Meggle BH është një nga kompanitë më të suksesshme të prodhimit të produkteve të qumështit në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinë. Falë prezantimit të qasjeve inovative për punën e tyre dhe përputhshmërisë me standardet e larta të prodhimit, produktet e qumështit me paketim të bardhë me një tërfil blu janë tani të njohura për cilësinë në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën. Grupi Meggle ka një traditë të gjatë prodhimi bulmeti, pasi është themeluar në 1887 nga Josef Anton Meggle nga Bavaria.
“Duke pasur parasysh kërkesat e tregjeve vendase dhe të huaja na duhej ta modernizonim fabrikën dhe ta rrisnim kapacitetin për prodhimin e djathit të freskët dhe kajmakut, dhe këtë e kryem duke instaluar pajisjet më moderne, për një pjesë prej të cilave u ndihmuam nga projekti EU4AGRI.”
Jadranka Penava, CEO, Meggle BH
Meggle-i hyri në tregun boshnjak në fillim të viteve nëntëdhjetë. Fillimisht, produktet Meggle importoheshin dhe shpërndaheshin. Shumë shpejt, kompania nisi të bënte plane për të themeluar fabrika prodhimi në vend, dhe në fillim të viteve 2000 blenë një fabrikë bulmeti në Bihac dhe u konsoliduan si një kompani prodhimi bulmeti. Meggle BH Ofron më se 150 produkte në hapësirën e vet të prodhimit; produktet e tyre artizanale, si qumështi, kosi, kefiri, salcë kosi, ajka, kajmaku, kremi i qumështit, si dhe produkte të tjera, zënë vend të veçantë në shumë shtëpi.
Jadranka Penava iu bashkua Meggle-it që në fillim të aktivitetit të tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë, në fillim të viteve ‘90, dhe tani është CEO e Meggle BH. Ajo shpjegon se tregu boshnjak i priti ngrohtësisht që në fillim, dhe se kanë pasur suksese të vazhdueshme dhe rritje të qëndrueshme në vend që nga nisja e aktivitetit në Bosnjë dhe Hercegovinë. “Vitin e kaluar mblodhëm 50 milionë litra qumësht nga 2,500 fermerë në gjithë vendin, që i konsiderojmë si një pjesë shumë të rëndësishme të biznesit tonë, sepse nuk mund të kesh sukses si biznes nëse nuk siguron qumësht cilësor vendas,“ thotë Jadranka.
Gjatë 2021-shit, me mbështetjen e projektit EU4AGRI, kompania i përmirësoi proceset e veta të prodhimit duke blerë një makineri moderne për paketimin e djathit dhe kajmakut të freskët. Kapacitetet e makinerisë së vjetër të prodhimit dhe paketimit të djathit dhe kajmakut ishin 1,800 vasketa në orë, ndërsa makineria e re ka kapacitet 3,200 deri në 4,100 vasketa me peshë të ndryshme, brenda së njëjtës periudhë kohore. Makineria e re lejon dhe paketimin e prodhimit në vasketa me forma të ndryshme, që gjë që është thelbësore për nxjerrjen e produkteve në treg. “Duke pasur parasysh kërkesat e tregjeve vendase dhe të huaja na duhej ta modernizonim fabrikën dhe ta rrisnim kapacitetin për prodhimin e djathit të freskët dhe kajmakut, dhe këtë e kryem duke instaluar pajisjet më moderne, për një pjesë prej të cilave u ndihmuam nga projekti EU4AGRI.”shpjegon Jadranka.
„Si kompani që udhëheq në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, Meggle-i pritet të përmbushë nevojat e tregut, dhe të përmirësojë dhe zhvillojë proceset e prodhimit, si dhe të hedhë në treg produkte të reja dhe novatore. Ky investim na ndihmon shumë për këto synime.“
Jadranka Penava, CEO, Meggle BH
Blerja e një makine të re ndihmon dhe për rritjen e cilësisë së produkteve dhe sigurisë së procesit të prodhimit, dhe me automatizimin e disa hapave, zvogëlohet dhe mundësia e gabimeve njerëzore. „Si kompani që udhëheq në tregun e Bosnjës dhe Hercegovinës, Meggle-i pritet të përmbushë nevojat e tregut, dhe të përmirësojë dhe zhvillojë proceset e prodhimit, si dhe të hedhë në treg produkte të reja dhe novatore. Ky investim na ndihmon shumë për këto synime.“ shton Jadranka
Mbështetja e projektit EU4AGRI nëpërmjet futjes së teknologjive të reja do të kontribuojë me siguri për zhvillimin dhe pozicionimin e mëtejshëm të kësaj kompanie në tregun vendas dhe të huaj, dhe sidomos për arritjen e standardeve me cilësi të lartë për produktet e shënuara më tërfilin blu.
Vlera e investimit të mbështetur nëpërmjet projektit EU4AGRI është rreth 730,000 BAM (gati 375,000 Euro) nga të cilat 300,000 BAM të bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian (gati 155,000 Euro).
Lidhur me projektin
Projekti EU4AGRI është një iniciativë katër-vjeçare (2020 – 2024) që synon të modernizojë sektorin agro-ushqimor në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke krijuar vende pune të reja, ndërkohë që ruhen vendet ekzistuese të punës dhe ndihmohet ripërtëritja nga kriza e KOVID-19-ës. Vlera totale e projektit është 20.25 milionë Euro, të financuara kryesisht nga Bashkimi Evropian, por zbatohet dhe bashkëfinancohet në bashkëpunim me Agjencinë Çeke të Zhvillimit dhe Programin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Projekti EU4AGRI ka mbështetur deri tani fermerë dhe ndërmarrje në Bosnjë dhe Hercegovinë me 45 investime me vlerë gati 5.5 milionë Euro, nga të cilat, 3.2 milionë Euro u financuan nga Bashkimi Evropian.
Photo credits: Meggle

Please wait while your video is being uploaded...
Don't close this window!