Skip to main content

Përmirësimi dhe forcimi i procesit të konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut për të rritur produktivitetin bujqësor dhe zhvillimin rural

Project Description

Projekti “Përmirësimi dhe forcimi i procesit të konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut për të rritur produktivitetin bujqësor dhe zhvillimin rural” mbështet modernizimin e sektorit bujqësor, duke u marrë me ndarjen e tokës dhe duke përmirësuar strukturën e ekonomive bujqësore. Bazohet në iniciativat e mëparshme të mbështetura nga BE-ja dhe fokusohet në forcimin e konsolidimit të tokës, si mjeti kyç për zhvillimin rural dhe prodhimin më efikas bujqësor.

Veprimi ndërthur reformën e politikave me zbatimin praktik. Mbështet përditësimin e kuadrit ligjor dhe strategjik kombëtar, ndërsa zbaton aktivitete të konsolidimit të tokës në zona të zgjedhura, duke përfshirë rishpërndarjen e tokës, sistemet e përmirësuara të regjistrimit dhe zhvillimin e infrastrukturës bazë, siç janë rrugët hyrëse dhe sistemet e ujitjes.

Njëkohësisht, promovon pjesëmarrjen aktive të fermerëve dhe të pronarëve të tokave, duke siguruar procese transparente dhe gjithëpërfshirëse. Duke përmirësuar përdorimin e tokës, organizimin e fermave, iniciativa kontribuon në arritjen e produktivitetit më të lartë, rritjes të konkurrueshmërisë dhe praktikave bujqësore më të qëndrueshme, ndërkohë që mbështet pajtueshmërinë me standardet bujqësore të BE-së.
Specific Objective

• Përditësimi dhe forcimi i kuadrit ligjor, politik dhe institucional kombëtar për konsolidimin e tokës;
• Zbatimi i masave për konsolidim të tokës në zonat pilot të zgjedhura, duke përfshirë rishpërndarjen dhe regjistrimin e tokës;
• Përmirësimi i infrastrukturës bujqësore për të mbështetur prodhimin bujqësor më të frytshëm;
• Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve përkatëse, për të menaxhuar dhe mbështetur proceset e konsolidimit të tokës;
• Rritja e ndërgjegjësimit dhe besimit midis fermerëve dhe palëve të interesuara në iniciativat e konsolidimit të tokës.
Expected Results

• Themelimi i një kuadri të përmirësuar dhe funksional për konsolidimin e tokës në nivel kombëtar;
• Zbatimi i suksesshëm i projekteve për konsolidimin e tokës në zonat e synuara, me përfundimin e regjistrimit të tokës dhe përgatitjen e planeve të rishpërndarjes;
• Përmirësimi i infrastrukturës bujqësore që mbështet produktivitetin dhe përdorimin më efikas të tokës;
• Rritja e kapaciteteve institucionale për planifikimin dhe menaxhimin e programeve të konsolidimit të tokës;
• Rritja e ndërgjegjësimit, pranimit dhe pjesëmarrjes midis fermerëve dhe palëve të interesuara rurale.
Project map
Land consolidation in focus on national ALFA Television
Landowners’ Assembly for the Adoption of the Chiflik Land Consolidation Plan – 18 October 2024
Launch of EU-FAO Project ''Enhancing Land Consolidation in North Macedonia'' & Celebrating ''MAINLAND'' Achievements
Land consolidation area of Chiflik, North Macedonia - current situation
Upgrading agricultural infrastructure in Dabjani, North Macedonia
Consultations with farmers in Chiflik, North Macedonia
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër
Subsector:
Zhvillimi rural dhe bujqësia e qëndrueshme
Topic:
Bujqësia
Project Status:
Përfunduar
Start Date:
01.08.2022
End Date:
31.01.2026
Social Media Links:

EU Project Number:
433-710