Bashkimi Evropian për natyrën (EU4Nature)
Project Description
Projekti “Bashkimi Evropian për natyrën” synon të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e të paktën 25% të sipërfaqes tokësore dhe detare të Shqipërisë deri në vitin 2030, përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të Zonave të Mbrojtura, përfshirë sitet Natura2000 dhe masa të tjera të ruajtjes të bazuara në zona. Ai forcon kuadrin institucional për ruajtjen e natyrës, duke mbështetur përafrimin me kuadrin ligjor (acquis-in) të BE-së për mbrojtjen e natyrës dhe duke rritur kapacitetet e institucioneve kombëtare përgjegjëse për planifikimin dhe menaxhimin e Zonave të Mbrojtura.
Ndihmë teknike ofrohet për të përmirësuar kuadrin rregullator për monitorimin dhe performancën e Zonave të Mbrojtura, për të forcuar inspektimin mjedisor dhe për të nxitur mekanizma të qëndrueshëm financimi për rrjetin e Zonave të Mbrojtura, përmes hartimit dhe zbatimit të legjislacionit dytësor. Gjithashtu, EU4Nature rrit efektivitetin e Zonave të Mbrojtura ekzistuese dhe të saposhpallura, duke rishikuar dhe zhvilluar plane menaxhimi, duke krijuar sisteme të monitorimit të performancës dhe duke mbështetur veprime prioritare për ruajtjen dhe restaurimin e ekosistemeve. Po ashtu, zhvillohen plane të qëndrueshme menaxhimi për habitate, specie dhe burime pyjore prioritare.
Po ashtu, projekti fuqizon organizatat e shoqërisë civile përmes një Programi të Granteve të Vogla, i cili mbështet nisma pilote novatore për përmirësimin e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, promovimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë dhe forcimin e përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e krimit mjedisor.
Specific Objective
• kontribuimi në mbrojtjen dhe në ruajtjen e të paktën 25% të territorit shqiptar (në tokë dhe në det) deri në vitin 2030, përmes krijimit dhe menaxhimit efektiv të një sistemi të Zonave të Mbrojtura, përfshirë sitet NATURA 2000 dhe masa të tjera efektive të ruajtjes, të bazuara në zona;
• rritja e efektivitetit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri dhe sigurimi i mbrojtjes dhe ruajtjes efektive të të paktën 25% të territorit shqiptar.
Expected Results
• janë forcuar kapacitetet e institucioneve përkatëse, për të menaxhuar në mënyrë efektive Zonat e Mbrojtura, në përputhje me acquis-in e BE-së dhe praktikat më të mira;
• janë rishikuar dhe hartuar të reja planet e menaxhimit të Zonave të Mbrojtura, përmes vlerësimit të vlerave të biodiversitetit dhe kërcënimeve, në përputhje me kërkesat e Natura2000;
• është vendosur sistemi i monitorimit të performancës;
• janë zbatuar masat e ruajtjes dhe restaurimit të parashikuara në planet e menaxhimit;
• janë zbatuar zgjidhje të bazuara në natyrë (me fokus, por jo vetëm, në mbrojtjen/ruajtjen e natyrës dhe luftën kundër krimit mjedisor).
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër Subsector:
Mjedisi jetësor i qëndrueshëm Topic:
Mjedisi jetësor Project Status:
Në vazhdim Start Date:
01.09.2023 End Date:
31.08.2028 

