët BE-BERZH(Bashkimi Evropian – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), që mbështet zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Shqipërisë të udhëhequr nga turizmi. Ai ndërthur financimin e BERZH-it dhe grantet e BE-së për të përmirësuar cilësinë, qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e sektorit turistik të Shqipërisë, duke:
• zhvilluar produkte dhe destinacione turistike;
• restauruar dhe përmirësuar asetet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
• përmirësuar infrastrukturën bashkiake dhe transportuese;
• rritur aftësitë dhe;
• zgjeruar aksesin në financim për NVM-të (Ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme).
Programi fokusohet në bashkitë pilote të Beratit, Fierit, Korçës dhe Shkodrës. Ai zbatohet përmes katër dritareve të ndërhyrjes:
• Dritarja 1 – Asistencë teknike me fokus te turizmi, që përfshin zhvillimin e destinacioneve, krijimin e produkteve turistike, shërbimeve këshillimore për NVM-të, zhvillimin e aftësive dhe përfshirjen gjinore dhe ekonomike.
• Dritarja 2 – Rehabilitimi i siteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, që përfshin financimin e restaurimit, ruajtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm të aseteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
• Dritarja 3 – Rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës bashkiake dhe transportuese, që përfshin përmirësimin e infrastrukturës bashkiake dhe të transportit, i cili mbështet turizmin, për të rritur aksesueshmërinë, lidhshmërinë dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës.
• Dritarja 4 – Linja kredie ose ndarje e rrezikut përmes institucioneve financiare pjesëmarrëse (PFI), që përfshin zgjerimin e mundësive të financimit për NVM-të e lidhura me turizmin.
Duke ndërthurur investimet, asistencën teknike, shërbimet këshillimore dhe stimujt, AITP promovon zhvillimin e destinacioneve, rritjen e aftësive, përfshirjen gjinore dhe ekonomike, infrastrukturën e qëndrueshme ndaj klimës dhe rritjen e sektorit privat.
Specific Objective

• rritja e cilësisë dhe e qëndrueshmërisë së ofertës turistike në bashkitë pilote (Korçë, Berat, Fier dhe Shkodër);
• përmirësimi dhe ruajta e asetet të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.
• përmirësimi i infrastrukturës bashkiake dhe të transportit, i cili mbështet turizmin, si edhe qëndrueshmërinë ndaj klimës.
• rritja e aksesit në financim për NVM-të e lidhura me turizmin.
• nxitja e zhvillimit të aftësive, përfshirjes gjinore dhe zhvillimit ekonomik vendor.
Expected Results

• rritja e kohëzgjatjes mesatare të qëndrimit dhe e numrit të vizitorëve në destinacionet pilote të Beratit, Fierit, Korçës dhe Shkodrës;
• trajnimi dhe zhvillimi i aftësive të të paktën 2,000 pjesëmarrësve të sektorit të turizmit dhe i më shumë se 200 ekspertëve nga institucionet publike dhe sitet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me gratë që përbëjnë të paktën gjysmën e të gjithë përfituesve;
• restaurimi dhe përmirësimi i 24 aseteve të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe i infrastrukturës së lidhur me turizmin;
• mobilizimi i financimit të BERZH-it përmes institucioneve financiare pjesëmarrëse, për të zgjeruar aksesin në financim dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e NVM-ve të lidhura me turizmin.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Zhvillimi ekonomik
Subsector:
Konkurrueshmëria dhe rritja
Topic:
Zhvillimi lokal, Zhvillimi i shkathtësive, Infrastruktura, Gratë, Kultura, Digjitalizimi, Biznesi
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.12.2020
End Date:
31.12.2027
Social Media Links: