Bashkimi Evropian për natyrën: mbështetje për Shqipërinë në arritjen e standardeve “Natura 2000” dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Zonat e Mbrojtura (EU4Nature)
Project Description
Projekti "Bashkimi Evropian për natyrën" mbështet Shqipërinë në mbrojtjen e biodiversitetit dhe avancimin e përgatitjes së saj për rrjetin "EU Natura 2000", duke përmirësuar menaxhimin e zonave të mbrojtura, veçanërisht, të atyre me rëndësi të lartë për biodiversitetin. Ai forcon kapacitetet e institucioneve përkatëse, promovon zgjidhje të bazuara në natyrë dhe përmes monitorimit të performancës, pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësimit të synuar mbështet ruajtjen afatgjatë.
Projekti është i strukturuar rreth tetë rezultateve që kontribuojnë në objektivin e përgjithshëm të përmirësimit të efektivitetit të menaxhimit të zonave të mbrojtura. Ai përfshin rishikimin dhe zhvillimin e planeve të menaxhimit për zonat e mbrojtura, si dhe planeve që lidhen me përdorimin e pyjeve dhe produkteve jodrusore të pyllit; vendosjen e sistemeve të monitorimit të performancës; mbështetjen për zbatimin e masave të ruajtjes; asistencën për organizatat e shoqërisë civile, që punojnë me zgjidhje të bazuara në natyrë dhe masa kundër krimit mjedisor; si dhe ndërgjegjësimin për “Natura 2000” dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Specific Objective
• forcimi i kapaciteteve institucionale për menaxhim efektiv të Zonave të Mbrojtura në përputhje me kuadrin ligjor (acquis-in) të BE-së dhe kërkesat e "Natura 2000";
• përmirësimi i planifikimit, monitorimit dhe efektivitetit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura nëpërmjet planeve të përditësuara dhe sistemeve të performancës;
• mbështetja e masave të ruajtjes dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve në zonat prioritare të biodiversitetit.
• rritja e rolit të shoqërisë civile dhe pjesëmarrjes publike në ruajtjen e biodiversitetit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Expected Results
• strukturë institucionale e konsoliduar dhe transpozim i përmirësuar i acquis-it të BE-së për Mbrojtjen e Natyrës;
• kuadër ligjor i rishikuar dhe i përditësuar, përfshirë legjislacionin dytësor, mekanizmat e zbatimit dhe rolin e qartësuar të Fondit Special për Zonat e Mbrojtura;
• plane menaxhimi të përditësuara dhe të reja për zonat e mbrojtura, habitatet dhe speciet prioritare, si dhe burimet pyjore dhe jodrusore të pyllit;
• sisteme operative të monitorimit të performancës të vendosura dhe funksionale në zonat e zgjedhura të mbrojtura;
• aktivitete prioritare të ruajtjes dhe të restaurimit të zbatuara në zonat e zgjedhura të mbrojtura, në bashkëpunim me NAPA-n, autoritetet rajonale dhe qeverisjen vendore;
• organizata të shoqërisë civile që kontribuojnë aktivisht në menaxhimin e Zonave të Mbrojtura nëpërmjet një Programi të Granteve të Vogla që mbështet veprime pilote inovative, zgjidhje të bazuara në natyrë dhe iniciativa kundër krimit mjedisor.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër Subsector:
Mjedisi jetësor i qëndrueshëm Topic:
Mjedisi jetësor Project Status:
Në vazhdim Start Date:
01.09.2023 End Date:
30.09.2028 

