Fillojnë punimet në shkollën e parë në Malin e Zi sipas programit arsimor të mbështetur nga WBIF. News | WeBalkans

Fillojnë punimet në shkollën e parë në Malin e Zi sipas programit arsimor të mbështetur nga WBIF.

07 Sep 2023
7/09/2023

Fillojnë punimet në shkollën e parë në Malin e Zi sipas programit arsimor të mbështetur nga WBIF.

Një moment historik në planin gjithëpërfshirës të Malit të Zi për të rinovuar shkollat parauniversitare ndodhi më 26 gusht teksa u vu guri i themelit në shkollën fillore “Vladimir Nazor” në Pogdoricë. Në ceremoni morën pjesë kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazović, ministri i arsimit Miomir Vojinović dhe drejtoresha e shkollës Ljiljana Marković. Pritet që ndërtimi i shkollave të përfundojë pas 17 muajsh.

 

Institucionet arsimore të Malit të Zi përballen me sfida të veçanta për shkak të fondeve dhe mirëmbajtjes të pamjaftueshme të cilat ndikojnë në cilësinë e arsimit. Ky program gjithëpërfshirës  i mbështetur nga WBIF për rinovimin e shkollave të sistemit parauniversitar përfshin ndërtimin, rinovimin dhe pajisjen e ndërtesave të shkollave dhe kopshteve në Podgoricë dhe në nëntë bashki të tjera. Fokusi është në shtimin e kapaciteteve shkollore të vendit duke krijuar 2,100 vende të reja dhe rreth 530 vende të reja pune me kohë të plotë, kryesisht për mësuesit. Zhvillimet e planifikuara do të ndihmojnë në lehtësim e mbingarkesës në shkolla dhe do të shtojnë aksesin e fëmijëve në instrumente më të mira mësimore duke përmirësuar kështu punësimin e të rinjve. Deri në vitin 2026, më shumë se 10,000 studentë në vit do të përfitojnë nga mjediset novatore të të nxënit për shkak të këtyre investimeve.

 

Pritet që nëpërmjet programit të investohen më shumë se 64 milionë euro, gjysma e të cilave do të mundësohen nga buxheti kombëtar i Malit të Zi. Donatorët dypalësh  dhe BE-ja do të kontribuojnë me 11.4 milionë euro nëpërmjet grantit të WBIF dhe European Investment Bank (EIB) me një borxh prej 18 milionë euro dhe një grant prej 2.5 milionë euro. Granti i EIB do të mbulojë mbështetjen teknike dhe këshillimore për përgatitjen dhe prokurimin e projektit dhe për zhvillimin e një standardi kombëtar për monitorimin dhe vlerësimin për përdorimin e projekteve të ngjashëm. Kjo paketë investimesh do të përshpejtojë modernizimin e shkollave të arsimit publik dhe infrastrukturën në vend.

Read more (Lexoni më shumë)

Photo credits: WBIF

Burimi: WBIF

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.