Mbështetje për digjitalizimin e SME-ve në Bosnjë Hercegovinë News | WeBalkans

Mbështetje për digjitalizimin e SME-ve në Bosnjë Hercegovinë

26 May 2022
26/05/2022

Mbështetje për digjitalizimin e SME-ve në Bosnjë Hercegovinë

Bashkimi Evropian dhe European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) shtojnë mbështetjen e tyre për bizneset e vogla dhe të mesme (SMEs)  Bosnja dhe Herzegovina duke lançuar programin  Go Digital në Bosnje dhe Herzegovinë. Programi është lançuar më 19 maj nëpërmjet një eventi të mbajtur në Sarajevë dhe që ka si synim të ndihmojë SME-të të investojnë në digjitalizimin e bizneseve të tyre, së bashku me investime të tjera për të përmirësuar produktivitetin, efikasitetin operacional dhe qëndrueshmërinë.

 

Një nga elementët e këtij programi do të jenë kreditë fleksibël të specializuara nga ERBRD në bashkëpunim me institucionet lokale financiare. Bashkimi Evropian do të ofrojë grante stimuluese me vlerën mbi 15% e vlerës totale të kredisë, për të bërë të mundur përballimin e investimeve të SME-së në digjitalizim, automatizim dhe teknologji të gjelbër.

 

Kreu i EU Delegation dhe EU Special Representative në Bosnjë dhe Herzegovinë, Johann Sattler, shpjegoi se programi EU4SMEs është pjesë e ndihmës së BE-së për të mbështetur rimëkëmbjen nga pandemia e Covid-19 dhe kalimin në një ekonomi të orientuar drejt së ardhmes. “SME-të janë shtytësi kryesor i zhvillimit dhe rritjes ekonomike, dhe mbështetja për digjitalizimin do të ndihmojë bizneset të jenë më konkurruese në tregjet lokale dhe ndërkombëtare. Mbështetja e Instrument for Pre-accession Assistance aktual I BE-së për tranzicionin e gjelbër dhe digjital arrin në rreth 50 milionë euro dhe ka si objekt në veçanti SME-të. SME-të duhen të përdorin teknologjitë novatore, aftësitë dhe shërbimet, jo vetëm që të rritet në një bazë të qëndrueshme por edhe që të mbijetojë në ekonominë e së ardhmes.

 

Programi do të shoqërohet me aktivitete nga GIZ-i i Gjermanisë, i cili do të ndihmojë në ndërtimin e një ekosistemi për digjitalizimin, automatizimin dhe novacionin në Bosnjë dhe Herzegovinë, duke përfshirë qendrat e novacionit digjital, në përputhje me praktikat më të mira të BE-së.

 

Programi i ri Go Digital në Bosnjë dhe Herzegovinë kontribuon drejtpërdrejt për European Commission’s Digital Agenda për Ballkanin Perëndimor, e cila ka si synim të mbështesë ndryshimin e sektorit privat dhe të ndihmojë bizneset të sigurojnë të gjitha përfitimet e transformimit digjital të ekonomisë.

Burimi: EU Delegation Bosnia and Herzegovina

Fotot nga: EBRD

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.