Skip to main content

ShiNE: Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat mediatike për të promovuar Agjendën e Gjelbër dhe ekonominë rrethore në rajonin Juglindor të Maqedonisë së Veriut

Project Description

Projekti “ShiNE” mbështet tranzicionin e gjelbër në rajonin Juglindor të Maqedonisë së Veriut, duke forcuar rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe medias në promovimin e energjisë së rinovueshme, mbrojtjes së mjedisit dhe praktikave të ekonomisë rrethore. Përqendrohet në komunat e prekura nga ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit dhe varfëria energjetike, duke njohur njëkohësisht potencialin e tyre të rëndësishëm për zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.

Përmes ndërgjegjësimit publik, avokimit dhe aktiviteteve praktike, projekti promovon sisteme të qëndrueshme të ngrohjes diellore dhe zvogëlon varësinë nga lëndët djegëse fosile. Organizatat lokale të shoqërisë civile dhe organizatat mediatike marrin mbështetje për të përmirësuar monitorimin mjedisor, për të rritur përfshirjen e qytetarëve dhe për të avokuar për politika lokale më të gjelbra.

Po ashtu, projekti investon në angazhimin dhe edukimin e të rinjve, duke trajnuar 60 aktivistë të rinj mjedisorë për ekonominë rrethore, energjinë e rinovueshme dhe zgjidhjet e qëndrueshme të ngrohjes. Aktivitete të tjera përfshijnë instalimin e pajisjeve të monitorimit të cilësisë së ajrit në shkolla dhe ndërtesa publike, kryerjen e vlerësimeve mjedisore, përgatitjen e studimeve të fizibilitetit për energjinë diellore dhe mbështetjen e sipërmarrjes së gjelbër dhe iniciativave mjedisore të udhëhequra nga komuniteti.

Duke kombinuar arsimin, inovacionin, avokimin dhe pjesëmarrjen e komunitetit, projekti ShiNE kontribuon në përmirësimin e mirëqenies mjedisore dhe sociale dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë në komunat e synuara.
Specific Objective

• Promovim i përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë dhe sistemeve të qëndrueshme të ngrohjes diellore, me qëllim uljen e ndotjes së ajrit dhe varfërisë energjetike;
• Forcim i kapaciteteve të organizatave lokale të shoqërisë civile dhe organizatave mediatike për të monitoruar sfidat mjedisore dhe për të avokuar për politika më të gjelbra;
• Rritje e ndërgjegjësimit dhe njohurive mes të rinjve dhe komuniteteve lokale rreth ndryshimeve klimatike, ekonomisë rrethore dhe zhvillimit të qëndrueshëm;
• Mbështetje të iniciativave praktike mjedisore, sipërmarrjes së gjelbër dhe aktiviteteve të përbashkëta mjedisore;
• Nxitje të pjesëmarrjes aktive të aktivistëve të rinj mjedisorë në promovimin e qëndrueshmërisë dhe proceseve të transformimit të gjelbër.
Expected Results

• Organizatat lokale të shoqërisë civile dhe organizatat mediatike përmirësojnë kapacitetet e tyre për monitorim, analizë dhe avokim për çështjet mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike;
• 60 aktivistë të rinj mjedisorë trajnohen për ekonominë rrethore, energjinë e rinovueshme dhe zgjidhjet e qëndrueshme të ngrohjes;
• Rritje e ndërgjegjësimit të publikut dhe përfshirjes së komunitetit në aktivitetet që lidhen me ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
• Shkollat dhe institucionet publike përdorin mjete monitorimi mjedisor dhe marrin pjesë në aktivitete edukative që lidhen me qëndrueshmërinë;
• Mbështetje të iniciativat lokale të gjelbra, aktivitete të avokimit dhe projekte mjedisore të udhëhequra nga komuniteti përmes nëngranteve dhe asistencës teknike.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër
Subsector:
Mjedisi jetësor i qëndrueshëm
Topic:
Shoqëria civile, Energjia, Mjedisi jetësor
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.04.2024
End Date:
31.03.2027
EU Project Number:
453-361