Skip to main content

BE për migracionin në Shqipëri (EU4Migration)

Project Description

Projekti “BE për migracionin” në Shqipëri është një nismë katërvjeçare (nga janari i vitit 2025 deri në dhjetorin e vitit 2028), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga IOM dhe UNHCR në partneritet të ngushtë me Qeverinë e Shqiptare. Projekti synon të forcojë sistemet e menaxhimit të migracionit dhe azilit të Shqipërisë, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare, duke kontribuar në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.
Projekti mbështet:
- zhvillimin e kufijve më efektivë dhe më efikasë;
- forcimin e kapaciteteve institucionale dhe;
- përmirësimin e mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët.
Ai fokusohet gjithashtu në nxitjen e aksesit gjithëpërfshirës në shërbime sociale dhe ekonomike, si edhe në promovimin e integrimit në nivel komunitar.
Disa nga fushat kryesore të ndërhyrjes janë:
- forcimi i qeverisjes, politikave dhe mekanizmave të koordinimit për migracionin dhe azilin;
- rritja e kapaciteteve teknike dhe operative për menaxhimin e kufijve dhe të pritjes me ndjeshmëri ndaj mbrojtjes;
- mbështetja për përfshirjen e migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve në sistemet dhe shërbimet vendore;
- si edhe përmirësimi i mbledhjes dhe analizës së të dhënave për migracionin, për të orientuar politika të bazuara në prova.



Specific Objective

• menaxhimi i kufirit dhe azilit - forcimi i kapaciteteve teknike dhe operacionale për menaxhimin e kufirit me standarde mbrojtjeje;
• mbrojtja e personave të cenueshëm - vëmendje e veçantë për fëmijët e pashoqëruar dhe të ndarë, si dhe ndaj azilkërkuesve;
• shërbimet e integrimit - mbështetja e përfshirjes së migrantëve dhe refugjatëve në shërbimet sociale dhe ekonomike lokale;
• përputhshmëria me BE-në - mbështetja e reformave në kuadër të Kapitullit 24, duke kontribuar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në fushat e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë.
Expected Results

• qeverisja e migracionit dhe azilit në Shqipëri është forcuar, në mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE;
• autoritetet në Shqipëri konsolidojnë kapacitetin teknike dhe operacionale për menaxhimin e migracionit dhe azilit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE-së;
• përfshirja e migrantëve, azilkërkuesve dhe refugjatëve në shërbimet sociale dhe ekonomike lokale.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi
Topic:
Të drejtat e njeriut, Qeverisja e mirë, Migrimi
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.01.2025
End Date:
31.12.2028