BE financon asistencën teknike për Projektin e Menaxhimit të Ujërave të Zeza të Durrësit në Shqipëri News | WeBalkans

Lajme

Zbulo të rejat më të fundit rreth aktiviteteve dhe ngjarjeve që lidhen me BE-në në Ballkanin Perëndimor.

30/06/2022

BE financon asistencën teknike për Projektin e Menaxhimit të Ujërave të Zeza të Durrësit në Shqipëri

Asistenca teknike e Western Balkans Investment Framework (WBIF) për projektin e menaxhimit të ujërave të zeza të Durrësit u lançua më 25 maj në Tiranë, në praninë e aktorëve kryesorë, duke përfshirë Ujësjellës Kanalizime Durrës, Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturën e Mbetjeve, Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Asistencës, Delegacionin e BE-së në Shqipëri, si dhe përfaqësues të WBIF, Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD) dhe Objektit të Projektit të Infrastrukturës 11, që do të zbatojë projektin.

 

Projekti synon të përmirësojë kushtet e jetesës dhe mjedisit bregdetar të 350,000 banorëve në qarkun e Durrësit. Projekti do ta arrijë këtë qëllim nëpërmjet ndarjes së rrjetit të ujërave të zeza dhe kanalizimeve në rajon, reduktimit të prurjeve të ujërave të shiut në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza për të shtuar në maksimum vëllimin e ujërave të zeza dhe ngarkesën biologjike drejt dy impianteve ekzistuese të trajtimit të ujërave të ndotura, duke i shfrytëzuar ato në kapacitetin maksimal për të trajtuar vetëm ujërat e ndotura, duke anashkaluar ujërat e bardha (ujrat e rreshjeve). Ai do të përmirësojë cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në rajon dhe në detin Adriatik, duke ndikuar pozitivisht në biodiversitetin (përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike) dhe turizmin (zhvillimin ekonomik).

 

Rrjetet e grumbullimit të ujërave të zeza në qytetin e Durrësit janë të vjetra, të ndërtuara me tubacione  betoni të cilat janë të prirura për të infiltruar , nuk kanë pjerrësinë e duhur dhe shpesh bëhen objekt bllokimi. Shumica e sistemeve të grumbullimit të kanalizimeve janë të kombinuara dhe mbledhin ujërat e zeza së bashku me ujërat e rreshjeve. Vëllime të konsiderueshme të ujërave të zeza po derdhen në det për shkak të shkallës së dobët të lidhjes, infiltrimit të ujërave të zeza dhe vërshimeve gjatë ditëve me mot të thatë dhe me shi.

 

Bashkimi Evropian, përmes WBIF ka ofruar një grant për asistencë teknike prej 500,000 euro. Kostoja totale e vlerësuar e investimit të Projektit të Menaxhimit të Ujërave të Zeza në Durrës është rreth 40 milionë euro dhe është planifikuar të financohet nëpërmjet një huaje të AFD-së dhe burimeve lokale.

Burimi: WBIF

Fotot nga: WBIF  

Please wait while your video is being uploaded...

Don't close this window!

Subscribe to the newsletter

I have read and understood the terms of the privacy statement.