Skip to main content

Raportimi i të drejtave dhe lirive digjitale

Project Description
Projekti “Raportimi i të drejtave dhe lirive digjitale” forcon aftësinë e medies dhe aktorëve të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për të monitoruar, raportuar dhe reaguar ndaj shkeljeve të të drejtave digjitale dhe ndaj dezinformimit. Përmes raportimeve të përditshme mediatike bazuar në monitorimin lokal, projekti rrit ndërgjegjësimin publik rreth kërcënimeve digjitale dhe i ndihmon qytetarët të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre në hapësirën digjitale.
Gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile marrin mbështetje sipas nevojave dhe kontekstit, duke përfshirë mentorim, udhëzime editoriale, ndihmë ligjore dhe mundësi financimi për të rritur përpjekjet e tyre të avokimit. Këto aktivitete përmirësojnë kapacitetin e tyre për të ndjekur shkeljet e të drejtave digjitale dhe për të nxitur ndryshime në politika të lidhura me këto të drejta.
Çdo vit, të dhënat e mbledhura në nivel rajonal përmblidhen në raporte gjithëpërfshirëse dhe prezantohen në konferenca të nivelit të lartë, të cilat mbledhin palët kryesore të interesuara në politikat dhe rregullimin e internetit, shoqërinë civile, mediat, botën akademike, kompanitë teknologjike dhe institucionet publike.
Duke kombinuar dhënien e nëngranteve, ndërtimin e kapaciteteve, prodhimin e përmbajtjes dhe shtrirjen strategjike, projekti fuqizon aktorët lokalë dhe rajonalë për të promovuar të drejtat digjitale dhe për të ndikuar në politikat në nivel kombëtar dhe të BE-së.
Specific Objective
Objektivi i përgjithshëm është:
• Përforcimi i njohurive dhe aftësive të mediave dhe shoqërisë civile për të kuptuar sistematikisht lidhjen midis shkeljeve të të drejtave digjitale dhe dezinformimit, për të pohuar të drejtën për informacion dhe për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive abuzimeve në mjedisin digjital.

Objektivat specifike janë:
• Identifikimi i modeleve të përsëritura të shkeljeve të të drejtave digjitale në të gjithë rajonin për të informuar zhvillimin e mekanizmave mbrojtës, rekomandimeve të politikave dhe përmirësimeve në kornizat ligjore.
• Rritja e ndërgjegjësimit publik rreth të drejtave digjitale dhe dezinformimit, duke i bërë shoqëritë më të informuara rreth shkeljeve dhe kërcënimeve kryesore në ekosistemin digjital.
• Rritja e qëndrueshmërisë digjitale të profesionistëve mediatik dhe organizatave të shoqërisë civile përmes trajnimeve të dedikuara, punëtorive për ndërtimin e kapaciteteve dhe mbështetjes financiare përmes granteve.
• Nxitja e një pjesëmarrjeje më të madhe në vendimmarrjen dhe politikat që lidhen me internetin nga burrat, gratë dhe të rinjtë, përmes mjeteve të dedikuara si platformat digjitale të raportimit, aktivitetet komunitare dhe konferencat rajonale.
• Pajisja e palëve të interesuara lokale me mjetet dhe burimet e nevojshme për të monitoruar, raportuar dhe avokuar për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe lirinë e shprehjes.
Expected Results
Deri në fund të projektit, pritet të arrihen këto rezultate:
• Rekomandime politikash të caktuara dhe prezantimi i tyre në institucionet përkatëse, bazuar në të dhëna kërkimore, raporte vjetore dhe monitorim të vazhdueshëm të shkeljeve të të drejtave digjitale.
• Përafërsisht 1,500 raste të shkeljes së të drejtave digjitale do të identifikohen, do të dokumentohen dhe do të ruhen në baza të dhënash të caktuara.
• Vlerësohet se mbi 500 artikuj të botuar dhe rezultatet e publikuara të projektit do të arrijnë te rreth 20 milionë qytetarë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
• Më shumë se 150 gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile do të raportojnë aftësi të përmirësuara dhe kapacitete të rritura për t'u përballur me kërcënimet digjitale.
• Rreth 3,000 qytetarë në të gjithë rajonin do ta përdorin në mënyrë aktive mjetin e specializuar për raportim nga qytetarët.
• Të paktën 15 medie dhe organizata të shoqërisë civile do të marrin nëngrante dhe mbështetje mentorimi, ndërsa 30 individë do të marrin bursa për raportim rreth të drejtatve dhe lirive digjitale.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Liria e mediave
Topic:
Shoqëria civile, Digjitalizimi, Arsimi
EaP Countries:
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia
Project Status:
Përfunduar
Start Date:
01.01.2023
End Date:
31.12.2025
Social Media Links:

EU Project Number:
INTV-21398