Një rrëfim frymëzues për triumfin ndaj sfidave | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Një rrëfim frymëzues për triumfin ndaj sfidave

11 Sep 2023

Rrugëtimi i jetës së Anes Kujović, një 21 vjeçar nga Sarajeva, Bosnje dhe Hercegovinë, dallohet nga ai i bashkëmoshatarëve të tij. Që në moshë të hershme ai ka jetuar në një botë ku ishte e vështirë të kuptoheshin aftësitë e tij të veçanta. Anes lindi me sindromën Down, një çrregullim që preku ndjeshëm rritjen dhe përvojat e tij jetësore, duke ndikuar në arsimimin, adoleshencën dhe pranimin e tij në shoqëri. Megjithatë, çdo sfidë me të cilën ai u përball u kthye në një hap drejt suksesit të tij. Ai luftoi për vendin e tij në komunitet me vendosmëri dhe mbështetje të palëkundur të familjes dhe miqve të tij.

Sot, Anes ka një pozicion në Departamentin e Arsimit, Kulturës dhe Sporteve në Bashkinë e Centar, Sarajevë. Si një vullnetar i OKB-së, ai përmbush përgjegjësitë administrative – një arritje që shënon histori pasi ai është vullnetari i parë në botë i OKB-së me sindromën Down.

 “Kam kolegë të mrekullueshëm. Ne i kryejmë detyrat tona me kujdes, por ndajmë edhe momente të gëzueshme plot të qeshura. Detyrat e mia përfshijnë hedhjen e të dhënave në fletë pune, shpërndarjen e dokumenteve për tu nënshkruar në departamente të ndryshme, pjesëmarrjen në takime me kryetarin e bashkisë, mikpritjen e të ftuarve, dhe ndonjëherë ndjekjen e seancave të Këshillit Bashkiak.”

Anes Kujović, vullnetar i OKB-së

Anes dallohet si individi i parë në botë me sindromën Down që mban rolin e një vullnetari të Kombeve të Bashkuara nëpërmjet Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2). Kjo mundësi e veçantë i ka ofruar atij një përvojë pune me vlerë. “Kam kolegë të mrekullueshëm. Ne i kryejmë detyrat tona me kujdes, por ndajmë edhe momente të gëzueshme plot të qeshura. Detyrat e mia përfshijnë hedhjen e të dhënave në fletë pune, shpërndarjen e dokumenteve për tu nënshkruar në departamente të ndryshme, pjesëmarrjen në takime me kryetarin e bashkisë, mikpritjen e të ftuarve, dhe ndonjëherë ndjekjen e seancave të Këshillit Bashkiak,” shpreh Kujović . Ai shpreh kënaqësinë e tij nëpërmjet njohurive të fituara gjatë veprimtarisë së tij në Bashkinë e Centar, Sarajevë. Megjithatë, ashtu si kolegët e tij, ai përballet me detyra të caktuara të cilat mund t’i duhet më shumë kohë për t’i kryer. “Përpilimi i raporteve mund të jetë paksa i vështirë për mua, por jam optimist se do ta zotëroj në momentin e duhur,” shton ai.

Anes nisi praktikën e tij të parë profesionale si pjesë e Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2), një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga United Nations Development Programme (UNDP). Me qëllimin e përgjithshëm për nxitjen e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në të gjitha fushat e shoqërisë, ReLOaD2 ka rritur mundësitë për praktika profesionale për të rinjtë që jetojnë në këtë bashki dhe në 12 qeveri të tjera vendore partnere, pavarësisht aftësive ose paaftësive të tyre.

Përtej përvojës nga praktika profesionale, Anes ka pasur mundësinë të përmirësojë aftësitë e tij nëpërmjet një game iniciativash edukuese të ofruara nga projekti ReLOaD2. Gjithashtu, ai ka marrë udhëzime të vlefshme nga Faris Bečić, një i ri entuziast homolog i angazhuar me projektin ReLOaD2. Faris merr përsipër rolin e një udhëheqësi, duke monitoruar ecurinë dhe etikën e punës së Anes. Përveç përgjegjësive të tjera, së bashku ata kryejnë edhe detyra administrative, të tilla si: menaxhimi i rasteve, skanimi dhe printimi i dokumenteve, arkivimi, zhvillimi i takimeve me palë të ndryshme të interesuara dhe organizata të shoqërisë civile, dhe regjistrimi i projekteve të ardhshme nëpërmjet kërkesave publike.

Bečić thekson rolin e rëndësishëm të një shërbimi mentorimi në programin ReLOaD2, veçanërisht gjatë tranzicionit të punësimit të personave me aftësi të kufizuar. Sipas tij, procesi i mentorimit shërben si një mjet për të vëzhguar me kujdes ecurinë e një individi për sa i përket punës, zhvillimit të aftësive, dhe rritjen e përgjithshme profesionale. Gjithashtu, përfshin vlerësimin e etikës së punës së tyre dhe qasjen për t’u përballur si me detyra të thjeshta ashtu edhe të ndërlikuara. Gjatë bashkëpunimit të tij me Anes, Bečić thekson vijimin e një marrëdhënieje të jashtëzakonshme që karakterizohet nga ndjeshmëria dhe mirëkuptimi.

“Praktika profesionale ka sjellë ndryshime të mëdha për Anes. Vetëbesimi i tij është rritur, ka zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik dhe është bërë më i përgjegjshëm ndaj punës se sa ndaj detyrave të shkollës. Ai është i lumtur sepse po krijon një marrëdhënie miqësore me kolegët e tij të cilët janë qendra e tregimeve të tij të përditshme.”

Sevdija Kujović

Anes merr rregullisht një kompensim të cilin ai me shumë dashamirësi e quan “rrogën” e tij, për punën e tij vullnetare. Ai ka synime të qarta në lidhje me këto të ardhura pasi dëshiron t’i përdori ato për të mbuluar shpenzimet e provimit të patentës dhe në fund të blejë një makinë. “Praktika profesionale ka sjellë ndryshime të mëdha për Anes,” thotë nëna e Anes, Sevdija. “Vetëbesimi i tij është rritur, ka zhvilluar aftësinë e të menduarit kritik dhe është bërë më i përgjegjshëm ndaj punës se sa ndaj detyrave të shkollës. Ai është i lumtur sepse po krijon një marrëdhënie miqësore me kolegët e tij të cilët janë qendra e tregimeve të tij të përditshme.

Bashkua e Centrar, Sarajevë, synon të bëhet një shembull për institucionet e tjera duke qenë aktiv në zhvillimin e programeve që synojnë inkurajimin e të rinjve me aftësi të kufizuar. Deri sot, ReLOaD2 ka mundësuar praktika për 22 të rinj në Bosnje dhe Hercegovinë duke përfshirë katër persona me aftësi të kufizuar.

Rreth projektit

The Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans 2 (ReLOaD2) është vazhdim i nismave të mbështetura nga BE-ja, të tilla si: Local Democracy Strengthening Project (LOD, 2009-2016) dhe Regional Program for Local Democracy in the Western Balkans (ReLOaD, 2017-2020). Ashtu si projektet e mëparshme, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga United Nations Development Program (UNDP). ReLOaD2 është zbatuar nga Ballkani Perëndimor, në veçanti Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina (BiH),Kosova*, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Mëso më shumë

Photo credits: ReLOaD2

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.