Skip to main content

Programi i Performancës dhe Investimeve në Sektorin e Ujit - Programi i Infrastrukturës Bashkiake V, Shërbime Konsulence – Konsulent Institucional

Project Description

Konsulenti Institucional mbështet në mënyrë të përgjithshme zbatimin e Programit WPIP/MIP V përmes masave që përforcojnë kapacitetet institucionale të AKUK. Ai e mbështet atë edhe përmes përgatitjes dhe përmbledhjes së raporteve të ndryshme të Konsulentëve të Zbatimit nga të gjashtë UKR-të, ku po zbatohen masat investuese.
Planet e Biznesit për UKR-të dhe përditësimet e tyre vjetore gjatë periudhës së projektit përbëjnë një mjet të rëndësishëm për të përmbledhur, paraqitur dhe analizuar të gjitha masat mbështetëse të ofruara për gjashtë UKR-të dhe për t’i mundësuar AKUK, në këtë mënyrë, të kuptojë, monitorojë dhe vlerësojë zhvillimin e shoqërive të tyre të reja rajonale, si dhe të marrë vendime të informuara menaxheriale për përmirësimin e performancës dhe qëndrueshmërisë së UKR-ve.
Masat mbështetëse të ofruara nga Konsulentët e Zbatimit kontribuojnë në përmirësimin dhe sigurimin e aksesit të përballueshëm të popullsisë në zonat e programit në furnizim të sigurt me ujë të pijshëm, shërbime kanalizimi dhe rritje të trajtimit të centralizuar të ujërave të ndotura të mbledhura.
Gjashtë Konsulentët e Zbatimit ofrojnë asistencën dhe shërbimet e mëposhtme:
• Studime Fizibiliteti
• Raporte të Projektimit të Detajuar
• Procesin e Tenderit
• Mbikëqyrjen e Punimeve dhe Asistencë
Të gjitha punimet kryhen në përputhje me Direktivave të BE-së. Konsulentët e Zbatimit mbikëqyrin kompanitë e ndërtimit dhe asistojnë UKR-të në zbatimin e punimeve në përputhje me të gjitha standardet, ligjet dhe rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.
Specific Objective

• rritje e qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve të përzgjedhura komunale, përmes përmirësimit të planifikimit, funksionimit, menaxhimit të integritetit dhe qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike;
• përmirësimi dhe sigurimi i aksesit të përballueshëm për popullsinë në zonat e programit në furnizim të sigurt me ujë të pijshëm, shërbime kanalizimi dhe rritje të trajtimit të centralizuar të ujërave të ndotura të mbledhura, të monitoruara në përputhje me udhëzimet e BE-së.
Expected Results

• lidhur me qëndrueshmërinë: a) 100% mbulim i Kostove Operacionale të Drejtpërdrejta; b) reduktim i humbjeve të ujit; c) plane të përshtatura tarifore; d) faturim i përmirësuar; e) normë arkëtimi në mënyrë të qëndrueshme mbi 85%; f) përmirësim i verifikuar i qeverisjes së mirë;
• lidhur me ujërat e shiut: 30,000 persona me reziliencë të rritur ndaj incidenteve nga ujërat e shiut në Lezhë.
• lidhur me ujërat e ndotura: 152,000 banorë të lidhur në mënyrë efektive me sistemet funksionale të mbledhjes së ujërave të ndotura dhe trajtimit të centralizuar, të monitoruar në përputhje me direktivat e BE-së.
• lidhur me ujin e pijshëm: rritje e numrit të popullsisë së lidhur në mënyrë efektive me rrjetin e përmirësuar dhe/ose të ri të furnizimit me ujë të pijshëm. Rritje e orëve mesatare ditore të furnizimit me ujë nga 13 në 16 orë.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Shqipëria
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër
Subsector:
Mjedisi jetësor i qëndrueshëm
Topic:
Mjedisi jetësor, Zhvillimi lokal, Infrastruktura
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
25.01.2023
End Date:
24.01.2028
Website:
www.wpip-mipv.al
EU Project Number:
412 150