Zgjidhje inovative digjitale komunale në Komunën e Tetovës
Project Description
Projekti “Zgjidhjet inovative digjitale komunale në Komunën e Tetovës” mbështet transformimin digjital të qeverisjes lokale përmes modernizimit të shërbimeve komunale dhe përmirësimit të disponueshmërisë, efikasitetit dhe transparencës së tyre. Ai u përgjigjet nevojave urbane në rritje, si dhe sfidave administrative, duke futur mjete të integruara digjitale, të cilat thjeshtojnë funksionet kryesore komunale.
Iniciativa përqendrohet në zhvillimin e një platforme TIK(teknologjike informacioni dhe komunikimi), e cila digjitalizon shërbimet që lidhen me planifikimin urban, taksat dhe inspektimin. Duke u lidhur me sistemet kombëtare, siç është kadastra, platforma u lejon qytetarëve dhe bizneseve të kenë qasje në shërbime online, të paraqesin kërkesa dhe të monitorojnë procedurat në kohë reale. Kjo zvogëlon barrën administrative, shkurton kohën e përpunimit dhe përmirëson ofrimin e shërbimeve.
Duke përforcuar kapacitetet institucionale dhe duke prezantuar zgjidhje inovative digjitale, projekti kontribuon në një qeverisje lokale më të përgjegjshme dhe mbështet Komunën e Tetovës në tranzicionin drejt një komune më të zgjuar dhe më të qëndrueshme.
Specific Objective
• Zhvillimi dhe zbatimi i sistemeve të integruara të TIK-ut, të cilat do të digjitalizojnë shërbimet bazë komunale;
• Forcimi i aftësive dhe kapaciteteve të stafit komunal për të përdorur dhe mirëmbajtur mjetet digjitale;
• Përmirësimi i qasjes në shërbime, duke mundësuar ndërveprimin online për qytetarët dhe bizneset;
• Përmirësimi i menaxhimit financiar përmes monitorimit dhe mbledhjes më të mirë të taksave vendore;
• Nxitja e inovacionit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve, duke zhvilluar zgjidhje shtesë digjitale.
Expected Results
• Shërbime komunale të digjitalizuara plotësisht dhe të integruar në një ekosistem funksional online, të cilat mundësojnë ofrimin e shërbimeve më të shpejtë dhe më transparente;
• Planifikim urban i përmirësuar përmes digjitalizimit dhe integrimit të të gjitha planeve urbane në një platformë të vetme GIS;
• Kopetenca digjitale të përmirësuara të stafit komunal dhe aftësi të menaxhimit të të dhënave të përmirësuara dhe për të ofruar shërbime elektronike;
• Krijim i kapaciteteve të qëndrueshme për inovacion të vazhdueshëm digjital, duke mbështetur përmirësimet afatgjata në menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve.
Project map
Urban Digital Innovation Info Session in Tetovo
Innovative Digital Municipal Solutions – GIS Training
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore Subsector:
Reforma e administratës publike Topic:
Digjitalizimi Project Status:
Përfunduar Start Date:
17.01.2022 End Date:
16.05.2026 Website:
https://www.teklik.mk/
EU Project Number:
427-065 







