Skip to main content

BE-ja për rininë

Project Description

“BE-ja për rininë” është një projekt 36 mujor, i zbatuar nga UNDP-ja dhe UNICEF-i, për të mbështetur Shqipërinë në pilotimin dhe përgatitjen e zbatimit në shkallë kombëtare të skemës së Garancisë Rinore. Në fokus të projektit është përmirësimi i punësimit dhe i përfshirjes në tregun e punës së të rinjve 15–29 vjeç, që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar (NEET), duke siguruar që ata të marrin një ofertë të denjë për punësim, arsimim, trajnim ose praktikë profesionale brenda katër muajve nga koha e regjistrimit.
Elementet kryesore përfshijnë:
- forcimin e kapaciteteve institucionale dhe qeverisjes së Garancisë Rinore;
- përmirësimin e mekanizmave të të dhënave, monitorimit dhe koordinimit;
- krijimin dhe vënien në funksion të Rrjeteve të Partneritetit Lokal për identifikimin, aktivizimin dhe mbështetjen e të rinjve, që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar;
- si dhe pilotimin e modeleve miqësore për të rinjtë për informim, përgatitje dhe ofertë në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
Gjithashtu, projekti mbështet ata që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar dhe ndodhen në situata të cenueshme përmes shërbimeve të përshtatura, të ofruara në bashkëpunim me zyrat e punësimit, bashkitë, organizatat rinore, organizatat e shoqërisë civile, institucionet arsimore dhe punëdhënësit.
Një fokus i veçantë vihet edhe te forcimi i sistemeve të arsimit dhe formimit profesional (VET), parandalimi i braktisjes së shkollës përmes sistemeve të paralajmërimit të hershëm (Early Warning Systems) dhe zhvillimi i modeleve të praktikës profesionale dhe të praktikës së punës.

Specific Objective

• forcimi i kapaciteteve institucionale për të zbatuar Garancinë Rinore, përfshirë përmirësimin e të dhënave për të rinjtë që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar, përmirësimi i shërbimeve të punësimit miqësor për të rinjtë dhe kuadrin përkatës ligjor e rregullator;
• përmirësimi i mekanizmave të qeverisjes ndërinstitucionale për koordinimin, monitorimin dhe menaxhimin e Garancisë për të Rinj, përfshirë mbështetjen e strukturave të qeverisjes, planifikimin e zbatimit të ardhshëm dhe komunikimin;
• krijimi dhe forcimi i Rrjeteve të Partneritetit Lokal mes institucioneve vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në bashkitë pilote, për të mbështetur informimin e koordinuar, referimin dhe ofrimin e shërbimeve për të rinjtë që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar;
• bashkëdisenjimi dhe ofrimi i shërbimeve inovative të informimit dhe përgatitjes në kuadër të Garancisë Rinore përmes një mekanizmi nëngrantesh, me synimin për të kontaktuar 1500 të rinj, që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar dhe për t’u ofruar shërbime përgatitore 800nd prej tyre;
• përmirësimi i cilësisë dhe i rëndësisë së ofertës arsimore dhe të arsimit e formimit profesional (VET) përmes Sistemeve të Paralajmërimit të Hershëm për parandalimin e braktisjes së shkollës dhe modeleve të praktikës profesionale.
Expected Results

• kapacitete të përforcuara institucionale dhe të qeverisjes për zbatimin e Garancisë Rinore, duke përfshirë përmirësimin e të dhënave për ata që nuk janë të punësuar, arsimuar apo trajnuar, ndërtimi i një modeli funksional të Rrjetit të Partneritetit Lokal me procedurat përkatëse, oferta të reja të Garancisë për të Rinj/EPP, si dhe mbështetje për hartimin e Planit të ardhshëm të Zbatimit të Garancisë Rinore;
• rrjete funksionale të Partneritetit Lokal të krijuara në bashkitë pilote, që mundësojnë veprim të koordinuar mes zyrave të punësimit, bashkive, strukturave rinore, ofruesve të arsimit, organizatave të shoqërisë civile, partnerëve socialë dhe aktorëve të tjerë lokalë;
• NEET ët në situata të cenueshme të identifikuar, të kontaktuar dhe të mbështetur më mirë, me nevoja dhe profile të hartëzuara për deri në 5,000 NEET ë, masa informimi që arrijnë 1,500 NEET ë vulnerabël, si dhe mbështetje aktivizimi/para dhe pas vendosjes në punë për 800 NEET ë.
• modelet pilote të Garancisë Rinore të testuara dhe të monitoruara, duke gjeneruar evidencë, mësime të nxjerra dhe gjetje vlerësimi për të rregulluar më tej skemën dhe për të mbështetur zbatimin e saj të ardhshëm kombëtar;
• programe të përmirësuara arsimore dhe të arsimit e formimit profesional (VET) për të rinjtë, përfshirë Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm për nxënësit në rrezik braktisjeje, programe të përmirësuara arsimore për 3,500 nxënës dhe modele cilësore të praktikës profesionale për 50 NEET ë.

Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Arsimi, Kultura dhe Rinia
Subsector:
Fuqizimi i të rinjve
Topic:
Rinia, Arsimi, Puna
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.02.2024
End Date:
31.01.2027
Social Media Links:

EU Project Number:
453 620