Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.
Lajme / Projekti Gjermani-BE ndihmon me zhvillimin e një sistemi të përbashkët për menaxhimin e mbetjeve në rajonin e Prishtinës
Më 12 dhjetor, si pjesë e projektit të financuar nga BE-ja dhe Gjermania, që po punojnë për të zhvilluar një sistem të përbashkët për menaxhimin e mbetjeve për rajonin e Prishtinës/Priština, kryebashkiakët e Fushë Kosovës/Kosovo, Polje, Gllogoc/Glogovac, Gračanica/Graçanicës, Obiliqit/Obilić, Podujevës/Podujevo, dhe Prishtinës/Priština nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të nisur bashkëpunimin e tyre.
Në përputhje me direktivat përkatëse të BE-së dhe ligjet e Kosovës, bashkitë tanimë do të punojnë për zhvillimin e një Inter-municipal Integrated Waste Management Plan dhe një Inter-Municipal Cooperation Agreement për bashkëpunimin në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Zbatimi i Inter-municipal Integrated Waste Management Plan do të jetë hapi i mëtejshëm i themelimit të një sistemi të integruar për menaxhimin e mbetjeve, që filloi me projektin aktual, të financuar me 35 milionë euro nga BE-ja dhe Gjermania për ndërtimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e landfilleve dhe stacioneve të transferimit për mbetjet e ngurta në rajon.
Për të mbështetur reforma të lidhura me të në sektorin e menaxhimit të mbetjeve dhe së bashku me qeverinë gjermane, BE-ja po financon projektet të vëna në zbatim nga GIZ-i për 19 milionë euro, për zhvillimin e politikave dhe legjislacionit të duhur të menaxhimit të mbetjeve, planifikimin e integruar ndërbashkiak të menaxhimit të mbetjeve, marrëveshjet e bashkëpunimit, rritjen e kapacitetit në nivel qendror dhe lokal, prezantimin e ekonomisë rrethore dhe zbatimin e projekteve të investimeve prioritare.
Lexoni më shumë (Read more)
Fotografia: EU Office in Kosovo
Burimi: EU Office in Kosovo
Mëso më shumë
Regjistrohuni në buletinin tonë mujor për të gjitha lajmet e fundit, tregimet, mundësitë e financimit, dhe ngjarjet!
Ju gjithashtu mund të zgjidhni të merrni një përmbledhje javore ose njoftime të menjëhershme.Buletini dhe njoftimet janë në gjuhen Angleze.
Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!Thank you! Please check your e-mail
We have sent you an email with a confirmation link. Click on the link and complete your subscription.
If you don’t see the email in your inbox please check your spam folder.