Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 bën turne në tetë qytete në Ballkanin Perëndimor News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

11/03/2022

Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 bën turne në tetë qytete në Ballkanin Perëndimor

Karvani i Vullnetarëve i Route WB6 është duke ardhur! Ky karvan unik krijues përbëhet nga 40 ambasadorë të rinj evropianë, vullnetarë të Route WB6 dhe gazetarë të rinj nga platforma ‘Hajde’ nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Si pjesë e fazës përfundimtare të projektit Route WB6,  duke promovuar lëvizshmërinë e të rinjve, vullnetarizmin dhe ndërtimin e paqes në rajon, karvani synon të promovojë shkëmbimet rajonale të vullnetarëve dhe vullnetarizmin e të rinjve në të gjithë rajonin. Karvani i vullnetarëve mbi  rrota po viziton tetë qytete të ndryshme në rajon në një javë, ku vullnetarët e rinj angazhohen me partnerë lokalë në aktivitete si aksione për mbrojtjen e mjedisit, restaurime, workshop-e  krijuese me fëmijë, takime dhe këshillat rinorë. Aktiviteti po zhvillohet në bashkëpunim me rrjetin e Young European Ambassadors.

 

Pika e nisjes së këtij udhëtimi ishte Podgorica më 9 mars dhe destinacioni përfundimtar është Tirana më 15 mars. Gjatë rrugës, vullnetarët do të kenë mundësinë të vizitojnë Mostarin, Sarajevën, Kopaonikun, Prishtinën dhe Manastirin, ndërkohë që do të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre dhe do të kontribuojnë në komunitetet lokale.

 

Një nga Young European Ambassadors të përfshirë në Karvanin e Vullnetarëve të Route WB6 tha “Si YEA, ne kemi udhëtuar nëpër Ballkanin Perëndimor për studime, çështje mjedisore, socializim, debate, këngë e kërcime në festivale. Jam shumë i emocionuar që këtë herë do i bashkohemi Karvanit të Vullnetarëve të Route WB6. Të gjithë po shkojmë drejt një destinacioni: një rajon që përfaqëson vlerat evropiane. Pra, le të bashkohemi së bashku në këtë karvan, duke ndarë rrugën që çon në pajtim dhe stabilitet si dhe një të ardhme të përbashkët evropiane për rajonin.”

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.