Ngushtimi i hendekut arsimor | WeBalkans | EU Projects in the Western Balkans

Ngushtimi i hendekut arsimor

22 Apr 2023

Hyrije Kryezi, një gjimnaziste 15 vjeçare në qytetin e Prizrenit, u përball me sfidën për të vendosur për karrierën e saj të ardhshme dhe studimet universitare por nuk ishte e sigurt për të bërë zgjedhjen e duhur për stabilitetin e saj financiar dhe profesional. Fatmirësisht, ajo u ftua për të marrë pjesë në një program mentorimi mbështetës nga Roma Versitas. Programi financohet përmes një granti nga një projekt i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, synimi i të cilit janë nxënësit romë, ashkali dhe egjiptianë në nivelin e arsimit të mesëm të lartë. Asaj iu caktua një mentor i cili i jepte udhëzime për karrierën dhe çështje të tjera në lidhje me shkollën. Hyrije duke reflektuar mbi përvojën e saj, pranon se mbështetja dhe këshillat e këshilluesit të saj e ndihmuan atë të qartësohej mbi ëndrrat e saj dhe ia hapën sytë ndaj mundësive të reja. Ajo tani synon të bëhet një police dhe ka treguar një përmirësim të madh në performancën e saj të përgjithshme akademike.

“Mbështetja dhe këshillat e këshilluesit tim më ndihmuan të qartësohesha mbi ëndrrat e mia dhe më hapën sytë ndaj mundësive të reja.”

Hyrije Kryezi, përfituese

Genc Broqi është një nga menaxherët e projektit në Roma Versitas Kosovo (RVK). RVK ka punuar në projekte të ngjashme për më shumë se një dekadë, dhe ndikimi i tyre pozitiv në komunitet e bën të qartë nevojën për vazhdimin e këtyre projekteve. “Shumica e familjeve rome, ashkali dhe egjiptiane në Kosovë jetojnë në kushte të këqija ekonomike dhe sociale, me nivele të kufizuara arsimore në mesin e të rriturve të cilët nuk mund t’i ndihmojnë fëmijët e tyre me detyrat e shtëpisë apo detyrat e tjera akademike. Si rezultat, fëmijët romë mbesin prapa në arsimin duke e bërë këtë lloj të projektit thelbësor,” shprehet Genci

Mbështetja nga projekti është e dyfishtë. Së pari, përfshin caktimin e një mentori për të monitoruar frekuentimin dhe progresin akademik të jo më shumë se pesë nxënësve. I cili po ashtu përditëson rregullisht projektin mbi çdo shqetësim që kanë nxënësit. Kjo lejon që projekti të ofrojë mbështetje të personalizuar në trajtimin e këtyre problematikave. Së dyti, është edhe programi i tutorimit i cili ofron klasa shtesë për studentët të cilët kanë vështirësi në lëndë të caktuara. Në të kaluarën, mësuesit e shkollave të mesme përzgjidheshin si mentorë, por tani, të diplomuarit e suksesshëm nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian po angazhohen si mentorë. Sipas Gencit, anëtarët e komunitetit të cilët janë përballur me probleme të tilla janë persona të duhur të cilët kuptojnë shqetësimet që kanë nxënësit e këtij komuniteti.

Për më tepër, projekti ofron trajnime mbi aftësitë e komunikimit për nxënësit e shkollave të mesme të vitit të fundit, i cili përfshin tema të tilla si përgatitja e CV-së, aftësitë për intervistën e punës dhe menaxhimi i kohës.

“Pa ndihmën e Këshillit të Evropës dhe BE-së, ne nuk do të mund ta vazhdonim këtë projekt dhe si rezultat i kësaj mbështetjeje, tani do të kemi dhjetëra kandidatë për mjekë, inxhinierë dhe të tjerë të arsimuar universitar dhe profesionistë të tjerë nga komuniteti romë, ashkali dhe egjiptian.”

Genc Broqi, Menaxheri i projektit, Roma Versitas Kosovo (RVK)

Shkalla e braktisjes së shkollës në mesin e nxënësve të shkollave të mesme nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian ishte një çështje serioze, me mbi 80% të nxënësve që e braktisën shkollën në vitin 2013. Megjithatë, falë nismave si ky projekt, shkalla e braktisjes së shkollës është ulur në rreth 10-15%. Fillimisht, projekti kishte përqindje të ulët të pjesëmarrjes, me vetëm 40 nxënës, 80% të cilët ishin meshkuj dhe 20% ishin femra. Gjithsesi, tani ka qindra pjesëmarrës, me mbi 100 që shkojnë në universitet çdo vit pas mbarimit të shkollës së mesme.

Projekti ofron mbështetje për mbi 600 nxënës në total. Genci thekson se projekti nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian. “Pa ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, ne nuk do të mund ta vazhdonim këtë projekt dhe si rezultat i kësaj mbështetjeje, tani do të kemi dhjetëra kandidatë për mjekë, inxhinierë dhe të tjerë të arsimuar universitar dhe profesionistë të tjerë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian”, shton Genci.

Rreth projektit

Objektivi i projektit “Fuqizimi i nxënësve të shkollave të mesme përmes mentorimit” është nxitja e arsimit cilësor gjithëpërfshirës në Kosovë dhe një nga objektivet specifike është përmirësimi i aksesit në arsim për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Programi i mentorimit financohet përmes një granti nga programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Ndërtimi i Kapaciteteve për Përfshirje në Arsim – PËRFSHIJ” dhe zbatohet nga Roma Versitas Kosovo. Projekti filloi në janar të vitit 2023 dhe do të zhvillohet gjatë një periudhe prej 12 muaj.

Mëso më shumë

Roma Versitas Kosovo

Photo credits: Roma Versitas Kosovo (RVK)

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.