BE-ja për përfshirjen në tregun e punës (EU4LMI)
Project Description
Projekti “BE-ja për përfshirjen në tregun e punës” mbështet shërbime të ndryshme komunitare dhe të kujdesit social, si dhe modele të masave aktive të tregut të punës dhe të praktikave gjithëpërfshirëse në arsimin profesional për grupet në rrezik. Kjo inciativë, e zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me Shërbimin Publik Suedez të Punësimit (Arbetsförmedlingen) dhe Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF), forcon qëndrueshmërinë e tregut të punës përmes qasjeve të integruara që ndërthurin:
- zhvillimin e aftësive
- promovimin e punësimit dhe të kujdesit social.
Projekti forcon kapacitetet e këshilltarëve të punësimit, punonjësve socialë, ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, punëdhënësve dhe shoqërisë civile, përmes mjeteve dhe instrumenteve për shërbime të integruara të standardizuara, mësimit përmes kolegëve dhe Komuniteteve të Praktikës.
Projekti ofron mbështetje financiare për organizatat e shoqërisë civile përmes këshillimit intensiv për punësim, trajnimeve për zhvillimin e aftësive bazë, si dhe ofrimit të shërbimeve të punësimit të mbështetur për personat me aftësi të kufizuara. Ai përmirëson aksesueshmërinë e zyrave të punës dhe forcon shërbimet e integruara mes aktorëve lokalë për punëkërkuesit në situata të cenueshme. Përmes monitorimit, vlerësimit dhe mësimit, projekti dokumenton rezultatet dhe promovon qëndrueshmërinë. Ndërhyrja ndjek një qasje të orientuar te njeriu dhe të bazuar në të drejtat e njeriut, duke integruar perspektivën gjinore për të garantuar mundësi të barabarta dhe fuqizimin e grave.
Specific Objective
• nxitja e mundësive gjithëpërfshirëse dhe të përshtatura për punësim për grupet në rrezik, gra dhe burra, vajza dhe djem, në përputhje me nevojat e tregut rajonal të punës;
• përmirësimi i aksesit dhe fleksibilitetit të ofertës së zhvillimit të aftësive për të rinjtë dhe të rriturit me kualifikim të ulët nga grupet në rrezik;
• Promovimi dhe ofrimi i modeleve të aksesueshme dhe inovative të punësimit të mbështetur dhe zhvillimit të aftësive për personat me aftësi të kufizuara.
Expected Results
• Një ekosistem funksional, i ndërtuar me sukses, i aktorëve të tregut të punës, përmes katër Komuniteteve Rajonale të Praktikës, duke angazhuar mbi 270 profesionistë të vijës së parë dhe duke nxitur qasje të integruara të menaxhimit të rasteve që lidhin punësimin, shërbimet sociale dhe zhvillimin e aftësive.
• Pronësia institucionale është rritur ndjeshëm, veçanërisht brenda AKPA së (NAES). Duke u bazuar në praktikat më të mira të Shërbimit Publik Suedez të Punësimit dhe mbështetjen e specializuar të ADRF së, programi ka mbështetur AKPA në në përshtatjen dhe institucionalizimin e mjeteve, metodologjive dhe standardeve të shërbimit të përshtatura për kërkuesit e punës në situata të cenueshme, me fokus të veçantë te personat me aftësi të kufizuara. Kjo përfshin zhvillimin e qasjeve të standardizuara të këshillimit, metodologjive të punësimit të mbështetur, manualeve dhe udhëzuesve për akomodim të arsyeshëm në vendin e punës, si dhe udhëzime praktike që forcojnë cilësinë, koherencën dhe gjithëpërfshirjen e shërbimeve të punësimit në të gjithë vendin.
• Në nivel përfituesish, projekti ka sjellë rezultate të matshme aktivizimi: 1522 kërkues pune në situata të cenueshme janë përfshirë në këshillim intensiv, trajnime bazë të aftësive (lexim shkrim, matematikë dhe aftësi digjitale) dhe punësim të mbështetur e zhvillim aftësish për personat me aftësi të kufizuara, me një pjesë të konsiderueshme që përfundojnë programet dhe kalojnë në punësim, trajnim të mëtejshëm ose masa të tjera aktivizimi. Mekanizmi i granteve është treguar efektiv në pilotimin e modeleve të shkallëzueshme, duke zgjeruar mbulimin në të gjitha 19 bashkitë dhe duke tejkaluar objektivat fillestare të përfituesve. Njëkohësisht, portali i dedikuar EU4LMI në web ka rritur transparencën, monitorimin dhe mësimin përmes ndërhyrjeve.
• Janë krijuar modele të punësimit të zbatueshme për personat me aftësi të kufizuara, duke siguruar që rehabilitimi profesional dhe punësimi i mbështetur të bëhen prioritet afatgjatë në politikat publike.
• Janë forcuar partneritetet publiko private, duke nxitur krijimin e qëndrueshëm të vendeve të punës përmes bashkëpunimit përmes AKPA së (NAES), Shërbimit Social Shtetëror (SSS), njësive të qeverisjes vendore (LGUs), bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Shoqëri të barabarta dhe të drejta Subsector:
Mbrojtja e pakicave dhe grupeve të cenueshme Topic:
Puna, Rinia, Gratë, Dialogu, Shoqëria civile, Zhvillimi lokal, Zhvillimi i shkathtësive Project Status:
Në vazhdim Start Date:
18.12.2023 End Date:
17.12.2026 EU Project Number:
452 060 






