Mbi 1500 qytetarë marrin pjesë në marshimin e YEA-ve më 8 mars
Mbi 1500 qytetarë marrin pjesë në marshimin e YEA-ve më 8 mars
Në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas këtë vit, më 8 mars, WeBalkans dhe Young European Ambassadors (YEA-të) u bashkuan për të promovuar fushatën #BreakTheBias. Ata e bënë këtë nëpërmjet videove dhe mediave sociale edhe marshimeve në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Banja Luka-ën, Beogradin, Kumanovën, Niš-in, Novi Sad-in, Podgoricën, Prishtinën, Sarajevën, Shkupin dhe Tiranën.
Më shumë se 1,500 gra morën pjesë në marshim me synimin për të thyer paragjykimet rreth stereotipeve gjinore. Personat e përfshirë ndaluan gra në rrugë për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tilla si “Cili është roli im si grua në Ballkanin Perëndimor?” dhe “Si e përshkruan veten si grua?” dhe duke shkruar përgjigjet e tyre në emblemat e vendosura nga YEA-të në rrugë.
Disa nga mesazhet që gratë shkruan nëpër emblema si pjesë e marshimit, përfshinin: “Do të doja të shihja më shumë barazi”, “E mrekullueshme”, “E forte si kurrë më parë”, “Unë jam një grua në fushën e shkencës” dhe “Krenare”.
Rrjeti WeBalkans YEA u lançua në gusht të vitit 2020 si pjesë e Regional Communication Programme for the Western Balkans (WeBalkans), i menaxhuar nga European Commission’s Directorate-General for Neighbourhood and Enlargement Negotiations (DG NEAR). Platforma është një rrjet kreativ për të rinjtë të cilët do të sjellin ndryshimin në të ardhmen nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Këta 120 të rinj vizionarë janë të interesuar të mësojnë rreth vlerave të BE-së dhe të promovojnë mundësitë që ofron BE-ja, por gjithashtu mbështesin tema të tilla si barazia gjinore, mësimi ndërkulturor, mbrojtja e mjedisit dhe të drejtat e njeriut.