Kulturë PRESPA - Transformimi i stacionit “të vjetër” të zjarrfikësve në Resnjë, në një qendër komunale dhe multikulturore për vlerësimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe të gjallë të Prespës
Project Description
Projekti “Kulturë PRESPA” mbështet mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, natyrore dhe të gjallë të rajonit përreth liqenit të Prespës përmes krijimit të një Qendre Komunale dhe Multikulturore në Resnjë. Iniciativa parashikon restaurimin dhe rivitalizimin e stacionit historik “të vjetër” të zjarrfikësve, i cili do të transformohet në qendër kulturore të orientuar drejt komunitetit, të përkushtuar arsimit, krijimtarisë, dialogut ndërkulturor dhe zhvillimit të qëndrueshëm lokal.
Projekti zbatohet përmes bashkëpunimit ndërkombëtar midis institucioneve dhe organizatave nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria, promovon qeverisjen pjesëmarrëse dhe bashkëpunimin më të fortë kulturor ndërkufitar. Qendra do të ofrojë hapësirë për ngjarje kulturore, ekspozita, punëtori, trajnime, nisma të përbashkëta dhe programe edukative që synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë dhe të traditave të Prespës.
Po ashtu, aksioni kontribuon në forcimin e turizmit kulturor dhe përfshirjes së komunitetit përmes krijimit të një pike informacioni kulturor dhe një qendre dokumentimi. Duke lidhur mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin lokal, projekti synon të përmirësojë kohezionin social, të mbështesë artistët dhe artizanët vendas dhe të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe operatorët kulturorë në rajonin e Prespës.
Specific Objective
• Rinovimi dhe rivitalizimi i stacionit historik “të vjetër” të zjarrfikësve në Resnjë, si një hapësirë shumëfunksionale kulturore dhe arsimore për komunitetin lokal;
• Forcimi i pjesëmarrjes kulturore, krijimtarisë dhe dialogu ndërkulturor midis qytetarëve, të rinjve, artistëve dhe operatorëve kulturorë;
• Promovimi i turizmit të qëndrueshëm kulturor dhe përmirësimi i qasjes në informacion dhe shërbime që lidhen me trashëgiminë dhe traditat e Prespës;
• Mbështetje për artizanët, artistët dhe krijuesit e rinj vendas përmes trajnimeve, punëtorive, ekspozitave dhe mundësive për bashkëpunim;
• Përmirësim i bashkëpunimit ndërkufitar dhe menaxhimit pjesëmarrës në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në rajonin e Prespës.
Expected Results
• Stacioni historik “i vjetër” i zjarrfikësve në Resnjë është rinovuar dhe transformuar në Qendër Funksionale Komunale dhe Multikulturore;
• Eshtë ngritur dhe vënë në funksion një pikë informacioni kulturore dhe një qendër dokumentimi kushtuar trashëgimisë dhe traditave të Prespës;
• Të rinjtë vendas, artistët, artizanët dhe operatorët kulturorë marrin pjesë aktive në aktivitetet edukative, krijuese dhe kulturore të organizuara në Qendër;
• Janë krijuar mundësi të reja për turizëm të qëndrueshëm kulturor dhe shkëmbim ndërkulturor përmes ekspozitave, ngjarjeve dhe aktiviteteve promovuese;
• Eshtë krijuar hapësirë për punë bashkëpunuese dhe mësim digjital, duke mbështetur inovacionin, krijimtarinë dhe bashkëpunimin mes palëve të interesuara lokale;
• Bashkëpunimi ndërkufitar mes institucioneve dhe aktorëve kulturorë nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria është forcuar përmes planifikimit të përbashkët dhe iniciativave kulturore.
Project map
Co-design Workshop
Stakeholders visit, meeting and coordination
Restoration of the “stara” firehouse of Resen
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Arsimi, Kultura dhe Rinia Subsector:
Kultura dhe arti Topic:
Shoqëria civile, Kultura, Bashkëpunimi ndërkufitar, Zhvillimi lokal Project Status:
Në vazhdim Start Date:
01.06.2024 End Date:
31.05.2027 Website:
https://www.facebook.com/ciss.mkd
EU Project Number:
455-116 




















