Ulja e tarifave të internetit në roming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
Ulja e tarifave të internetit në roming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së
38 operatorë telekomunikimi nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë rënë dakord ta bëjnë më të përballueshëm përballimin e internetit në roming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për qytetarët dhe bizneset në të dy rajonet, në një proces të mbështetur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) dhe Komisioni Evropian. Kjo marrëveshje është në harmoni meDeklaratën për Romingun të nënshkruar në Samitin e dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.
Nëpërmjet marrëveshjes së tyre me dëshirë të lirë, operatorët u angazhuan që ta zvogëlonin në mënyrë domethënëse hendekun midis tarifave brenda vendit dhe në roming për përdorimin e internetit në të dyja drejtimet midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Nivelet maksimale të çmimeve të shitjes me pakicë (“kufijtë e çmimeve”) për 1 gigabajt do të ulen nga tetori 2023 në 2028 si më poshtë: 18 euro nga 1 tetori 2023, 14 euro nga 2026 dhe 9 euro nga 2028. Parashikohen rishikime vjetore për vlerësimin e ndikimit dhe hapat pasues.
Para marrëveshjes, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, u shpreh: “Duke u bazuar te suksesi i regjimeve „Roam Like at Home“, si në BE, ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, mirëpres nënshkrimin e marrëveshjes vullnetare midis 38 operatorëve të telekomunikimit. Ulja e tarifave të romingut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga 1 tetori i këtij viti do t’u sjellë përfitime, dhe qytetarëve dhe bizneseve të Ballkanit Perëndimor, dhe atyre të BE-së. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi që të shpejtojmë integrimin e vërtetë të Ballkanit Perëndimor në Tregun tonë Unik.”
Vendosja e kufijve të çmimeve pritet të ulë tarifat e internetit në roming për konsumatorët që udhëtojnë midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kufizimi i çmimeve nxit dhe thjeshton shkëmbimet tregtare, kulturore, turistike, etj, midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, duke i forcuar lidhjet midis rajoneve fqinje. Aktualisht, operatorët po punojnë që të krijojnë produkte me çmimet poshtë kufijve të rënë dakord të çmimeve, që do të mund të përdoren nga numri më i madh i mundshëm i konsumatorëve.
Operatorë të tjerë telekomunikimi, si nga BE-ja, dhe nga Ballkani Perëndimor, janë të ftuar t’i bashkohen nismës.
Lexoni më shumë (Read more)
Burimi: DG NEAR
Photo credits: DG NEAR